Karakteri kalimtar i kësaj bote dhe rëndësia e mbledhjes së hazireve për jetën tjetër
S’ka dyshim, o njerëz, që kjo botë është vendkalim, sepse vendbanimi juaj i përhershëm është bota tjetër. Pra, merrni prej saj gjithçka që mundeni për në banesën e përhershme. Mos e grisni cipën e dëlirësisë përpara Atij, që është i vetëdijshëm për çdo sekret tuajin. Merrni me vete nga kjo botë zemrat tuaja, përpara se të largohen trupat tuaj prej saj, sepse këtu jeni në provë e jeni krijuar për tjetër botë. Kur vdes dikush, të tjerët pyesin, ç’prona la pas, kurse engjëjt pyesin, ç’vepra të mira ka çuar përpara. Zoti ju bekoftë: Çoni përpara vetes diçka, që të jetë një farë borxhi për Zotin; dhe mos lini gjë tuajën prapa, se ajo do të bëhej për ju barrë e vërtetë.