• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 223

 

Imam Aliu recitoi ajetin:

 

“O ti njeri! Ç’të ka mashtruar kundër Zotit tënd, Që është aq bujar e i mirë?” (Kur’ani, 82:6).

 

 Pastaj tha:

 

Ai, të cilit i drejtohet ky ajet, nuk mund të gjejë fjalë për t’u përgjigjur, se çdo shfajësim i tij do ishte veç mashtrim dhe me të do gënjente vetëm veten e do vazhdonte të mbetej në padije dhe errësirë. O njeri! Ç’ishte ajo gjë që të bëri trim sa të bije në mëkat, që të mashtroi për Zotin tënd e të bëri të ndihesh i kënaqur që po shkatërron vetveten? Nuk paska shërim për sëmundjen tënde, apo zgjim për gjumin tënd? S’paske dhembshuri për veten, ashtu siç ke dhe për të tjerët? Ti i bën hije atij që dergjet nën diellin përvëlues, dhe derdh lot e qan me dënesë, së bashku me atë që thërret nga dhimbja e që është kredhur në trishtim! Çfarë pra, të ka bërë kaq mospërfillës për vetë sëmundjen tënde? 

 

Çfarë të dha kaq durim në fatkeqësinë tënde dhe çfarë të ngushëllon kaq shumë, sa nuk vajton për veten tënde, ndonëse për ty jeta jote është më e shtrenjta e gjithë jetëve? Pse nuk ta prish gjumin ankthi i lëngatës që mund të të zërë në gjumin e natës, edhe pse mëkati të ka vënë nën nis hanin e shpagimit1665? Kuroje me vendosmëri dobësinë e zemrës tënde dhe vraje me vigjël lim gjumin e dreminë e syve të tu. Ji i bindur ndaj Zotit dhe duaje kujtimin e Tij; dhe mbaj parasysh që je ti ai që largohet, ndërkohë që Ai të afrohet. Ai të bën thirrje të shkosh drejt ndjesës së Tij dhe t’i fsheh fajet me mirësinë e Tij, kurse ti i shmangesh dhe rend drejt të tjerëve. Sigurisht, Zoti është i fuqishëm, po bujar, prapseprapë; kurse ti, aq i dobët e i brishtë, gjen guxi min, megjithatë, që të mos i bindesh, megjithëse je ti që je nën mbrojtjen e Tij, që kurrë s’të ka munguar, dhe je ti që i hedh hallet e jetës me Mirësinë e Tij, që kurrë s’ta ka mohuar. Në të vërtetë, ti nuk ke qenë as dhe një çast të vetëm i përjashtuar nga Mirësia e Tij, as kur të ka dhënë të mira, dhe as kur të fali një mëkat apo kur hoqi prej teje një mjerim.

 

Pa le ç’do të kish bërë, po t’i ishe bindur! Për Atë Zot, po të gjykoje midis dy personave të barab artë në pushtet dhe të krahasueshëm në mundësira, një prej të cilëve është i pakujdesshëm dhe mospërfillës ndaj tjetrit, e tjetri bujar e i dhembshur, ti vet do ta quaje të parin harbut dhe të lig, pa ngurruar fare.

 

 S’ka dyshim: Ti vetë pëlqeve të mashtrohesh nga bota, nuk është bota ajo që të mashtroi. Bota i hapi perdet e saj për ty dhe ua shpalli të tërëve gjithçka të sajën. Ajo jua tha që më parë vuajtjet që do mundonin trupat tuaj e ju lajmëroi për shterimin e fuqive tuaja; ajo ka qenë e vërtetë e besnike në premtimet e saj dhe nuk foli në mënyra të atilla, që t’ju futej në qejf e t’ju mashtronte. Ka shumë njerëz që jua kujtojnë premtimet e saj, e ju i bëni me faj, dhe shumë të tjerë që jua thonë të vërtetën e saj, e ju i kundërshtoni. Në qoftë se do ta kuptonit botën nga shtëpitë e rrënuara e vendbanimet e mbetura shkretë, e nëse do të ishit korrektë në gjykim e të aftë për të nxjerrë mësime, ju do ta gjykonit botën si diçka të mirë për ju dhe që kujdeset për ju.

 

Ajo është strehë e mirë për ata që nuk e pëlqejnë si strehim, dhe vendqëndrim i mirë për ata që nuk e shikojnë si vendqën drim të përhershëm. Vetëm ata që nuk i jepen kësaj bote sot, do gjykohen nesër si njerëz të  virtytit. Kur të vijë Dita e Ringjalljes me tmerret e saj dhe tërmeti ta shkatër rojë këtë botë që nga themelet, të gjitha fetë e doktrinat do t’i mbledhin rreth vetes ithtarët e tyre. Gjithë klerikët e mësuesit e fesë do kenë përqark dishepujt e tyre, dhe gjithë prijësit do gjejnë e rreshtojnë varg pas vetes pa suesit e tyre. Atë Ditë Drejtësia e Tij dhe Paanësia e Tij do t’i japë atë që meri ton edhe çeljes së syrit në ajër, edhe zhurmës së hapit mbi tokë. Atë Ditë do dalin të pavlera shumë fjalë dhe do të hidhen poshtë shumë pretendime për shfajësim.

 

Prandaj ndiqni qysh tani rrugën që do t’i japë qëndrueshmëri shfa jësimit tuaj dhe që do të provojë argumentin tuaj. Merrni nga gjërat kalim tare të kësaj bote atë që do qëndrojë me ju në botën tjetër, pajisuni mirë për udhë, mos ia ndani sytë dritës së shpëtimit e mbajeni kalin të shaluar.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top