Lidhur me tradhtinë e Mu’avies dhe fatin e atyre që bien në tradhti
Për Allah , Mu’avia nuk është më i zgjuar e inteligjent se unë, po ai mashtron dhe bën punë të liga. Po të mos e urreja gënjeshtrën, unë do të kisha qenë më dinaku i të gjithë njerëzve. Por është fakt, që çdo mashtrim është mëkat dhe çdo mëkat është mosbindje ndaj Zotit. Ditën e Gjykimit gjithë atyre që gënjejnë do t’u jepet nga një flamur, me të cilin do mund të njihen si mashtrues. Për Allah, unë nuk mund ta harroj një gjë të tillë për hir të qëllimit, e as do lejoj të më marrin nëpër këmbë e nënshtrojnë me anë të forcës.