• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 188

 

Bekimet e Zotit

 

Unë ju këshilloj, o njerëz, t’ia kini frikën Zotit e t’i thurni lavde pa kursim për bekimet që ju jep, për shpërblimin që ju fal dhe për detyrimet që ju ngarkon. Shikoni se si ju zgjodhi me favore dhe ju trajtoi me Mëshirë. Ju mëkatuat hapur e Ai s’ju la pa mbrojtje. Ju e patët hak ndëshkimin, por Ai ju dha më shumë kohë.

 

Gjendja e njerëzve që përballen me vdekjen

 

ë vëmendje. Pse duhet qenë mospërfillës ndaj atij, që s’është mospërfillës ndaj jush? Pse të pritet për një gjë, që nuk ka për t’ju pritur aspak? S’mjafton predikimi që ju japin të vdekurit që përcillni? Janë të tjerët që i shpien nëpër varreza, nuk shkojnë me këmbët e tyre; pastaj i lënë atje, por jo se u pëlqen. Sikur nuk kanë jetuar kurrë në këtë botë, sepse banesa e tyre e përhershme paskej qenë vërtet bota tjetër! E lanë shkretë shtëpinë ku jetonin, dhe tani janë në vendin që më parë i trembte e i bënte të ndiheshin vetëm. U kujdesën më shumë për atë që do linin e nuk e vranë mendjen fare për vendin, ku do duhej shkuar. Tani nuk munden më t’i ikin së keqes, e as t’i shtojnë më virtytet. Ata qenë bërë pjesë e kësaj bote, dhe ajo i mashtroi. Ata i besuan kësaj bote, dhe ajo i rrënoi.

 

Karakteri kalimtar i kësaj bote

 

Zoti ju ndjeftë! Ngutuni t’i gatitni shtëpitë që jeni urdhëruar t’i banoni e për të cilat jeni ftuar dhe thirrur. Kërkoni përmbushjen e bekimeve që ju ka falur Zoti duke ushtruar durim në bindjen ndaj Tij dhe qëndresë ndaj mosbindjes ndaj Tij. E nesërmja është mjaft pranë të sotmes. Sa shpejt ikin orët e ditës, sa shpejt fluturojnë ditët dhe muajit, sa shpejt rrokullisen muajt e vitit, dhe sa shpejt pakësohen vitet e jetës!

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top