Abdullah bin Zama, që ishte një nga pasuesit e Imam Aliut, shkoi tek ai kur u bë kalif dhe i kërkoi para nga Thesari i Muslimanëve. Imam Aliu i tha:
Këto para nuk janë as të miat dhe as të tuat, por pronë e përbashkët e muslimanëve, dhe janë fituar prej tyre me anë të shpatës. Po të kishe marrë pjesë me ta edhe ti në luftë, do kishe pjesë të barabartë me ta. Por kafshata e
ngjyer në gjak të tyre nuk mund të jetë për gojët e të tjerëve.