• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 216

 

 

Në betejën e Siffinit, lidhur me të drejtat e ndërsjellta të sundimtarit e shtetasve të tij

 

Kur më vuri në krye të punëve tuaja, Zoti krijoi një të drejtë time mbi ju, e kjo nënkupton edhe një të drejtë tuajën mbi mua. Të drejtat dhe detyrimet kanë kuptim tepër të gjerë, por rrethi i zbatimit të tyre është i ngushtë. Ato nuk lindin dot në favor të një personi, po të mos lindin të tjera kundër tij, dhe nuk lindin dot kundër një personi, veç në lindshin të tjera në favor të tij. Në se ka një të drejtë vetëm në favor të dikujt, pa patur barazpeshë të saj në një të drejtë tjetër, që do duhej krijuar kundër tij, kjo mund të ishte vetëm e drejta e Zotit mbi krijesat e Tij, që përshkon të gjitha dekretet e Tij e që Ai e krijon përmes Pushtetit të Tij dhe drejtësisë së Tij. E tillë është e drejta, sipas së cilës Ai kërkon të jetë i adhuruar nga krijesat e Veta, kundrejt zotimit për t’u dhënë shpërblime shumë më të larta sesa masa e mundit të tyre, në shenjë të mirësisë e të bujarisë që Ai mund t’u dëshmojë.

 

Pastaj Ai krijoi nga të drejtat e Tij të drejta të tjera, që ua dha njerëzve për të rregulluar marrëdhëniet midis tyre, duke i bërë këto të drejta po aq të rëndësishme sa të Tijat. Ai i bëri ato të ndërsjellta dhe balancuese të njëratjetrës dhe disa prej tyre i bëri të prodhojnë të drejta të tjera. Një pjesë nga ato janë të tilla që nuk mund të imponohen e të ekzistojnë, veçse si të dyanshme. Më e madhja prej tyre, që Zoti e ka bërë të detyrueshme, është e drejta e sundimtarit mbi subjektet dhe e drejta e subjekteve mbi sundimtarin. Ky është detyrim që Zoti ua ka vënë të dyja palëve. Ai e ka bërë atë bazë të respektit të njërës palë për tjetrën dhe nder për fenë e tyre. Mbajeni mend! Shtetasit nuk mund të lulëzojnë e të jenë të lumtur, po të mos jenë sundimtarët njerëzorë dhe të fuqishëm, dhe sundimtarët nuk mund të jenë të fuqishëm, të qëndrueshëm dhe të aftë për të praktikuar forma të mira qeverisjeje, po të mos kenë shtetas besnikë dhe të sinqertë. Kur shtetasit përmbushin të drejtat e sundimtarit e sundimtari përmbush të drejtat e tyre, e drejta prodhon respekt të ndërsjelltë, rruga e fesë konsolidohet, themelet e drejtësisë zënë vend siç duhet dhe Sunneti fiton autoritet e rëndësi.

 

Në këtë mënyrë kohët vijnë më të mira, arrihet vazhdimësia e një qeverisjeje të sigurtë e të qëndrueshme dhe armiqtë humbasin e zhgënjehen në synimet e tyre. Por nëse shtetasit fillojnë e i hipin në qafë sundimtarit, apo ky i fundit bëhet i padrejtë ndaj subjekteve të tij, atëhere në çdo fjalë dhe mendim të tyre nisin e mbijnë kundërvënie e dallime, në format e qeverimit shfaqen shenja dhune e tiranie, në fé depërtojnë praktika djallëzore dhe rrugët e e Sunnetit braktisen. Pastaj gjithçka kontrollohet nga pasionet, porositë e Islamit harrohen e përbuzen, sëmundjet e shpirtit shumohen e s’ka më ngurrim as për shkeljen e të drejtave të mëdha, e as për kryerjen e fajeve të mëdha. Vjen një kohë kur i virtytshmi poshtërohet, kurse vesi dhe amoralja nderohen. Në këtë mënyrë, afrohet çasti kur Zoti shpagohet dhe i godet njerëzit me ndëshkime të rënda. Prandaj këshilloni njëri-tjetrin dhe bashkëpunoni me njëri-tjetrin. Sado i etuar që të jetë një person për të siguruar kënaqësinë e Zotit dhe sado të përpiqet me të gjitha forcat për një gjë të tillë, ai nuk mund ta shlyejë dot detyrimin për bindje ndaj Tij në masën që i detyrohet realisht; është e drejtë e detyrueshme e Zotit mbi njerëzit, që ata ta këshillojnë njëri-tjetrin1646 me të gjitha aftësitë dhe sinqeritetin e tyre dhe të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, në mënyrë që mes tyre të vendoset e mbretërojë e vërteta. Asnjë njeri, sado i lartë që të jetë pozicioni i tij në çështje të së vërtetës dhe sado të shquara të jenë meritat e tij në fé, nuk mund të qëndrojë jashtë bashkëpunimit në raport me detyrimet që i ka vënë Zoti.

 

Dhe, asnjë njeri, sado i parëndësishëm të shihet nga të tjerët dhe sado i përunjur të duket, nuk është i përjashtuar nga  bashkëpunimi apo oferta për bashkëpunim në këtë çështje. Me këtë rast një nga bashkëluftëtarët e Imam Aliut mbajti një fjalim të gjatë, ku i bënte lavdërime të shumta e përpiqej të nxirrte në pah përfilljen e bindje e tij të vazhdueshme ndaj tij. Imam Aliu iu përgjigj: Në qoftë se një njeri e gjykon të lartë lavdinë e Zotit dhe beson me zemër në pozicionin e Tij suprem, ai ka të drejtë t’i shikojë të gjitha gjërat e tjera si të vogla, nisur pikërisht nga madhështia e Lavdisë dhe e pozicionit të Zotit. Ai ndër të tillët, që Zoti e bekoi me mirësi e favore më të mëdha, i ka dhe detyrimet më të mëdha. Kjo, sepse mirësia e Zotit ndaj një njeriu nuk rritet, pa rritur të drejtat e Tij mbi të.

 

Në vështrimin e njerëzve të virtytshëm, pozicioni më i përçmuar për një sundimtar arrihet kur ky u jep shkas të mendojnë se i pëlqen lavdia e se është krenaria e tij ajo që është në themel të punës së tij. Unë e urrej me tërë fuqinë e urrejtjes sime mundësinë që thellë në veten tuaj të keni dyshimin se i dua lëvdatat e se kënaqem kur dëgjoj, si më mburrin. Për hir të Zotit! unë s’jam i këtillë. Po të më pëlqente të më mbanin për të tillë, këtë ves do ta kisha flakur tej në shkëmbim të përulësisë para Zotit e nuk do pranoja kurrsesi madhështi e lavdërime, sepse këto karakteristika janë vetëm të Atij. Në përgjithësi njerëzve u pëlqen të lëvdohen pas një vepre të mirë; por mua nuk ka se ç’më duhen mburrjet e bujshme për detyrimet që kam shlyer ndaj Zotit dhe ndaj jush, për shkak të frikës që kam për detyrat që s’i kam bërë akoma, si dhe për vendimet që kam marrë, ngaqë s’i shmangia dot; dhe mos m’u drejtoni mua siç u drejtohet diktatorëve.

 

Mos m’u largoni siç u duhet larguar njerëzve të pasioneve, dhe mos më lajkatoni e mos u druani se ua marr për keq, po të më thuhen gjëra të vërteta; sepse njeriu që ndihet keq kur i thuhet e vërteta ose kur i ngrihen probleme të së drejtës, e ka më vështirë të veprojë mbi bazën e tyre. Prandaj mos ngurroni të thoni një të vërtetë e të ngrini një problem drejtësie, sepse unë nuk e mbaj veten për të pagabueshëmI . Edhe unë s’u shpëtoj dot gabimeve në punët e mia, po Zoti më ndihmon të mos gaboj, sepse Ai ka mbi mendjen time më shumë kontroll sesa ç‘kam unë mbi të. Sigurisht, unë dhe ju jemi skllevër dhe robër të Zotit dhe nuk ka Zot tjetër, përveçse Ai. Ai na zotëron, e ne nuk jemi as zotër të vetes. Ai na ktheu nga për ku ishim nisur, e kështu na solli lulëzim dhe dije. Ai e zëvendësoi çoroditjen tonë me udhëheqje dhe na dha shikim pas verbërisë.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top