Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 182

 

Është treguar nga Nauf Bikali, që Imam Aliu e ka mbajtur këtë ligjëratë në Kufa, hipur mbi një gur që ia kishte afruar Xha’de bin Hubejre el-Makhzumi. Imam Aliu kishte në trup një rrobë të leshtë. Brezi i shpatës së tij ishte thurur prej gjethesh, edhe sandalet që mbante veshur ishin bërë nga gjethe palmash. Në ballë kishte një kallo, si ajo e gjunjëve të deveve

 

Lëvduar qoftë Zoti, te i cili është rikthimi i të gjithë krijimit e fundi i të gjitha gjërave. Ne i thurim Atij himne për bujarinë e Tij të madhe, mençurinë e Tij të ndritur, mirësinë e Tij jetëdhënëse dhe bekimet e Tij - himne që janë pjesë e së drejtës së Tij, shlyejnë detyrimet tona ndaj Tij, afrojnë shpërblimin e Tij e nxitin mirësinë e Tij të rritet edhe më shumë. Ne e lypim ndihmën e Zotit si ai që beson mirësinë e Tij, është i dëshiruar për të mirat e Tij, s’dyshon në mbrojtjen e Tij kundër fatkeqësive, është mirënjohës për dhuratat e Tij dhe i bindet Atij me fjalë e me vepra. Ne besojmë në Zotin si ai që i var shpresat me bindje tek Ai, i dorëzohet Atij si besimtar, përunjet kryeulët përpara Tij me besim në Njëshmërinë e Tij, e pranon Atë me gjithë Madhështinë e Dinjitetin e Tij, dhe i kërkon Atij shpëtim me përkushtim e devocion. Zoti i Lavdishëm nuk ka qenë lindur nga një at, që ndokush t’i bëhet pjesëtar në lavdi, as ka lindur ndokënd, që të trashëgohet nëse pushon së qeni. Atë s’e ka paraprirë as koha, as hapësira. Tek Ai s’ndodh as rritje, as rrudhje. Ai na është shfaqur që ta njohim, duke bërë të dukshëm për sytë tanë organizimin e përkryer të Gjithësisë dhe kontrollin e Tij të fortë mbi të. Mes provave të krijimit të Tij është ndërtimi i qiejve, që janë mbërthyer me njëri-tjetrin pa litarë dhe qëndrojnë varur pa asnjë mbështetje. Ashtu bëri hyqëm Ai, e ata u përgjigjën të bindur e me përulësi dhe pa mëri e përtim. Në qoftë se ata nuk do ta njihnin Hyjninë e Tij e s’do t’i bindeshin, Ai nuk do t’i kishte bërë vendin e Fronit të Tij, banesën e engjëjve të Tij dhe stacionin e fundit, nga ku zbret urtësia e pastër, e drejt të cilit ngjiten lutjet e krijesave.

 

Ai ka bërë yjet në qiej si shenja, me të cilat gjejnë orientim udhëtarët që lëvizin në rrugët e ndryshme të dheut. Mugëtira e perdeve të errëta të hapësirës nuk e spraps dot ndriçimin e dritës së tyre, as vellot e netëve pis të zeza s’kanë fuqi të zbehin dhe fikin dritën e hënës kur përhapet nëpër qiej. Lëvduar qoftë Zoti, të Cilit s’i fshihet dot as nxirosja e muzgut, e as nata sterrë e verbër, që hapet poshtë përmbi dhé apo lart, mbi majat e larta të maleve të mjegulluara, as shungëllimat e shtërngatave nëpër horizontet e hapësirës, as shkrepëtimat e rrufeve në gjirin e tyre, e as rrokullimat e gjetheve që fluturojnë nga vendi, ku i kanë hedhur erërat e stuhitë apo rrebeshet që derdh qielli. Ai e di ku bien pikat e shiut e ku i pi dheu, për ku zvarrriten mundimshëm larvat për t’u strehuar, ç’mjete jetese nevojiten për një mushkonjë dhe ç’mban femra në barkun e saj.

 

Lëvduar qoftë Zoti që ka ekzistuar qysh përpara ardhjes në këtë botë të kohës, vendit1443, fronit, qiellit, dheut, xhindeve dhe të qenieve njerëzore. Ai nuk mund të perceptohet nga imagjinata, as të çmohet nga të kuptuarit. Ai që i lyp Atij diçka, s’ia pakëson vëmendjen aspak1444, dhe as i shteron gjë Atij duke i marrë çfarë i lyp. Ai nuk shikon me anë të syrit, nuk mund të lidhet me ndonjë vend të caktuar, as mund të thuhet se ka shokë. Ai s’krijon duke përdorur gjymtyrë. Atë s’e ndijon dot asnjë shqisë, prandaj dhe s’mund të mendohet dot për Të mbi bazën e përvojës njerëzore. Është Ai, që i foli qartë Musait dhe i tregoi shenjat e Tij të mëdha pa përdorur gjymtyrët e trupit, organet e të folurit apo uvulan1445. O ju që merrni përsipër të thoni se si është Zoti! Nëse e keni vërtet seriozisht, provoni njëherë të përshkruani Xhibra’ilin, Mikailin e gjithë ata engjëj në vendet më të larta Hyjnore, pranë Vet Zotit! Ata janë të gjithë kokëulur dhe intelekti i tyre e praps tundimin për t’i veshur Zotit Suprem caqe të fundme. E kjo ndodh sepse përmes cilësive perceptohen vetëm gjërat që kanë formë e pjesë dhe që i dorëzohen vdekjes në fund të jetës së tyre. Nuk ka zot tjetër, përveç Atij. Ai ka ndriçuar gjithçka të errët me rrezëllimin e Tij dhe ka errësuar gjithçka të ndritur me terrin e vdekjes.

 

Rreth fatit të popujve të mëparshëm dhe mësimeve që mund të nxirren prej tyre

 

Unë ju këshilloj, o krijesa të Zotit, të ushtroni frikën e Zotit, Që ju mësoi ta mbroni trupin tuaj me veshje dhe ju dha kontroll mbi bollëkun e mjeteve të jetesës1446. Të ishte ndonjë që do mund të gjente shtigje për te jeta e përjetshme apo mjete për t’iu shmangur vdekjes, ky do të kishte qenë Suleiman bin Da’udi1447 të cilit i ishte dhënë kontrolli mbi të gjithë xhindet e njerëzit, së bashku me profetësinë dhe pozicionin e lartë përpara Zotit. Por edhe ai mbaroi ç’i takonte nga ushqimi i kësaj bote dhe i shteri vitet që i ishin ndarë; dhe harku i shkatërrimit lëshoi mbi të shigjetën e vdekjes. Shtëpia e tij u boshatis, vendet ku ai rrinte mbetën shkretë dhe u trashëguan nga të tjerë njerëz. Sigurisht shekujt e kaluar kanë mësim për ju.

 

Ku janë AmalekitëtI dhe bijtë e Amalekitëve? Po faraonët e bijtë e faraonëveI ? Ku janë njerëzit e qyteteve të RasitI , që vranë profetët, përbuzën traditat e lajmëtarëve hyjnorë e rigjallëruan traditat e tiranëve? Ku janë ata që  fushatuan me ushtri, mundën e masakruan mijëra, mobilizuan popuj dhe populluan qytete?

 

Pjesë e po asaj ligjërate për Imam Mehdiun

 

Ai do vishet me mburojën e mençurisë e me të gjitha aftësitë për ta kontrolluar e përdorur mirë, të tilla si njohja e përkryer, trajtimi komplet, si dhe përkushtimi i plotë. Për të ajo do të jetë si diçka, që ai e kishte humbur dikur dhe e kërkonte deri tani, apo si nevojë, që përpiqej ta përmbushte. Kur Islami të jetë në gjendje të vështirë, ai do të ndihet i braktisur, si udhëtari i huaj e i pambrojtur, apo si ajo deveja e lodhur, që rreh bishtin për toke dhe nder qafën e saj të gjatë mbi dhé. Ai është i fundit i provave të Allahut dhe një nga mëkëmbësit e profetëve të Tij.

 

Pastaj Imam Aliu vazhdoi më tej për mënyrën e tij të qeverisjes, si dhe për dhembjen që ndjente për martirizimin e bashkëluftëtarëve të tij

 

O njerëz! Unë jua kam thënë këshillat që profetët predikonin shpesh para njerëzve të tyre e kam sjellë te ju gjithë ç’sillnin mëkëmbësit e profetëve për ata që vinin pas tyre. Unë u përpoqa t’ju mësoj me disiplinën time, por ju nuk mundët të drejtoheshit. Unë ju vura në lëvizje përmes paralajmërimit, por ju nuk e gjetët mënyrën e duhur të veprimit. Mjerë ju! Mos ndoshta shpresoni Imam tjetër, që t’ju çojë në rrugë të drejtë dhe t’ju tregojë rrugën e mbarë? Mbani parasysh: Në këtë botë gjërat që kishim përpara, tashmë janë bërë të së shkuarës, e ato që ishin të së shkuarës, na kanë ardhur tani mu tek dera. Njerëzit e virtytshëm të Zotit e kanë mbledhur mendjen të nisen. Me ato pak kënaqësi kalimtare të kësaj bote ata kanë blerë shumë e shumë të mira të botës tjetër, ku do të rrinë përjetësisht. E ç’humbje patën vëllezërit tanë, që ranë në Siffin, ngaqë s’janë sot midis nesh? Veç nuk gëlltitin kafshata   mbytëse dhe nuk pijnë në ujëra të turbullta! Për Allah, ata kanë takuar Zotin e Ai u ka dhënë shpërblimet e i ka vënë të rrinë në shtëpi të sigurta, pas gjithë asaj lemerie.

 

Ku janë vëllezërit e mi, që morën shtegun e drejtë dhe shkelën në rrugën e së mbarës? Ku është AmmariII? Ku është Ibn TexhihaniIII? Ku është Dhu’sh-Shehadetejni? Dhe ku janë të tjerëtIV si ata dhe si shokët e tyre, që ia premtuan veten vdekjes, e kokat e të cilëve i rrëmbeu një armik i poshtër? Imam Aliu kaloi dorën mbi mjekrën e tij të nderuar e të spikatur dhe qau një copë herë; pastaj vazhdoi: O vëllezërit e mi, që recituat Kur’anin e i forcuat pozitat e tij, që menduat për detyrimet tuaja e i përmbushët, që gjallëruat Sunnetin e shkatërruat sajimet. Ju u përgjigjët, kur ju thirrën për në Luftën e Shenjtë, ju i besuat prijësit tuaj dhe i shkuat pas.

 

Pastaj Imam Aliu thirri me zë të fortë Xhihad!

 

Xhihad, o krijesa të Zotit! Për Allah, sot unë po mbledh ushtrinë. Kush dëshiron të shkojë tek Zoti, le të bëjë përpara!

 

Naufi thotë:

“Pastaj Imam Aliu i dha Huseinit komandën mbi një forcë prej dhjetë mijë vetash, Kejs bin Sa’dit mbi dhjetë mijë të tjerë dhe komandantëve të tjerë forca të tjera të ndryshme. Synimi i tij ishte që të kthehej mbrapsht në Siffin. Por e Premtja nuk erdhi më, sepse e vrau Ibn Mulxhemi i mallkuar, Zoti lëshoftë nëmën mbi të! Si pasojë ushtritë u kthyen e shpërndanë dhe ne mbetëm si ato delet që kanë humbur bariun e tyre, ndërkohë që ujqërit i çajnë nga të katër anët.” 

 

__________

 

(Historia tregon që shpeshherë rrënimi e shkatërrimi i popujve ka ardhur nga padrejtësitë që kanë bërë, perversiteti i hapur dhe shthurja e imoraliteti. Si pasojë, shumë komunitete që e kishin shtrirë pushtetin e tyre në të katër anët e botës së populluar e kishin shpalosur flamujt e tyre në Lindje e në Perëndim të globit, janë zhdukur nga faqja e dheut sikur të mos kishin qenë kurrë, sapo i vunë poshtë veprimet e tyre të mbrapshta dhe punët e tyre të këqija. Një fund të tillë kanë patur perandoritë e Adit dhe Themudit. Në të njëjtën mënyrë janë shkatërruar fuqitë perandorake të faraonëve dhe të Nabukodonosarit. Ndërtesat e larta të Tasmit e Xhedisit u kthyen në rrënoja. Qytetet e popullit të Rasit u shkretuan dhe qetësia e vdekjes u ul këmbëkryq atje ku më parë vlonin vrullet e jetës, kurse turmat vigane ranë në heshtjen e frikshme të vdekjes. Për një sy që di të shikojë, të gjitha këto ngritje e rënie popujsh përmbajnë lëndë për mijëra mësime. Prej tyre njeriu mund të nxjerrë përfundime nga jeta dhe ndodhitë e saj e të mos harrojë se ku të shpie dhënia pas krenarisë e vanitetit dhe futja në rrugë të shtrembër. Pikërisht, nxjerrjen e mësimeve të tilla ka parasysh Imam Aliu, kur përmend rrënimin e Amalekitëve, faraonëve dhe popullit të Rasit, të cilët u rrëzuan që nga majat dhe lartësitë e madhështisë në humnerën e shkatërrimit e të humbjes, duke mos lënë prapa as gjurmët dhe as emrin e tyre Kush ishin këta Amalekitët? Ibn Kutejbe ka shkruar për ta: Midis pasardhësve të Eram bin Sam bin Nuhit ishin Tasmi dhe Xhedisi, që ishin bijtë e Lavaz bin Eram bin Sam bin Nuhit.

 

Ata u vendosën në Jemame. Një vëlla i tyre ishte Amalik bin Lavaz bin Eram bin Sam bin Nuhi, disa nga pasardhësit e të cilit u vendosën në Mekë e disa të tjerë në Siri. Amalekitët ishin pikërisht nga këto fise të Arabisë, që u shpërndanë grupe-grupe në qytete të ndryshme. Nga ata vinin faraonët e Egjiptit dhe sundimtarët e Sirisë. (el-Ma’arif, f. 13). Historiani Taberi ka shkruar: Një nga bijtë e Lavazit ishte Amaliku, që jetonte në Mekë dhe në rrethinat e saj. Disa nga pasardhësit e tij migruan në Siri. Amalekitët ishin pasardhësit e tij dhe faraonët e Egjiptit rridhnin nga këta Amalekitë.

 

Kjo tregon që Amalekitët ishin fise beduine të Arabisë, që krijuan shtetet e tyre në Siri dhe Hixhaz. Në fillim fuqinë e kishte stërgjyshi i madh i familjes, Amaliku, dhe pas tij atë e trashëgoi Tasmi. Pas Tasmit erdhi në fuqi Amluku, biri i tij, i cili e ngriti në sistem shtypjen, tiraninë, pandershmërinë e shthurjen e imoralitetn, aq sa arriti të nxirrte një urdhër, sipas të cilit të gjitha gratë e tribusë së Xhedisit duhej të kalonin një natë me të kur martoheshin, përpara se të shkonin me burrin e tyre. Ky poshtërim vazhdoi derisa një grua e po asaj tribuje, e quajtur Ufeire bint Efar, pësoi fatin e shumë e shumë grave të tjera para saj. Atëhere ajo refuzoi të shkonte tek burri dhe ngjalli në fisin e saj ndjenjën e turpit me anë të poezive; kështu, tribuja e humbi durimin e vendosi të hakmerrej. Vëllai i Ufeires, Eswed bin Efari, i bëri një ftesë Amlukut dhe oborrtarëve të tij, me rastin e një darke. Pak kohë pasi ata arritën, Beni Xhedisët nxorën shpatat e i sulmuan aq befasisht, saqë askush nuk mundi të shpëtonte, veç Riah bin Murit. Ky u arratis, arriti në oborrin e mbretit të Jemenit dhe ia mbushi mendjen të marshonte mbi Beni Xhedisët. Ky i fundit marshoi mbi ta me një forcë të madhe, i vrau e i shpërndau, dhe arriti ta vinte të gjithë vendin e tyre nën sundimin e tij. Në vitin 2000 p.e.s Amalekitët sulmuan Egjiptin nën udhëheqjen e prijësit të tyre, që njihet me emrin Mbreti Çoban. Për hyrjen e tyre në Egjipt, Mes’udi shkruan:

 

Kur shteti i Egjiptit kaloi në duart e grave, sundimtarët përreth nisën të mendonin për pushtimin e tij. Kështu, një nga mbretërit Amalekitë, i quajtur Welid bin Dume, marshoi mbi të dhe bëri beteja të shumta. Më në fund Egjiptianët u nënshtruan dhe pranuan sundimin e tij. Pasi ai vdiq, në fron erdhi Raxhan bin Welid Amalekiti, që ishte faraoni që ka jetuar në ditët e Profetit Jusuf. Pas tij u bë sundimtar Daram bin Raxhani dhe pas tij Kamis bin Medan Amalekiti. (Muruxh udh-Dheheb, Vol. 1, f. 322.). Ata ishin sundimtarë tepër despotikë e të padrejtë. Për t’i ndëshkuar, Zoti krijoi situata që çuan në shkatërrimin e rrënimin e tyre. Për këtë Mes’udi shkruan: Amalekitët kishin mbjellur gjithandej vese dhe kaos, prandaj Zoti solli në vend të tyre sundimtarë të tjerë, që i vranë dhe i shkatërruan. (Muruxh udh-Dheheb, Vol. 1, f. 265.).

 

Pas këtyre amalekitëve, sundimtar u bë Welid bin Musabi. Disa studiues thonë se ai vinte nga fisi Lakhm i Sirisë, kurse disa të tjerë thonë se ishte i fisit Katabi. Në fakt Bin Musabi është faraoni që jetoi në ditët e Profetit Musa. Krenaria, egoizmi, paturpësia e arroganca e tij ishin të tilla, saqë, me pretendimin ‘unë jam Zoti më i lartë’, e bindi veten që pikërisht ai ishte mbi gjithë fuqitë e botës, duke gënjyer e bindur edhe veten që asnjë forcë s’mund t’ia hiqte nga duart mbretërinë dhe qeverisjen. Kur’ani e shpreh me këto fjalë pretendimin e tij ‘unë dhe askush tjetër më’: “Dhe Faraoni u thoshte njerëzve të vet: ‘O populli im, a nuk është imja mbretëria e Egjiptit? Po këta lumenj, që rrjedhin pranë meje? A nuk vihet re?”’ (Kur’ani, 43:51). Por kur perandoria e tij iu afrua fundit, u shkatërrua në pak çaste. As pozicioni i tij  dhe shërbëtorët e tij nuk mundën t’ia presin rrugën këtij procesi, të cilin nuk e ndaloi dot as hapësira e pafund e mbretërisë së tij. Ishin valët e po atyre lumenjve, që dukeshin sikur përkundeshin për të dhe për krenarinë e tij, që e përpinë, ia nxorën trupin në breg për të qenë mësim për të gjithë, dhe e çuan shpirtin e tij në Skëterrë. Në po këtë mënyrë u vra e u shkatërrua edhe populli i Rasit, ngaqë përbuzte predikimin dhe thirrjen e një profeti, si dhe për revoltë dhe mosbindje. Lidhur me këtë Kur’ani thotë: “U dhamë shembuj dhe fiseve të Adit e të Themudit dhe banorëve të Rasit e brezave të tërë midis tyre, pastaj i shkatërruam secilin prej tyre e i shfarosëm që nga rrënjët.”

 

Ras është emri i një lumi në rajonin e Azerbaixhanit, ku ndodheshin dymbëdhjetë qytete-porte, banorët e të cilëve njiheshin si populli i Rasit. Emrat e këtyre qyteteve-porte ishin Aban, Aazar, Dee, Bahman, Isfandar, Farvardin, Urdi Behesht, Khordad, Mardad, Teer, Mehr dhe Shahrior. Si kryeqendër e tyre ishte Isfandari. Në këtë qytet ishte një pishë që e kishte mbjellur Jath bin Nuhi e që quhej Pema e Mbretit. Nga farat e saj ishte mbjellë nga një pemë tjetër në secilin nga qytetet e tjera. Çdo muaj banorët e tyre mblidheshin në një nga qytetet dhe i bënin pemës nderime. Ditën e Novruzit, një herë në vit, ata shkonin në Isfandar dhe adhuronin me nderime të veçanta pemën mëmë, duke ofruar kurbane e duke u lutur t’u plotësonte dëshirat. Zoti dërgoi bin Jakubin, profet nga linja e Is’hakut për të ndaluar adhurimin e kësaj peme, e ky u përpoq t’i largonte nga adhurimi heretik, po ata nuk e dëgjuan, e përzunë, u rebeluan kundër tij e vendosën që ta vrisnin. Për këtë hapën pranë lumit një pus, hodhën Jakubin në të e ia zunë grykën me një gur, duke i shkaktuar një vdekje çnjerëzore. Ky krim mizor u pasua nga hakmarrja e pamëshirshme Hyjnore. Mbi ta fryu një erë e nxehtë e tepër e fortë, që i dogji të gjithë banorët e Rasit, kurse nga nëntoka shpërtheu një lavë sulfurore, që i përvëloi të dymbëdhjetë qytetet dhe i shkatërroi e shkriu të gjitha kufomat e tyre. IIAmmar ibn Jasiri ka qenë një nga të parët që është kthyer në musliman dhe muslimani më i parë që ndërtoi në shtëpinë e tij një xhami për t’iu falur Zotit. Ammari u fut në Islam së bashku me të atin, Jasirin, dhe të ëmën, Sumejen. Për këtë veprim të tyre Kurejshët i torturuan mizorisht dhe Ammari i humbi të dy prindërit, që, në këtë mënyrë, u bënë të parët martirë të Islamit që ishin burrë e grua.

 

Amari ishte ndër ata që emigruan në Abisini dhe muhaxhiri i parë i Medinës. Ka qenë i pranishëm në betejën e Bedrit dhe në të gjitha betejat e ngjarjet e tjera të rëndësishme të muslimanëve, sa kohë që ishte gjallë Profeti i Shenjtë. Në të gjitha ato është shquar për rolin e tij të madh dhe për përpjekje maksimale. Tregohen shumë hadithe nga Profeti për vlerësimin e virtyteve të Ammarit, tipareve të tij të shquara e punëve të tij të vlefshme, siç është ajo që tregojnë Aisheja dhe të tjerë, sipas së cilës vetë Profeti ka thënë: “Ammari ishte i mbushur me besim, që nga maja e flokëve e deri tek tabani i këmbëve”. Në një tjetër traditë, Profeti i Shenjtë ka thënë për Amarin:

 

Ammari është me të vërtetën dhe e vërteta është me Amarin. Kur vjen ai, vjen e vërteta. Ammari është pranë meje aq afër, sa syri me hundën. Medet! Një grup rebelësh ka për ta vrarë. (Ibn Sa’d, et-Tabakat, vol. 3, f. 187; el-Hakim, el-Mustedrek, vol. 3, f. 392; Ibn Hisham, es-Sireh, vol. 2, f. 143; Ibn Kethir, el-Bidaje we’n-Nihaje, vol. 7, ff. 268, 270). Po kështu është e mirënjohur dhe e padiskutueshme tradita që përcjellin njëzetë e pesë sahabë të Profetit të Shenjtë [el-Bukhari (Sahih, vol. 8, ff. 185-6), Tirmidhiu (Xhami usSahih, vol. 5, f. 669); Ahmed ibn Hanbel (Musned, vol. 2, ff. 161, 164, 206; vol. 3, ff. 5, 22, 28, 91; vol. 4, ff. 197, 199; vol. 5, ff. 215, 306; 307; vol. 6. ff. 289, 300, 311, 315)], si dhe shumë historianë e muhadithë të Islamit: Medet! Një grup rebelësh që do duan t’i largohen së vërtetës, do ta vrasin Ammarin. Ammari do t’i thërrasë ata për në Parajsë, kurse ata do t’i thërrasin për në Ferr. Por në Ferr do të shkojnë vrasësi i tij dhe ata që do ta zhveshin nga rrobat dhe armët. Ibn Haxher el-Askalani (Tahdhib ul-Tahdhib, vol. 7, f. 409; el-Isabeh, vol. 2, f. 512) dhe es-Sujuti (el-Khasa’is ul-kubra, vol. 2, f. 140) thonë: “Ky hadith është ‘mutewatir’1455”. Ibn Abd ul-Berri (el-Isti’ab, vol. 3, f. 1140) thotë:

 

Transmetimi i tij bëhet me zinxhir të pandërprerë, duke përfunduar tek Profeti i Shenjtë, i cili thotë: “Një grup rebel do ta vrasë Ammarin”; kjo është një tjetër dëshmi për dijenitë sekrete të Profetit dhe një tjetër shenjë e aftësive të tij për profetizim. Kjo traditë është midis traditave më autentike e më të padyshimta. Pasi vdiq Profeti i Shenjtë, Ammari u bë një nga partizanët më të flaktë e mbështetësit më të mëdhenj të Imam Aliut në të tre kalifatet e para. Gjatë Kalifatit të Tretë, kur besimtarët protestuan kundër politikave të Uthmanit në shpërndarjen e Thesarit Publik, ai u deklaroi publikisht se paratë që ishin në thesar, ishin të shenjtëruara dhe i takonin Zotit, prandaj ai kishte të drejtën që t’i përdorte ashtu siç e mendonte ai të arsyeshme, si kalif i Profetit që ishte. Pas kësaj ai kishte kërcënuar dhe mallkuar të gjithë ata që përpiqeshin ta pengonin e që flisnin për këtë çështje. Atëhere Ammari shpalli hapur e me guxim mosaprovimin e tij e nisi ta akuzonte me një indinjatë që kishte kohë që i ziente, për injorim të interesave të popullit të thjeshtë dhe për ringjallje të zakoneve pagane, që kishte çrrënjosur Profeti me aq shumë mundim. Kalifi urdhëroi ta rrihnin. Menjëherë u ngritën disa Umejjadë të afërm në Transmetimi i tij bëhet me zinxhir të pandërprerë, duke përfunduar tek Profeti i Shenjtë, i cili thotë: “Një grup rebel do ta vrasë Ammarin”; kjo është një tjetër dëshmi për dijenitë sekrete të Profetit dhe një tjetër shenjë e aftësive të tij për profetizim. Kjo traditë është midis traditave më autentike e më të padyshimta. Pasi vdiq Profeti i Shenjtë, Ammari u bë një nga partizanët më të flaktë e mbështetësit më të mëdhenj të Imam Aliut në të tre kalifatet e para. Gjatë Kalifatit të Tretë, kur besimtarët protestuan kundër politikave të Uthmanit në shpërndarjen e Thesarit Publik, ai u deklaroi publikisht se paratë që ishin në thesar, ishin të shenjtëruara dhe i takonin Zotit, prandaj ai kishte të drejtën që t’i përdorte ashtu siç e mendonte ai të arsyeshme, si kalif i Profetit që ishte. Pas kësaj ai kishte kërcënuar dhe mallkuar të gjithë ata që përpiqeshin ta pengonin e që flisnin për këtë çështje. Atëhere Ammari shpalli hapur e me guxim mosaprovimin e tij e nisi ta akuzonte me një indinjatë që kishte kohë që i ziente, për injorim të interesave të popullit të thjeshtë dhe për ringjallje të zakoneve pagane, që kishte çrrënjosur Profeti me aq shumë mundim. Kalifi urdhëroi ta rrihnin. Menjëherë u ngritën disa Umejjadë të afërm në fis me kalifin dhe u vërsulën mbi Ammarin e nderuar, ndërsa vetë kalifi nisi ta qëllonte me shkelma dhe këpucë në vendet delikate, derisa i shkaktuan hernie. Ammari humbi ndjenjat për tre ditë me radhë e për të u kujdes Umm al-muminin Um Selime, që e mori në shtëpinë e saj. Kur erdhi në vete, tha: “Subhanallah, nuk është hera e parë që duroj tortura për hir të së vërtetës” (el-Baladhuri, Ansab ul-Ashraf, vol. 5, ff. 48, 54, 88; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, vol. 3, ff. 47-52; Ibn Kutejbe, el-Imameh we’l-sijaseh, vol. 1, ff. 35-36; Ibn Abd Rabbih, el-Ikd ul-ferid, vol. 4, f. 307; Ibn Sa’d, et-Tabakat, vol. 3, Pj 1, f. 185; ed-Dijarbakri, Tarikh ul-Khamis, vol. 2, f. 271). Kur Imam Aliu u bë kalif, Ammari ishte një nga përkrahësit e tij më të sinqertë. Ai mori pjesë në mënyrë aktive në gjithë veprimtaritë shoqërore, politike e ushtarake të asaj kohe, sidomos në betejat e Xhemelit e të Siffinit. Amari ra dëshmor më 9 Sefer të vitit 37 H. gjatë betejës së Siffinit, kur i kishte kaluar të shatëdhjetat. Atë ditë, Ammari kishte ngritur sytë nga qielli dhe kishte thënë: O Zoti im! Ti e di me siguri që sikur të kishte qenë dëshira Jote të hidhesha në këtë lumë1456 e të mbytesha, do ta bëja. O Zoti im! Ti e di, sigurisht, që për hirin Tënd unë do mund ta ngulja shpatën time drejt e në zemrën time, deri sa të më dilte në anën tjetër të trupit. O Zoti im! Unë nuk mendoj se mund të ketë gjë tjetër më të pëlqyeshme për Ty, sesa të luftoj këtë turmë mëkatarësh; e, po ta di se ka veprim tjetër, që Ti e do më shumë, unë do ta bëja. Ebu Abdur-Rahman es-Sulami rrëfen:

 

Ne kemi qenë të pranishëm me Imam Aliun në Siffin, ku pashë Ammar ibn Jasirin, të cilin e ndiqnin shokët e Profetit të Shenjtë sikur të ishte ndonjë flamur. Dëgjova Ammarin t’i thërriste Hashim ibn Utbes: “O Hashim! Vërsulu mbi radhët e armikut. Parajsa është nën tehun e shpatës! Sot do takoj të dashurit e mi, Muhammedin dhe shokët e tij”. Pastaj tha: “Për Atë Zot! Edhe sikur të na ndiqnin deri në palmat e Haxharit, përsëri do mbeteshim të sigurtë që e drejta është me ne dhe e padrejta është me ta”. Dhe Ammari vazhdoi duke iu drejtuar armiqve: Dikur ju luftonim se Zotin s’e njihnit dhe Librin s’e pranonit, E sot, sepse Librin shtrembëruat dhe se Zotin prapë s’e doni I kemi zhveshur shpatat t’jua heqim kokat nga vendet e tyre, O do vejë e drejta në vend, o vetëm mort do keni e mynxyrë. Tregimtari vazhdon se ai nuk kishte parë asnjëherë të vriteshin aq shumë shokë të Profetit në një ditë të vetme:

Pastaj Ammari u fut hipur mbi kalin e tij në fushën e betejës dhe nisi të luftonte. Ai i ndiqte me këmbëngulje armiqtë dhe bënte sulm pas sulmi duke hedhur parrulla që i trimëronin njerëzit e tij, derisa një grup sirianësh të poshtër e rrethuan nga të gjitha anët e një i quajtur Abu el-Ghadijah el-Xheuheri i dha një goditje shpate që s’mundi ta mbante dot, prandaj u kthye në kamp. Aty kërkoi ujë, por i sollën një sapllak me qumësht. Kur e pa, Ammari tha: “I Dërguari i Allahut më kishte thënë të vërtetën”. Njerëzit e pyetën se ç’donte të thoshte me ato fjalë, e ai u tha: “Profeti i Zotit më ka

thënë që gjëja e fundit që do më jepet nga kjo botë, do jetë qumësht”. Pastaj e mori sapllakun në duar, e piu dhe ia dha shpirtin Zotit të Madhërishëm. Kur e mori vesh Imam Aliu vdekjen e tij, iu ul pranë trupit, ia mori kokën në prehër e mbajti për të këtë fjalim të dhimbshëm: Nuk ka besim të vërtetë muslimani që nuk u prek nga vrasja e të birit të Jasirit e s’u helmua nga kjo humbje kaq e madhe. Zoti pastë mëshirë për Ammarin ditën që përqafoi Islamin, Zoti pastë mëshirë për Ammarin ditën që u vra, dhe Zoti pastë mëshirë për Ammarin ditën që erdhi në jetë. S’ka dyshim, Ammari ishte i atij rangu, që s’mund të quash tre persona shokë të Profetit, pa quajtur atë të katërtin, e nuk mund të kujtosh katër prej tyre, pa përmendur të pestin Ammarin. Nuk ka asnjë shok të Profetit të mos jetë i bindur se ai e meritonte Parajsën dy apo tre fish dhe se e kish fituar qysh në të gjallë. Parajsa i dhëntë gëzim Ammarit tani e tutje. Sigurisht është thënë nga vet Profeti i Shenjtë, që Ammari është me të vërtetën, që e vërteta është me Ammarin, që ai është ku është e vërteta dhe që vrasësi i tij do digjet në Skëterrë. Pastaj Imam Aliu bëri përpara, fali xhenazen e tij dhe e varrosi me duart e tij e me veshjet e tij.

 

Vdekja e Ammarit shkaktoi një tronditje të madhe edhe në radhët e ushtrisë së Mu’avies, sepse në krahun e tij ndodheshin një numër njerëzish të shquar, që ishin të bindur se po luftonin për një çështje të drejtë kundër Imam Aliut. Këta njerëz e dinin thënien e Profetit të Shenjtë, që Ammari do të vritej nga një grup, i cili luftonte në anën e gabuar. Kur panë se Ammari u vra nga ushtria e Mu’avies, u bindën që ndodheshin në kampin e gabuar dhe që Imam Aliu ishte përfundimisht në të drejtë. Ky dyshim përfshiu si komandantët, edhe radhët e ushtarëve të thjeshtë, por Mu’avia mundi t’i qetësonte duke u thënë që Ammarin e kishte sjellur Imam Aliu në fushën e betejës, prandaj ishte ai përgjegjës për vdekjen e tij. Kur ia treguan këtë gjë Imam Aliut, ai tha se kjo ishte njësoj sikur ta quaje Profetin e Shenjtë fajtor për vdekjen e Hamzait, meqenëse ishte ai që e kishte shpënë në betejën e Uhudit. IIIIbn Texhihani ka qenë një nga prijësat e rëndësishëm të ensarëve dhe një nga ata që i bëri ‘Betimin e Ridvanit’ Profetit të Shenjtë. Ai ka marrë pjesë në betejën e Bedrit e në të gjitha betejat e ngjarjet e tjera të rëndësishme sa ishte gjallë Profeti. Ai ishte gjithashtu një nga mbështetësit e sinqertë të Imam Aliut. Ka marrë pjesë në betejën e Xhemelit dhe në atë të Siffinit, ku edhe ra dëshmor. (Ibn Abd ul-Berr, el-Isti’ab, Vol. 4, f. 1773; Siffin, f. 365; Ibn ul-Athir, Usd ul-ghabeh, Vol. 4, f. 274; Vol. 5, f. 318; Ibn Haxher el-Askalani, el-Isabeh, Vol. 3, f. 341; Vol. 4, f. 312-313; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, Vol. 10, f. 107-108; el-Baladhuri, Ansab ul-ashraf, f. 319).

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top