Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 185

 

Duke lëvduar Zotin dhe krijesat e Tij të mrekullueshme

 

Qoftë lëvduar Zoti. Ai është i tillë, që shqisat s’mund ta perceptojnë, vendi s’mund ta përmbajë, sytë s’mund ta shikojnë dhe perdet s’mund ta mbulojnë. Ardhja në ekzistencë e krijesave të Tij provon përjetësinë dhe vërtetësinë e Tij, kurse ngjashmëria midis tyre tregon që çdo gjë tjetër është e pangjashme me Të. Ai është serioz në premtimet e Tij dhe është tepër i lartë për të qenë i padrejtë me krijesat e Tij. Ai qëndron i paanshëm mes krijimit të Tij dhe bën drejtësi me porositë e Tij. Ai na e dëshmon qenien e Tij të pa fundme përmes fillimit të gjërave1460, fuqinë e Tij përmes dobësisë së tyre, dhe përjetësinë e Tij me pafuqinë e tyre përballë vdekjes. Ai është Njëshi, por jo se numërohet; është i përjetshëm pa asnjë cak; e është ekzistent pa u mbështetur gjëkund. Mendjet e pranojnë pa patur nevojë për shqisa dhe ato çfarë shihen janë prova pro, e jo kundër Tij. Imagjinata s’mund ta mbërthejë në pranga detajesh, sepse Ai i shfaqet përmes mbështetjes që i jep e s’pranon të imagjinohet si pjellë e fantazisë1462. Dhe kështu, Ai e bën imagjinatën arbitër. Ai s’është i madh, pse është i madh vëllimi, pra dhe trupi i Tij; as sepse kufijtë e Tij i japin madhështi, sepse shtyhen në ekstremitetet më të largëta. Ai është i madh në pozitë e lavdi e është madhështor në autoritet e pushtet.

 

Rreth Profetit të Shenjtë

 

Unë dëshmoj që Muhammedi është shërbëtori i Tij, Profeti i zgjedhur i Tij dhe kujdestari përgjegjës përpara Tij1464, Zoti bekoftë atë dhe pasardhësit e Tij. Zoti e nisi me prova të pamohueshme, me sukses të padiskutueshëm dhe me rrugë të hapura dhe të qarta. Përmes tij, Ai përçoi mesazhin dhe shpalli të vërtetën. Përmes tij, Ai udhëhoqi njerëzit në rrugën e gjerë dhe të drejtë, nguli shenja orientuese e minare drite, dhe i bëri të pazgjidhshme e të forta lidhjet dhe nyjet e Islamit.

 

Pjesë e po asaj ligjërate rreth krijimit të specieve të kafshëve

 

Po të kishin menduar për madhështinë e Pushtetit të Tij dhe pashtershmërinë e Mirësisë së Tij, ata do të ishin kthyer në rrugën e drejtë dhe do t’i ishin frikësuar ndëshkimit të zjarrit; por zemrat e tyre janë të sëmura dhe sytë u janë veshur. A nuk i shikoni gjallesat e vogla, që Ai krijoi, se si ua forcoi strukturën, si ua hapi dyert e dëgjimit e të shikimit dhe si i pajisi me lëkurë e kocka? Shikoni milingonën, me trupin e saj të vogël dhe formën e saj delikate. Është e vështirë ta vësh re me një shikim kalimthi, apo ta kuptosh me forcën e imagjinatës se si zhvendoset mbi tokë dhe vrapon drejt mjeteve të saj të jetesës. Ajo e mbart drithin për në folé dhe e ruan aty ku rri vetë. Ajo mbledh gjatë beharit për dimrin dhe në kohën që ka fuqi për kohën kur do jetë e pafuqishme. Mjetet e saj të jetesës janë garantuar e ajo ushqehet në pajtim me nevojat që ka. Zoti, i Miri, nuk e harron, dhe Zoti, Dhënësi, s’e lë pa gjë, ndonëse mund të jetojë në gurë të thatë apo në terrene shkëmbore.

 

Po të kishit menduar rreth kanaleve të saj të ushqimit në pjesët e përparme e të prasme, për kërcet e brinjëve në bark dhe për sytë dhe veshët e saj në kokë, do të ishit mahnitur me këtë krijesë e do ta kishit vështirë për ta përshkruar. I Lartësuar është Ai që e bëri të qëndrojë mbi këllqet e saj dhe të drejtohet mbi këmbët e saj. Kur e bëri, Ai nuk kishte në krah tjetër krijues e s’pati pranë dikë tjetër që mund të kishte fuqi për ta ndihmuar. Po të ecni rrugëve të imagjinatës e të arrini caqet e saj, nuk do dilni dot gjëkundi, përveçse në përfundimin që ai që krijoi milingonën, ka krijuar edhe palmën e hurmasë, sepse gjithë qeniet kanë finesë e delikatesë të njëjtë, dhe sepse të gjitha gjallesat nuk ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra.

 

Krijimi i Gjithësisë

 

Çdo gjë është e barabartë në krijimin e TijI , qoftë ajo e madhe, delikate, e rëndë, e lehtë, e fortë apo e dobët. Shihni qiellin, ajrin, erërat, ujin. Shihni diellin, hënën, bimësinë, ujin, pemët, gurin, këmbimin e natës dhe të ditës, burimin e rrëkeve, numrin e madh të maleve, lartësinë e majave të tyre, larminë e gjuhëve të folura dhe të popujve që i flasin. Mjerë ata që pas kësaj s’e besojnë Rregulluesin dhe mohojnë Urdhëruesin. Ata besojnë se janë si ai bári, për të cilin nuk ka mbjellës, as lulishtar që të vendosë për format e llojet e ndryshme të tij. Ata nuk japin asnjë argument për atë që thonë, as mbështeten në ndonjë kërkim për atë që kanë dëgjuar. A mund të ketë ndërtim pa ndërtues, apo efekt pa shkakun që e sjell në ekzistencë?

 

Krijimi i mrekullueshëm i Karkalecit

 

Po të dëshironi, unë mund t’ju tregoj për karkalecin. Zoti i dha atij dy sy të kuq, ndezi për ta dy bebëza në formë hëne, i bëri veshë të vegjël, i hapi një gojë të përshtatshme, i dha shqisa të ndjeshme dhe e pajisi me dy dhëmbë për të prerë e dy këmbë në formë drapri, për t’u mbërthyer pas gjërave. Bujqit kanë frikë prej tij për të mbjellat e tyre, sepse nuk mund ta dëbojnë dot edhe po të bëhen të gjithë bashkë. Karkaleci sulmon arat dhe shuan në to urinë e tij, megjithëse trupi i tij nuk është as sa gishti i tyre i vogël.

 

Lavdia e Zotit 

 

 

Lëvduar qoftë Zoti, të cilit i përulen të gjithë, qofshin në qiej apo në tokë, i bien përmbys me dashje a pa dashje, i nënshtrohen duke i bërë faqet e fytyrën njësh me tokën, lëshohen përpara Tij paqësisht e përunjësisht, në bindje, dhe i dorëzojnë kontroll të plotë mbi punët e drojes e të të kuptuarit. Janë komandat e Tij që i vënë zogjtë në lëvizje. Ai di numrin e pendëve të tyre e të frymëmarrjeve të tyre. Disave u bëri kërcinj për t’u ulur mbi ujë e të tjerëve mbi tokë. Ai ua ka përcaktuar me çfarë e me sa të jetojnë. Ai i njeh speciet e tyre, cili është korbi, cila shqipja, cili pëllumbi dhe cili struci. Ai iu drejtua me emrin e vet çdo zogu, kur e bëri, e i siguroi ushqimin që i duhej. Ai i krijoi retë e dendura, shtrydhi prej tyre shiun e rëndë dhe e përhapi në toka lloj-lloj. Ai e lagu dheun prapë pas thatësirës e pas shterpësisë rriti bimë në të.

 

____________

 

(Studimi i vëmendshëm i krijimit tregon se edhe njësia më e vogël e tij përmban çdo gjë që gjendet në njësitë më të mëdha të tij; mjeshtëria e realizimit të çdo gjëje dhe raportet e tyre me fuqinë e pushtetin e Zotit janë të njëjta, pavarësisht nëse është fjala për një krijesë të imtë, si milingona, apo të madhe, si palma e hurmasë. Nuk është puna nëse Ai e ka më të kollajshme të bëjë një gjë të vogël e më të vështirë të bëjë një gjë të madhe, sepse është dija dhe qëllimshmëria e Tij që dikton shumëllojshmërinë e ngjyrave apo vëllimin dhe sasinë e gjërave. Tek vet krijimi nuk shihen ndryshime të mëdha midis shfaqjeve të tij, as shkallë ndërlikueshmërie që varen dukshëm nga përmasat e krijesave. Në këtë vështrim, uniformiteti i krijimit dhe i llojeve përbën një dëshmi të Mëvetësisë dhe Njëshmërisë së Krijuesit.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top