• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 211

 

Lidhur me Madhështinë e Zotit dhe krijimin e Gjithësisë

 

Me forcën e aftësinë e Tij krijuese të stërholluar, Zoti bëri sterénë e thatë e solide nga uji i oqeanit të pafund1626, unik dhe gjithë shkulme dallgësh. Më tej, bëri prej tij shtresa dhe i ndau në shtatë qiej, pasi i la bashkë për një kohë. Dhe ata u bënë të qëndrueshëm e u fiksuan në kufijtë e caktuar e të urdhëruar prej Tij. Kështu e stisi Ai dheun në mes të ujit të thellë, blu dhe gjithandej rrethues, që iu bind vullnetit të Tij, iu nënshtrua adhurimit ndaj Tij, dhe u qetua e pushoi së rrjedhuri, i frikësuar prej Pushtetit të Tij. Dhe Ai krijoi edhe male të larta me shkëmbinj dhe gurë e maja që përpijnë retë, e i vuri në vende fikse e u dha qëndrueshmëri. Krerët e tyre humbisnin në ajri, ndërsa këmbët u treteshin në ujë. Kështu, ultësirat u zotëruan nga male me themele që rrë-njoseshin thellë në gji të dheut. Ai i bëri majat e tyre të larta e trupat e tyre krenare dhe i fiksoi si kolona mbajtëse të dheut, duke i ngulur në të si fortesa e pyka vigane. Kjo e bëri dheun të qëndrueshëm pas gjithë atyre tronditjeve dhe përmbysjeve të faqes së tij, dhe kështu ai mori formën që ka sot e nuk mund të rrëshqasë së bashku me banorët e tij e të kridhet në thellësitë oqeanike apo të vithiset dhe të shpërbëhet në pjesët që e përbëjnë.I Lavdishëm është Ai, që i dha tokës qetësinë, e ngriti mbi furi të ujërave dhe e ngurtësoi mbi gjendjen ujore të periferive të saj. Me të Ai bëri djepin për qeniet e Tij, duke krijuar mbi masën vluese të gjirit të saj një cipë të fortë e të qëndrueshme, që nuk lëviz, por qëndron e fiksuar mes ujrave të thella, pa u tretur në to. Erëra të forta tundin e shkundin oqeanin, duke ngritur prej tij ré të rënduara e duke mjelur prej tij ujin e shiut. “Nuk ka dyshim, në gjithë këtë ka mësim për atë që i trembet Zotit.” (Kur’ani, 79:26).

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top