• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 19

 

 Imam Aliu po mbante një fjalë nga minberi i xhamisë së Kufas, kur Ashas bin Kejsi, e kundërshtoi dhe i tha:

 

”O Prijës i Besimtarëve, kjo nuk flet në favor tënd, po kundër teje”II.

 

Imam Aliu e shikoi me zemërim e i tha: Ti s’mund ta dish çfarë është pro meje e çfarë është kundër meje! Nëma e Zotit e e gjithë botës rëntë mbi ty! Ti je veç endës e bir endësi. Je bir heretiku, por dhe ti vetë je hipokrit.

 

Ti je burgosur një herë nga të pafetë e një herë tjetër nga muslimanët, dhe të dy herët nuk mundën të të shpëtojnë nga prangat e zinxhirët as pasuria, e as prejardhja. Njeriu që komploton për t’i shkuar në thikë të afërmit e vet dhe i hap rrugë vdekjes dhe shkatërrimit të tyre, meriton urrejtjen e tyre dhe mosbesimin e tërë njerëzve.

 

Sejjid Raziu shënon se ky njeri ishte burgosur një herë kur ishte i pafé, dhe herën tjetër në ditët e Islamit. Sa për cilësimin e tij nga Prijësi i Besimtarëve si njeriu që komplotoi për të shkuar në thikë njerëzit e tij, këtu flitet për konflik tin e Ashas bin Kejsit me Khalid bin Welidin, në Jemame, kur i mashtroi njerëzit e vet dhe kurdisi një dredhi, duke ia dorëzuar Khalidit që të gjithë. Pas kësaj i vunë nofkën ‘Urfun Nar’, që në gjuhën e tyre do të thotë ‘tradhtar’.

 

__________

 

 (Ashas bin Kejs el-Kindi Emri i tij i vërtetë është Madi Karb dhe mbiemri Ebu Muhammed, por njihet më shumë me emrin Ashas nga flokët e tij gjithmonë të shprishur. Kur u shpall Profetësimi, erdhi në Mekë bashkë me fisin e tij dhe Profeti e ftoi të pranonte Islamin, por as ai dhe as fisi i tij nuk pranuan. Pas Hixhretit, Islami u forcua dhe njohu shtrirje të vrullshme. Në Medinë nisën të vinin dërgata të ndryshme, që takonin Profetin e futeshin në Islam, mes tyre edhe ai me Beni Kindët e tij. Autori i el-Isti’ab-it shkruan se, pas vdekjes së Profetit, ky njeri u rikthye në paganizëm; po kur e sollën të burgosur në Medinë gjatë Kalifatit të Ebu Bekrit, u kthye sërish në Islam, por prapë sa për sy e faqe.

 

Siç thotë Sheikh Muhammed Abduhu në shënimet e tij për ‘Nehxhul Belaga’, Ashasi ishte sahab i Aliut siç ishte Abdullah bin Ubej bin Seluli sahab i Pro fetit; po që të dy ishin hipokritë të kalibrit më të lartë. Ashasi e kishte humbur njërin sy në betejën e Jermukut dhe Ibn Kutejbe e përmend në el-Ma’arif në listën e të verbuarve nga njëri sy. Motra e Ebu Bekrit, Ummi Farva binte Ebi Kuhafe, e cila kishte qenë dikur gruaja e një Azadi e pastaj e një Tamim Darmi, u martua pikërisht me këtë Ashas për herë të tretë. Me të pati tre djem: Muhammedin, Isma’ilin e Is’hakun.

 

Të dhënat biografike tregojnë se edhe ajo ishte e verbër nga njëri sy. Ibn Ebi’l Hadidi citon këtë pohim të mëposhtëm të Ebu’l-Faraxhit, ku del se Ashasi është përfshirë në vrasjen e Imam Aliut: Natën e vrasjes, Ibn Mulxhemi kishte shkuar te Ashas bin Kejsi e të dy bashkë ishin tërhequr në një skutë të xhamisë.

 

Rrinin ulur, kur aty pari kishte kaluar edhe Hixhr bin Adi, i cili kishte dëgjuar Ashasin te i thoshte Ibn Mulxhemit: “Nxi tohu tani, ose ndryshe do të të marrë në qafë drita e agimit”. Kur dëgjoi këtë, Hixhri i tha Ashasit: “O qorr, mos po bëhesh gati të vrasësh Aliun!?”, dhe kishte nxituar për tek Prijësi i Besimtarëve. Po Ibn Mulxhemi u tregua më i shpejtë dhe e goditi Aliun me shpatë; kur arriti Hixhri, njerëzit po thërrisnin: “Aliu është vrarë!” Po kështu, ishte bija e tij ajo që vrau Imam Hasanin duke e helmuar.

 

El-Mes’udi shk ruan: E shoqja e Hasanit, Xhuda binte Ashas, e helmoi të shoqin, se Mu’avia kishte bërë me të një marrëveshje të fshehtë, sipas së cilës, po t’ia dilte të vriste Hasanin, do t’i jepte njëqind mijë Dirham dhe do ta martonte me Jezidin. (Muruxh udh-Dheheb, Vol. 2, f. 650).

 

Djali i tij, Muhammed bin Ashasi, ka qenë shumë aktiv në futjen në kurth të Mus limit, në Kufa, dhe në vrasjen e Imam Huseinit, në Qerbela. Po, me gjithë këto krime, ai është mes atyre, nga të cilët kanë sjellur tradita Bukhariu, Muslimi, Ebu Da’udi, Tirmidhiu, Nesa’iu dhe Ibn Maxhehu.Pas betejës së Nehravanit, Imam Aliu po mbante një ligjëratë në xhami të Kufas lidhur me pasojat e dëmshme të ‘Arbitrimit’, kur një burrë u ngrit e tha: “O Prijës i Be simtarëve, ti u përpoqe në fillim të na ktheje mendjen nga ky arbitrim, pastaj e lejove ti vetë. Nuk e kuptojmë se cili nga këta dy qëndrime ishte më i drejtë e më i përshtatshëm”. Kur dëgjoi këto fjalë, Imam Aliu përpoqi të dy duart dhe tha:

 

“Ky është shpërblimi i atij që heq dorë nga qëndrimi i vendosur”. Kjo do të thoshte, se ky qëndrim kishte ardhur si pasojë e vetë veprimeve të tyre, sepse ishin ata që e braktisën urtësinë e qëndrimin e vendosur e ngulën këmbë për arbitrim; por Ashasi e kuptoi këtë thënie sikur Imam Aliu shprehte keqardhjen që e kishte pranuar arbitrimin, prandaj tha:

”O Prijës i Besimtarëve, kjo të ngarkon ty me faj të madh”. Atëhere Imam Aliu iu përgjigj me ashpërsi: Ti s’e kupton ç‘po them unë dhe nuk e merr vesh ç’është pro meje e ç’është kundër meje! Ti je veç endës e bir endësi, i edukuar nga të pafetë dhe hipokritët.

 

Mall kimi i Zotit dhe i gjithë botës rëntë mbi ty! Komentatorët paraqesin disa arsye, pse Imam Aliu e quajti Ashasin endës. Arsyeja e parë është se ai e i ati ushtronin zanatin e pëlhurëendësit, si shumica e njerëzve të vendlindjes së tij; ai është quajtur ‘endës’ për të nxjerrur në dukje profesionin e tij të rëndomtë, sepse Xhemenitët kanë dhe zeje të tjera, po më kryesorja që ushtrohej ndër ta ishte endja. Duke përshkruar zanatet e tyre, Khalid bin Safwani përmend si të parë pikërisht endjen: Ç’mund të thuhet për një popull, që përbëhet vetëm nga endës, ngjyrues lëkurësh, majmun-mbajtës dhe ngarës gomerësh!

 

Edhe bufi ua zbulon hilet! Shtëpitë e tyre i kanë pushtuar minjtë dhe komandën e tyre e kanë gratë. (el-Bejan we’t-Tabi’in, Vol. 1, f. 130). Arsyeja e dytë është që ‘Hajaka’ do të thotë dhe ‘ecje duke u tundur në të dy anët’; duket se Ashasi është quajtur ‘hajek’ sepse ishte fodull dhe e kishte zakon të ecte supengritur e duke u përdredhur. Arsyeja e tretë është më e qartë e më domethënëse: Ai është quajtur endës për të vënë në dukje inercinë e tij mendore e qenien e pazhvilluar intelektuale të tij. Në fakt endësit janë mbajtur përherë përfaqësues tipikë e proverbialë të personave mendërisht të prapamb etur.

 

Zgjuarsia e urtësia e tyre mund të gjykohen lehtë nga fama që kanë marrë gafat e tyre, si dhe nga fakti që askush e asgjë s’e fiton statusin e proverbiales, pa disa karakteristika të veçanta. E meqë këtë e dëshmon dhe Imam Aliu, atëhere s’ka më nevojë për argumente e arsyetime të tjera.

 

Së fundi, ky cilësim i bëhet një njeriu që intrigonte kundër Zotit e Profetit duke për dorur mjetin më tipik të hipokritëve: Endjen e intrigave. Kështu në Wasa’il ush-Shi’a thuhet: Është përmendur në prani të Imam Xha’fer Sadikut që endësi është i nëmur, dhe ai shpjegoi se në këtë rast endësi përqaset me ata që thurin komplote kundër Zotit dhe Profetit. Pas fjalës ‘endës’ Imam Aliu përdor fjalën ‘hipokrit’, pa vendosur asnjë lidhëse mes tyre, pikërisht për të vënë në dukje afërsinë e kuptimeve të tyre.

 

Pastaj, nisur nga këto cilësi të hipokrizisë e intrigimit, ai shpall se një person i tillë meriton mallkimin e Zotit e gjithë të tjerëve, sepse Zoti i Lartë thotë: “Sigurisht, Zoti mallkon këdo që fsheh çfarë ka dërguar nga faktet dhe porositë e Tij, që Ai ua ka treguar njerëzve qartë në Libër, dhe atë e mallkojnë dhe ata që mund të mallkojnë.” (Kur’ani, 2:159).

 

Pas kësaj Imam Aliu thotë: “Ti s’mund të mohosh poshtërimin e burgimit kur ishe   i pafé; ky turp nuk t’u kursye as pas pranimit të Islamit, kur re sërish në burg”. Ngjarja se si u zu rob kur ishte i pafé ndodhi kështu: Fisi Murat kishte vrarë babain e tij, Kejsin, dhe ai mblodhi luftëtarët e fisit Kinde e i ndau në tre grupe.

 

Njërin grup e drejtonte vet, tjetrin ia besoi Kabsh bin Haniut, kurse të tretin e vuri nën komandën e Kasha’m bin Erkamit. Pas kësaj u nis të hakmerrej kundër Muratajve, por fati i tij i keq deshi që ai të sulmonte fisin Harith bin Ka’bin në vend të tyre. Si rezultat Kabsh bin Haniu dhe Kasha’m bin Erkami u vranë, kurse ai vet ra rob. Më në fund e liruan, pasi pagoi tre mijë deve si çmim lirie.

 

Kur thotë që ‘pasuria e origjina nuk mundën të të shpëtojnë nga asnjëri prej tyre’, Imam Aliu nuk ka parasysh ‘Fidias’in, sepse ai u lirua pasi e pagoi shumën e kërkuar; ai synon të tregojë që as bollëku i pasurisë, as pozicioni e prestigji i lartë, që kishte ndër njerëzit e tij, nuk mundën ta shpëtojnë nga çnderimi i rënies në robëri. Ngjarja e robërisë së tij të dytë është kjo: Pasi vdiq Profeti i Islamit, ndodhi një trazirë në zonën e Hazramutit. Kalifi Ebu Bekr i shkroi governatorit të vendit, Ziad bin Lebidit, ta rifitonte besnikërinë e banorëve të atij vendi dhe të mblidhte prej tyre zekatin e lëmosha të tjera.

 

Ziad bin Lebidi shkoi te fisi i Amir bin Mu’avies për të marrë zekatin, por aty ra në merak të madh pas një deveje të Shaitan bin Harit, që ishte mjaft e bukur e trup madhe. Ai i kërceu sipër dhe e bëri të tijën. Shaitani nuk ishte dakord ta lëshonte devenë dhe i tha të merrte një tjetër në vend të saj, por Ziadi nuk donte t’ia dinte. Atëhere Shaitani thirri në ndihmë të vëllanë, A’dab bin Hixhrin. Sherri vazhdoi gjatë, por Ziadi s’pranonte kurrsesi të hiqte dorë nga ajo deve dhe këmbëngulte në kërkesën e tij. Më në fund të dy vëllezërit thirrën në ndihmë Mesruk bin Madi Karbiun. Edhe Mesruku ushtroi të gjithë urtësinë e tij që Ziadi të tërhiqej, po ai s’dëgjonte. Atëhere Mesruku u inatos, e zgjidhi devenë e ia dha Shaitanit.

 

Kjo e tërboi fare Ziadin, i cili mblodhi njerëzit e tij dhe u bë gati për luftë. Në krahun tjetër u mblodh fisi Veliat për t’i bërë ballë, por nuk mundën t’ia dilnin dot Ziadit e u thyen keqas prej tij. Gratë ua morën e pasuritë ua plaçkitën. Më në fund, kush mbeti gjallë u detyrua të gjente strehim tek Ashasi. Ashasi u premtoi t’i ndihmonte, nëse do ta pranonin si sundimtar të tyre. Kushti i tij u pranua, madje u bë edhe kurorëzimi formal i tij. Pas kësaj, ai ngriti një ushtri dhe u nis kundër Ziadit.

 

Ndërkohë Ebu Bekri i kishte shkruar sundimtarit të Jemenit, Muhaxhir bin Umeje, që t’i shkonte në ndihmë Ziadit me një repart. Muhaxhiri ishte nisur me trupat e tij dhe të dy palët u gjetën ballë për ballë në Zerkan.

 

Sa panë njëri-tjetrin, nxorrën shpatat e nisën të përleshen. Më në fund Ashasi iku nga fusha e betejës së bashku me njerëzit, që i mbetën, dhe u mbyll në fortesën e Nuxherit, ku kundërshtarët e rrethosën dhe e mbajtën të izoluar. Ashasi mendonte edhe për sa kohë mund të qëndronte i mbyllur në fortesë me gjithë ato  mungesa në njerëz e pajisje dhe vriste mendjen si të gjente një rrugëdalje.

 

Një natë doli hajduçe që nga fortesa, takoi Ziadin dhe Muhaxhirin dhe u muarr vesh fshehurazi me ta që t’u hapte dyert e saj, me kusht që t’u jepej mbrojtje të nëntë anëtarëve të familjes së tij. Kushti iu pranua e i thanë të shkruante emrat e këtyre nëntë personave. Ashasi i shkroi e ua dha, po harroi të vinte në listë emrin e tij, duke provuar kështu mençurinë proverbiale prej endësi. Si e bitisi këtë punë, u tha njerëzve të tij se u kishte siguruar mbrojtje dhe se duheshin hapur dyert e fortesës.

 

Dyert u hapën e forcat e Ziadit u futën brenda. Ashasi u kujtoi mbrojtjen që ishte premtuar për familjen e tij, por ushtria e Ziadit iu përgjigj se kjo s’ishte e vërtetë, sepse mbrojtja ishte kërkuar vetëm për nëntë nga anëtarët e familjes së tij dhe se i kishin me vete emrat e tyre. Pastaj s’e zgjatën, po shkuan në shpatë tetëqind burra e masakruan disa gra. Vetëm nëntë burra u lanë të lirë, sipas marrëveshjes, kurse çështja e vet Ashasit doli më e ndërlikuar nga ç‘e kishte parashikuar ai.

 

Më në fund u vendos që ai të çohej në Medinë i lidhur me zinxhirë, bashkë me njëmijë gra robinja. Rrugës të afërmit e tij dhe të tjerët e mallkonin me zë të lartë e gratë e quanin tradhtar e vrasës të njerëzve të tij. Ç’tradhti tjetër mund të ishte më e madhe? Po kur erdhi në Medinë, Ebu Bekri e la të lirë. Me atë rast, u martua me Ummi Farvan.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top