Lutje.
O Zoti im, ruaje hijeshinë e fytyrës sime me volitë e kësaj jete dhe mos ma prish me skamje pamjen e saj, që të mos më duhet të lyp mjete jetese nga ata që i lypin prej Teje, që të mos përpiqem të tërheq drejt vetes sytë e krijesave të Tua, që të mos detyrohem të lavdëroj ata që më japin e të shaj ata që nuk më japin, megjithëse prapa të gjithëve je Ti, Zoti im, që jep e që mohon. “Vërtet: Ti je i Gjithëpushtetshmi përmbi çdo gjë.” (Kur’ani, 66:8)