Kur e rrethuan Uthman ibn Affanin në shtëpinë e tij, Abdullah ibn Abbasi i pruri Imam Aliut prej tij një letër, në të cilën ai i lutej Imam Aliut të nisej për te prona e tij në Janbe, në mënyrë që të fashiteshin fjalët që qarkullonin për të, se pas tij do të bëhej ai kalif. Uthmani ia kishte bërë edhe më përpara një kërkesë të tillë. Lidhur me këtë Imam Aliu i tha Ibn Abbasit:
O Ibn Abbas, Uthmani po më trajton si ato devetë ujënxjerrëse, që herë shkojnë përpara e herë kthehen mbrapsht me kovën e tij. Një herë më çon fjalë të iki, pastaj më dërgon fjalë të kthehem prapë. Tani më lajmëron përsëri të largohem. Për Allah, unë kam vazhduar ta mbroj, po tani po trembem mos kam hyrë në mëkat.