Kur Imam Aliu kaloi pranë kufomave të Talhait dhe Abdur-Rahman bin Utbe bin Usejdit, që u vranë që të dy në betejën e Xhemelit, tha:
Ebu Muhammedi1651 qëndron shtrirë këtu, larg vendit dhe familjes së tij. Për Allah, nuk e kam dashur që Kureishët të shtriheshin të vrarë në këtë mënyrë, nën mëshirën e diellit e të yjeve. Unë e mora shpagimin nga pasardhësit e Abd Munafit, kurse prijësit e Beni XhumehutI më shpëtuan. Shpatullat e tyre nuk ishin të përshtatshme për barrën që morën përsipër, prandaj dhe u thyen përpara se ta çonin atje ku synonin.