Në këtë ligjëratë Imam Aliu përshkruan anëtarët e familjes së Profetit të Shenjtë
Ata janë jetë për dijen dhe vdekje për padijen. Vetëpërmbajtja e tyre f let për dijet e tyre dhe heshtja e tyre për mençurinë e fjalëve të tyre. Ata nuk shkojnë kundër së drejtës dhe s’dallojnë në mes tyre lidhur me të. Ata janë kolona të Islamit e streha e mbrojtjes së tij. Me ata, e drejta rikthehet në ven din e saj, ndërsa e padrejta merr rrokullimën dhe gjuha i pritet deri në rrënjë. Ata e kanë bërë fenë të vetën me vëmendje dhe kujdes, dhe jo thjesht nga të thënat e tregimtarët, sepse tregimtarët e dijeve janë shumë, po kuptuesit e tyre janë pak.