Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 186

 

 Mbi Njëshmërinë e Zotit. Kjo ligjëratë përmban principe të njohjes, të cilat nuk hasen në ligjëratë tjetër

 

Ai që i përshkruan Atij gjendje të ndryshme, nuk beson në Qenien e Tij Një; dhe këtë nuk e beson as ai që rreket ta kuptojë realitetin e Tij me krahasime. Ai që jep ilustrime të Tij, nuk ia del dot t’i gjejë të ngjashëm. Ai që e tregon dhe e imagjinon, nuk ka më Atë parasysh. Gjithçka që njihet përmes vetvetes është e krijuar, dhe gjithçka që ekziston përmes gjërave të tjera, është pasojë e një shkaku. Ai punon, por jo me ndihmesën e veglave, Ai përcakton masa, po jo përmes aktivitetit mendor. Dhe Ai është i pasur, po jo përmes fitimit. Koha nuk i bën Atij shoqëri dhe orenditë s’i hyjnë në punë. Qenia e Tij i paraprin kohës. Ekzistenca e Tij i paraprin mosekzistencës e përjetësia e Tij i paraprin fillimit. Ai na bëri shqisa që të kuptojmë se Ai s’ka shqisa.

 

Kundërshtitë në çështje të ndryshme provojnë se Ai është Harmoni, e ngjashmëritë mes gjërave të ndryshme tregojnë se Ai është Vetmí. Ai i bëri të kundërt dritës errësirën, ndriçimit terrin, thatësirës lagështirën, e nxehtësisë të ftohtën. Është Ai që i mba në harmoni gjërat në kundërshti midis tyre. 

 

Ai shkrin bashkë në një gjërat e ndryshme e afron të larguarat e veçon  të bashkuarat. Ai nuk kufizohet nga caqe, as numërohet me numra. Tiparet materiale cilësojnë gjëra të së njëjtës natyrë, kurse organet trupore tregojnë të ngjashëm të tyre. FjalaI ‘munzu’  përgënjeshtron përjetësinë e tyre, ‘Kad’ 1474 përgënjeshtron qenien e tyre të përhershme; e shprehja ‘Lau la’  tregon se janë shumë larg përsosmërisë. Përmes tyre Krijuesi i shfaqet intelektit, përmes tyre shmang edhe vështrimin e syve. Ai s’lëviz, as është i palëvizshëm. E si mund të ndodhë te Ai lëvizja që vetë Ai e ka bërë të ndodhë si shenjë të nevojës së saj për Të e të përmbushjes së saj jo nga vetvetja1476? Si mund të veprojnë te Ai gjëra që i solli Ai së pari në qenie? Si mund të shfaqet në Të diçka, që e bëri Ai që të shfaqet për herë të parë? Po të mos ishte kështu, Ai do të bëhej subjekt ndryshimesh, Qenia e Tij do rezultonte e pjestueshme dhe nuk do mundeshim dot më ta kuptonim realitetin e Tij si të përjetshëm. Në qoftë se për Atë do kishte ballë, do kishte për Të dhe shpinë1478. Ai do kishte nevojë për gjë vetëm po të kishte mangësi. Po atëhere te Ai do kishte shenja të krijimit dhe Ai do bëhej shenjë për qenie të tjera1479, në vend që çdo shenjë të çonte te Ai. Duke mos patur anshmëri, Ai qëndron përmbi ndikimet e gjërave, rrjedhimisht ato mund të ndikojnë vetëm mbi njëra-tjetrën. Ai është Ai që s’ndryshon dhe nuk zhduket. Atij nuk i duhet ndonjë sfond a mjedis sepse s’lidhet me shtim, pakësim, shumëzim a pjestim, as me zbërthim e dekompozim. Ai s’ka lindur askënd, ndryshe do ishte lindur vetë. Askush s’i ka dhënë Atij jetë, ndryshe do t’u përmbahej ca kufijve. Ai është tepër i lartë për të patur bij e fis e familje. Ai është tepër i pastër për të patur kontakte me gra. Imagjinata nuk mund ta arrijë dot, që ta veshë Atë me sasi dhe nivele. Të menduarit nuk mund ta kuptojë dot Atë që t’i përshkruajë formë; shqisat nuk mund ta perceptojnë dot Atë që ta ndiejnë. Duart s’mund ta prekin dot Atë që të mbështeten pas Tij. Ai nuk ndryshon te një gjendje tjetër. Ai nuk kalon nga një gjendje në një tjetër. Ditët e netët s’e mplakin. Drita e terri nuk e transformojnë.

 

Nuk mund të thuhet që Ai ka trajtë e kontur, apo fund e përfundim; as ekziston gjëkafshë që ta kontrollojë, në kuptimin që ta ulë apo ngrerë; as ka gjë që ta ndikojë e udhëzojë. Ai s’është brenda gjërave, as jashtë tyre. Ai përçon lajme, po jo me gjuhë e zë. Ai dëgjon, po jo me brimat e veshëve apo me organet e dëgjimit. Ai thotë, po pa shqiptuar. Ai kujton, po pa ngulitur në kujtesë. Ai vendos, po jo duke përdorur mendje. Ai dashuron dhe miraton, por nuk shfaq dobësi. Ai urren e ndihet i indinjuar, po fare pa zell. Kur Ai dëshiron të krijohet diçka, mjaft të thotë, ‘Bëhu!’ e ajo bëhet, po jo me zërin që lëshon fyti i njeriut e që gjuha e bën fjalë për veshët tanë. E Thëna e Tij është akt1481 në krijim të Tij. Përpara Tij1482 s’ka patur ndonjëherë gjë që t’i ngjajë. Po të kishte qenë e përjetshme Fjala e Tij, do ishte dhe ajo një zot i dytë.

Nuk mund të flitet për ardhje të Tij në ekzistencë, pasi kishte qenë joekzistent; kështu do vishte cilësi të krijimit dhe nuk do kishte ndryshim midis Tij e krijimit, as meritë të Tij në krijim. Kështu do bëhej një Krijues e krijesë dhe Filluesi do binte në nivelin e të filluarës. Ai e bëri të gjithë krijimin pa patur shembull a model të dikujt tjetri dhe pa patur ndihmën e ndokujt tjetri. Ai e bëri tokën pa asnjë mund dhe e vari pezull në hapësirë, e mbajti pa asnjë mbajtëse, e ngriti pa patur këmbë, e lartësoi pa kolona, e mbroi nga

përkuljet e harkimet dhe e siguroi nga shpërbërja dhe ndarja. Ai rrënjëzoi male në gji të saj, ngurtësoi shkëmbinjtë e saj dhe bëri që të rrjedhin lumenjtë, për të hapur luginat e saj të gjëra. Asnjë nga gjërat që Ai bëri nuk ka të metë; ajo që bëri Ai të fortë, nuk vuan nga ndonjë dobësi. Ai shfaqet mbi tokë me Autoritetin dhe Madhështinë e Tij. Ai e njeh barkun e dheut me Dijet dhe Shkencën e Tij. Ai dominon gjithçka tokësore me Dinjitetin dhe Fisnikërinë e Tij të lartë. Asgjë e kësaj toke s’i reziston dot kur i flet Ai, dhe as i kundërvihet për t’ia sfiduar Pushtetin. Asnjë krijesë këmbëshpejtë nuk mund t’i largohet Atij me vrap e t’ia kalojë. Ai s’ia ka nevojën asnjë të pásuri, që t’i mbajë sytë te duart e tij. Gjithë gjërat i përulen Atij dhe janë të bindur përpara Madhështisë së Tij. Ato nuk mund t’i shmangen Autoritetit të Tij për t’u drejtuar diku tjetër e për t’i shpëtuar shpërblimit e ndëshkimit të Tij. Nuk ka të krahasueshëm me Të, që do mund t’i qasej, e as të ngjashëm me Të, që do mund t’i rrinte përbri.

 

Ai do ta shkatërrojë këtë botë kur t’i soset ymri, deri sa gjithçka e qenë mbi të të bëhet e paqenë. Por shuarja e botës pas krijimit të saj nuk është më pak e çuditshme sesa formimi dhe ngjizja e saj e parë. Si është e mundur një gjë e tillë? Edhe sikur gjithë shtazët e dheut - shpendë a bisha qofshin, pavarësisht nga origjina dhe lloji, gjedhët në grazhd e kullotë e njerëzit me mend e të topitur - të përpiqeshin të gjithë bashkë për të krijuar qoftë edhe një mushkonjë, nuk do ishin në gjendje ta sillnin në jetë e as do arrinin dot të kuptonin rrugën e krijimit të saj. Mendjet e tyre do stepeshin e do të ngatërroheshin. Aftësitë e tyre nuk do mjaftonin, do dështonin e tërhiqeshin të zhgënjyer e të lodhur, dhe do të pranonin disfatën e paaftësinë e tyre për prodhimin e saj, duke kuptuar që vullneti e fuqia e tyre s’mjaftojnë as për asgjësimin e saj1484. Pasi bota të shuhet, Zoti do mbetet vetëm, me asgjë tjetër me Të. Pasi të shuhet, ajo do të jetë siç ishte përpara se të bëhej - pa kohë, pa hapësirë, pa çast, e pa epokë. Në këtë kohë periudha dhe koha nuk do të ekzistojnë, dhe vitet e orët do zhduken. Asgjë nuk do të ketë, përveç Zotit të vetmuar, të Gjithëpushtetshmit, Arkitektit të Madh e Asgjësuesit Suprem. Tek Ai është rikthimi i çdo gjëje. Nuk ishte në fuqitë e saj krijimi i mëparshëm i saj, e as pengimi i zhdukjes së saj. Se po të kishte patur fuqi ta pengonte, do kishte ekzistuar edhe ajo përjetësisht. Kur Ai i bën krijesat e kësaj bote, i bën pa asnjë mundim; krijimi i diçkaje që Ai bën e formon, nuk i shkakton asnjë lodhje. Ai nuk jaratis për të lartësuar Autoritetin e Tij, as nga frika e humbjes apo dëmtimit, as për të kërkuar ndihmën e krijimit kundër ndonjë armiku të fuqishëm, as për t’u ruajtur nga ndonjë kundërshtar hakmarrës me ndihmën e tij, as për të zgjeruar përmes tij zotërimin e Tij, as për t’iu mburrur ndonjë partneri me pafundësinë e zotërimeve të Tij, dhe as sepse ndihej i vetmuar dhe i duhej shoqëria e tij. Pastaj, pas krijimit, Ai do shkatërrojë, por jo se është bezdisur e gacmuar gjatë qeverisjes dhe administrimit të tij, as për ndonjë kënaqësi që mund t’i ngjallte kjo gjë, e as se iu bë barrë që s’e duronte dot më. Atë s’e lodh gjatësia e jetës së tij, që pastaj të detyrohet t’ia rrënojë ekzistencën pasi e ka mbajtur në qenie me Mirësinë e Tij, e ka shpurë në përsosje me Pushtetin e Tij dhe e ka ruajtur të pacenuar me Vullnetin e Tij.

 

Pastaj, pas shkatërrimit, do ta risjellë në ekzistencë, por jo sepse ia duan interesat, as për t’i kërkuar ndihmë ndonjë pjese të tij ndaj një pjese tjetër të tij, as për të hequr dorë nga vetmia në këmbim të shoqërisë së tij, apo nga injoranca e verbëria në këmbim të dijes e kërkimit, as nga mizerja e varfëria në këmbim të bollëkut e teprisë, as nga nami i keq e i poshtër në këmbim të nderit dhe të prestigjit. 

 

___________

 

(Kuptimet që kanë marrë fjalët ‘Munzu’, ‘Kad’ dhe ‘Lau la’ u përgjigjen përcaktimeve ‘Dikur’, ‘i Përjetshëm’ e ‘i Përsosur’. Si pasojë, cilësimi i një gjëje nëpërmjet tyre do të nënkuptonte që ajo s’është e përsosur e ka ardhë në qenie nga mosqenia. Kështu ‘Munzu’ përdoret për të treguar kohë, si në rastin ‘Kad wuxhide Munzu Kada’ , kur pohohet një kufi kohor. Ndërkaq gjërat, të cilave mund t’u përshkruhet një kufi kohor, nuk mund të ekzistojnë nga përjetësia apo përgjithmonë. Fjala ‘Kad’ tregon të shkuarën jo të largët. Edhe ky kuptim mund të zbatohet për një send që është i kufizuar në kohë. Fjala ‘Lau la’ përdoret për të treguar mohimin e një cilësie të një gjëje për pohimin e një cilësie tjetër të saj, si në shprehjen ‘Ma ehsenehu we ekmelehu lau la fihi Kada’ . Kjo do të thotë që sendi, për të cilin përdoret kjo fjalë, ka nevojë për sende e cilësi të tjera në pikëpamje të bukurisë e përsosmërisë, gjë që do të thotë se ai send është i pamjaftueshëm në vetvete.)

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top