• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 26

 

Arabia përpara profetësimit

 

Zoti e dërgoi Muhammedin si paralajmërim për të gjitha botët e kujdestar të Zbulesës së Tij, në kohën kur ju, o njerëz të Arabisë, ndiqnit fenë më të keqe dhe banonit në mes të bokërimave të serta e gjarpërinjve helmues, kur pinit ujë të ndotur e hanit ushqim të pistë, kur i derdhnit gjakun njëri tjetrit dhe s’e respektonit afrinë me njëri-tjetrin. Mes jush ishin ngulur idhujt dhe mëkatet ishin ngjitur fort pas jush. Pjesë e po asaj ligjërate, ku qortohen njerëzit për qëndrimet e tyre pas vdekjes së Profetit të Shenjtë: Kërkova, e pashë që s’kisha mbështetës tjetër, veç familjes time.

 

Dhe u përmbajta e nuk e flaka në vdekje; i mbajta sytë mbyllur, ndonëse helmi ma zhuriste zemrën; e piva dollinë e fatit, megjithëse më mbeti si shkarpë në fyt; dhe e ruajta gjakftohtësinë, edhe pse fryma më ishte mekur dhe duhej të haja shajtim në vend të ushqimit. Pjesë e po asaj ligjërate për marrëveshjen midis Mu’avies dhe Amr bin Asit: Ai s’u betua për besnikëri, pa u siguruar se do t’i paguhej çmimi i saj. Iu thaftë dora këtij blerësi741 e mos paftë hajr! E inshallah dështoftë ky shitës në zotimet e tij! Por tani duhet të rrëmbeni armët e të bëni gati për luftë çdo gjë që nevojitet. Flakët e saj tani janë ndezur e po ngrihen lart e më lart. Vi shuni me qëndresë e durojini mundimet, se kjo është ajo që ju çon në fitore

 

___________

 

 (Imam Aliu e ka mbajtur këtë fjalim para se të nisej për në Nehravan. Këtu janë tre pjesë të tij. Në të parën përshkruhet gjendja e Arabisë përpara Shpalljes, në të dytën jepen rrethanat që e detyruan të tërhiqej, e në të tretën flitet për marrëveshjen dhe pazaret midis Mu’avies dhe Amr bin Asit. Historia e arritjes së kësaj marrëveshjeje është e tillë: Imam Aliu kishte dërguar Xherir bin Abdullah Bexheliun te Mu’avia, për të kërkuar besnikërinë e tij, por ky e vononte me pretekstin se do t’i jepte së shpejti një përgjigje. Ndërkohë nisi të hetonte, deri në ç‘masë ishin të gatshëm sirianët për ta mbështetur. Kur arriti të merrte përkrahjen e tyre duke i nxitur për shpagimin e gjakut të Kalifit të Tretë, u këshillua edhe me të vëllain, Utbe bin Ebu Sufianin.

 

Ky i tha: “Nëse tërhiqet në bashkëpunim Amr bin Asi, ai ka për të zgjidhur me mençurinë e tij shumë vështirësi; por ai nuk do pranojë lehtë të punojë për forcimin e pushtetit tënd, pa marrë çmimin që do. Po të jesh gati ta paguash atë çmim, do bëhet këshilltari e ndihmësi yt më i mirë”. Mu’avia e pëlqeu këtë mendim, e thirri Amr bin Asin dhe bisedoi me të. Më në fund vendosën që haku i Uthmanit të merrej duke bërë fajtor Imam Aliun për derdhjen e gjakut të tij. Krahas kësaj Amr bin Asi merrte përsipër të mbante lart e të fortë autoritetin e Mu’avies në Siri. Për këto shërbime, ai do të shpërblehej me zotërimin e Egjiptit. Pas kësaj, të dy iu përveshën punës për realizimin e marrëveshjes dhe e mbajtën fjalën që i dhanë njëri-tjetrit.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top