• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 214

 

Fisnikëria e origjinës së Profetit

 

Unë dëshmoj që Ai është i drejtë e bën drejtësi, e që Ai është arbitër dhe vendos. E po ashtu, dëshmoj se Muhammedi është shërbëtori i Tij, Profeti i Tij dhe më kryesori i krijesave të Tij. Sa herë e degëzonte linjën e pasardhësve, Zoti e ruante atë për degën më të mirë; asnjë njeri me vese s’ka qenë partner i tij, e asnjë i lig s’ka zbritur nga ajo degë. Hapni sytë! Zoti ka caktuar për virtytet të përshtatshmit, për të vërtetën – shtyllat dhe për bindjen – mbrojtjen. Ju do ta gjeni ndihmën e Zotit në të gjitha çështjet e bindjes, e Ai do t’ju flasë me fjalë që i shkojnë qëndrueshmërisë së zemrave. Ai ka mjaft për ata që i kërkojnë sa u mjafton, Ai ka kurë për ata që duan kurim.

 

Karakteristikat e prijësve të virtytshmëm

 

O njerëz: Ata që zotërojnë dije të Zotit, u japin mbrojtje gjërave që Ai dëshiron të jenë të mbrojtura e bëjnë që të rrjedhin burimet e Tij. Ata e takojnë njëri-tjetrin miqësisht e përkujdesin dhembshurisht njëri-tjetrin. Ata pijnë ujë nga kupa etjeshuarëse e kthehen të ngopur nga oazet. Ata nuk ndikohen nga dyshimet e thashethemet nuk zënë vend ndër ta. Kështu e ka ngjizur Zoti natyrën e tyre: Me sjellje të mira dhe virtyte të hijshme. Prandaj e duan ata njëri-tjetrin e u pëlqen të rrinë me njëri-tjetrin. Ata janë të epërm në pozicion, si ato farat që janë përzgjedhur duke marrë disa e duke hedhur të tjerat. Kjo tëharrje u ka dhënë shquarje dhe kjo përzgjedhje i ka bërë të kulluar. Tipare si këto meritojnë të vishen dhe cilësi si këto njerëzit i çmojnë. Ata duhet t’i druhen Ditës së Gjykimit përpara se të vijë, dhe duhet ta vlerësojnë vdekësinë dhe përkohësinë e qëndrimit në këtë botë, që nuk është, veçse ndalesë për në një vend tjetër. Bëni, pra, diçka për këtë kalim e për fazat e njohura të largimit nga kjo botë. I bekuar qoftë ai që ka virtyt në zemër, që i bindet kujt e prin, që i shmanget kujt e shtyn në rrënim, që i futet rrugës së sigurtë me udhëzimin e atij që jep dritë për të parë, që i bindet udhëheqësit që e prin e që nxiton drejt virtytit, përpara se të mbyllen dyert e tij, e që i mban hapur dyert e pendimit për t’u lëruar nga barra e mëkatit. S’ka dyshim që ai ndodhet në rrugë të drejtë; se ai është udhëhequr në rrugë të drejtë.

 

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top