• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 23

 

Për të shmangur zilinë e për t’u sjellur mirë me farefisin Urdhrat Hyjnore zbresin nga qielli mbi dhé si pikat e shiut e i sjellin gjithsecilit ç’i është caktuar, qoftë ajo me bollëk apo pak. Po nëse vëllai ka bollëk në pasuri e pasardhës, kjo s’duhet të mundojë njeri. Sa kohë që musli mani s’bën vepra që trimërojnë njerëzit e ulët e që e bëjnë t’i uli sytë, kur i zbulohen, është si ai bastexhiu që shpreson ta arrijë fitoren qysh në tendosjen e parë të harkut, duke mbuluar kështu edhe humbjet e pësuara më parë. Muslimani që s’u është futur punëve të mbrapshta, pret vetëm njërën nga dy gjërat e mira: Ose thirrjen nga Zoti - e çdo gjë që është me Zotin, është më e mira gjë për të; ose mjetet e tij të jetesës.

 

Tashmë ai i ka fëmijët e pasuri në dhe gëzon besim e respekt. Por pasuria e fëmija janë të korra të kësaj bote, kurse frytet e botës tjetër t’i jep vetëm virtyti. Ndodh që Zoti ua jep disave të gjitha këto gjëra bashkë.

 

Ruhuni nga Zoti, për shkak të asaj që ju tha t’i shmangeshit, dhe ki jani frikën, përndryshe s’do t’ju vlejnë shfajësimet. Veproni pa dashur të bini në sy e t’ju dëgjohet zëri. Kur dikush vepron për hir të dikujt tjetri, Zoti ia llogarit tjetrit të gjithë këtë veprim të tijin. Ne i kërkojmë Zotit të na japë vendin e dëshmorit, shoqërinë e të virtytshmëve dhe miqësinë e profetëve.

 

O njerëz! Asnjë, qoftë edhe i pasur, s’mund të bëjë pa të afërmit e vet dhe pa përkrahjen e duarve e gjuhëve të tyre. Vetëm ata janë mbështetja pas shpinës së tij e mund t’i largojnë hallet prej tij, vetëm ata i gjenden kur i bien telashe mbi kokë. Kujtimi i mirë i njeriut, që Zoti mban gjallë tek të tjerët, vlen më shumë se pasuria që ai ka lënë për të tjerët. Në po atë ligjëratë:

 

Hapni sytë! Nëse dikush prej jush shikon të afërmin në mjerim e në nevojë, nuk duhet t’ia kursejë ndihmën, por t’i japë nga ajo që nuk ka për t’u shtuar, po të mos japë, e që s’bëhet aspak më pak, nëse jep. Kush heq dorë nga mbështetja e njeriut të tij, heq vetëm një dorë; po kur të jetë vet ai në nevojë, do t’ia mohojnë shumë duar dhënien e mbështetjes. Vetëm me sjellje të mirë e të ëmbël mund të fitohet dashuria e përhershme e të afërmve.

 

Sejjid Raziu thotë:

Në këtë ligjëratë ‘gafira’ ka kuptimin ‘bollëk, tepri’, dhe kjo lidhet me thënien Arabe ’xhemul gafir’ ose ’xhema-ul gafir’, që do të thotë ‘dendësi gjërash’. Në disa versione, në vend të ’gafira’ përdoret ‘afvata’. ‘Afva’ do të thotë ‘gjëja e mirë’ ose ‘pjesa e zgjedhur e diçkaje’. Thuhet ‘akaltu afva-tat-taa’m’ për të kuptuar ‘hëngra një gjellë të zgjedhur’. Prijësi i Besimtarëve shpalos bu kur, gjithashtu, kuptimin e shprehjes ‘man jekbedu-jedehu en-ashiretehi’, që shfaqet aty nga fundi:

 

Sipas saj, kush s’i gjendet farefisit, largon prej tij vetëm duart e tij; po kur është vetë në nevojë për ndihmën e tyre dhe pret simpatinë e përkrahjen e tyre, ai meriton, pa dyshim, që të mbetet pa mbështetjen e ndihmën e shumë duarve, që do mund të shtriheshin drejt tij, e të shumë hapave, që do mund të hidheshin drejt tij.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top