Zelib Jemani e pyeti Imam Aliun nëse e kishte parë Zotin. Ai iu përgjigj: “E si mund ta adhuroja një Zot që nuk e kam parë!”. Atëhere ky kërkoi të dinte: “Si e keni parë Atë?” Imam Aliu iu përgjigj:
Atë nuk e shohin dot sytë ballë për ballë, po zemrat e perceptojnë nëpërmjet realiteteve të besimit. Ai është pranë gjërave, por jo fizikisht i pranishëm. Ai është larg prej tyre, por jo i ndarë fizikisht. Ai është folës, por jo përmes të medituarit. Ai synon, por pa u përgatitur më parë. Ai modelon, por pa i vënë gjymtyrët në punë. Ai nuk mund të shikohet si objekt, por s’mund të cilësohet ekzistencë e fshehtë. Ai është i madh, por s’i vishet dot mburrje e arrogancë. Ai shikon, por nuk mund t’i vishet shqisa e të parit. Ai është i mëshirshëm, por s’mund t’i vishet dobësi zemre. Zemrat na fërgëllojnë nga droja prej Tij, ndërkohë që ulim kokat para Madhështisë së Tij.