DikushI e pyeti Imam Aliun për traditat e trilluara dhe thëniet kontradiktore të Profetit, që qarkullonin midis njerëzve. Ai u përgjigj: Sigurisht, ndër njerëz qarkullojnë tradita që janë të drejta, por edhe të gabuara, thënie të vërteta, por dhe false, shfuqizuese dhe të shfuqizuara, të përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara dhe të papërcaktuara, të sakta dhe të supozuara. Madje dhe në ditët e Profetit të Shenjtë, atij i visheshin shumë thënie false, aq sa iu desh të thotë në një ligjëratë të tij: “Kushdo që më vesh mua gjëra që nuk janë të miat, e ka zënë qysh tani vendin në Zjarr”. Në fakt, ata që rrëfejnë traditat janë të katër kategoriveII.
Grupi i parë: Hipokritët që mashtrojnë
I pari është njeriu hipokrit, ai që duket sikur beson dhe merr dukjen e muslimanit; ai nuk ngurron të futet në mëkat e as u shmanget veseve; ai i vesh qëllimisht gjëra false Profetit të Shenjtë. Po ta dinte populli që ai është hipokrit e gënjeshtar, nuk do pranonte asgjë prej tij dhe nuk do t’i miratonte ato që thotë ai. Por këta të pacipë shiten sikur janë bashkëluftëtarë të Profetit dhe thonë se janë takuar me të, se kanë dëgjuar thënie prej tij dhe se kanë marrë dije prej tij. Njerëzit pranojnë çdo gjë që thonë ata, edhe pse Zoti i ka paralajmëruar shumë herë për hipokritët e ua ka numëruar një për njër tiparet e tyre. Ata e vazhduan punën e tyre edhe pas Profetit të Shenjtë, bile u ngritën në pozitë nga prijësit e çoroditur1619 dhe nga ata që joshin njerëzit drejt Ferrit me anë të gënjeshtrave e të shpifjeve. Në këtë mënyrë, këta njerëz erdhën në poste të larta e u bënë zotër të fatit të të tjerëve, gjë që e përdorën për të bërë pasuri përmes tyre. Zakonisht njerëzit janë në krah të sundimtarëve dhe jepen pas botës, me përjashtim të atyre që Zoti i ka marrë nën mbrojtje. Kjo është e para nga të katër kategoritë.
Grupi i dytë: Ata që janë të gabuar
Pastaj është personi që ka dëgjuar një thënie nga Profeti, po nuk e ka mbajtur mend ashtu si u tha, kështu që përpiqet ta plotësojë me imagjinatën e tij. Ai nuk gënjen qëllimisht, po e transmeton dhe e tregon thënien si e kujton, e vepron sipas saj, duke ngulur këmbë, se e ka dëgjuar nga vetë Profeti i Zotit. Po ta njihnin kujtesën e tij dhe t’i kuptonin ndryshimet e bëra në atë thënie, muslimanët nuk do t’i besonin një njeriu të tillë; por dhe ai vetë do të dorëzohej, po ta kuptonte që është në gabim.
Grupi i tretë: Ata që janë të painformuar
Njeriu i tretë është ai që e ka dëgjuar Profetin e Shenjtë të urdhëronte lejimin e diçkaje, të cilën ai ua ka ndaluar më vonë njerëzve ta bëjnë, po pa e ditur ky njeri. I tillë është dhe ai që ka dëgjuar ndalimin e diçkaje nga Profeti i Shenjtë, po nuk ka dëgjuar më vonë lejimin e saj prej tij. Si rezultat, ky njeri mban mend traditën e shfuqizuar dhe nuk e njeh traditën shfuqizuese. Po ta dinte që ajo ishte shfuqizuar, do ta kishte hedhur poshtë edhe ai, e nëse muslimanët do ta dinin pasi t’ua thoshte ai, se ishte shfuqizuar, do ta kishin hedhur poshtë edhe ata .
Grupi i katërt: Ata që transmetojnë në mënyrë korrekte
Njeriu i katërt dhe i fundit është kush s’flet gënjeshtra kundër Zotit, as kundër Profetit të Shenjtë. Ai e urren mashtrimin nga frika e Zotit e respekti për Profetin e Tij, prandaj nuk bën gabime, por e mban në mendje me saktësi atë që ka dëgjuar nga Profeti dhe e tregon ashtu siç e ka dëgjuar, pa i shtuar gjë dhe pa i hequr gjë. Në qoftë se e ka dëgjuar traditën shfuqizuese, e mban mend e vepron sipas saj, e nëse e dëgjon traditën e shfuqizuar, nuk e pranon më. Ai di ta ndajë të veçantën1620 nga e përgjithshmja1621, njeh të përcaktuarën dhe të papërcaktuarën1622 dhe i jep gjithçkaje vendin që i takon. Zakonisht thëniet e Profetit të Shenjtë janë të veçanta ose të përgjithshme. Mund të ketë ndodhur që dikush t’i ketë dëgjuar, pa e ditur se ç’ thotë Zoti me to apo ç’qëllim synonte Profeti i Shenjtë përmes tyre. Këto thënie dëgjuesi i mbart e gdhend në kujtesë, pa e ditur kuptimin e qëllimin e tyre të vërtetë apo arsyen, pse i ka thënë. Jo gjithë bashkëluftëtarët e Profetit të Zotit e kishin zakon t’i bënin pyetje dhe ta kërkonin domethënien e gjërave, prandaj dhe shpeshherë pritej të vinte dikush, ndo-një beduin apo i huaj, që ta pyeste, në mënyrë që të dëgjonin dhe ata. Por pozicioni im pranë tij ka qenë i veçantë, kështu që sa herë thoshte diçka, do ta pyesja për kuptimin e saj, për ta ngulitur pastaj në kujtesë Këto janë arsyet dhe shkaqet e ndryshimeve të njerëzve lidhur me traditat.