Pjesë e së njëjtës ligjëratë lidhur me ata që u nisën për në Basra për të luftuar kundër Imam Aliut
Ata mësynë mbi nëpunësit e mi e mbi rojet e thesarit publik, që është ende nën kontrollin tim, dhe u vërsulën mbi popullin e Egjiptit, që më bindej dhe ishte aleati im. Ata mbollën tek njerëzit farën e përçarjes, ushqyen mëritë e një pjese të tyre ndaj meje dhe masakruan pasuesit e mi. Një numër prej tyre i vranë tradhtisht, kurse të tjerët zhveshën shpatat dhe luftuan kundër tyre, deri sa Zoti i pranoi pranë Vetes si martirë të së vërtetës.