Lidhur me dy arbitrat, Ebu Musa el-Esh’ariun1691 dhe Amr bin Asin, dhe duke qortuar Sirianët
Njerëz primitivë, të ulët e skllevër të rëndomtë. Ata janë mbledhur nga gjithë anët e janë krijuar nga lloj-lloj turmash. Ata kanë nevojë të njo hin shtyllat e Islamit, të disiplinohen, t’u mësohet virtyti e devocioni, të stërviten, përkujdesen e merren për dore. Ata nuk janë as emigrantë nga Meka, as ensarë, e as nga ata banorë të Medinës që e përqafuan Islamin dhe ndërtuan xhami përpara se të shkonte Profeti i Shenjtë.
Shikoni! Ata kanë zgjedhur nga ana e tyre atë që është më i afti për qëllimet e tyre, kurse ju keni zgjedhur atë që është më pak i afti për gjërat që kërkoni. Kujtohuni se si para pak kohe Abdullah bin Kejsi thoshte: “Është vetëm një grindje1694, prandaj mos i merrni me vete harqet dhe mos i nxirrni shpatat nga milli”. Po në qoftë se ai ishte i vërtetë në ato që thoshte, atëhere e kishte gabim që vinte me ne, pa e detyruar njeri; e nëse gënjente, duhej parë me mosbesim. Prandaj, dërgoni Abdullah ibn Abbasin përballë Amr bin Asit. Shfrytëzojeni rastin që ju jep Zoti dhe siguroni kufijtë e Islamit. A s’e shikoni që qytetet tuaja po sulmohen dhe fuqia e trimëria juaj po rrënohen?