Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 176

 

 Gjatë një predikimi

 

Kërkoni përfitim në thëniet e Zotit dhe pranoni paralajmërimet dhe këshillat e Tij, sepse s’ju ka lënë vend për shfajësim, qysh kur ju ka siguruar udhëheqje të qartë, ju ka pajisur me arsyetim e ju ka treguar veprimet që pëlqen e urren, që të bëni të parat e të mos bëni të dytat. I Dërguari i Zotit thoshte: “Parajsa kushtëzohet me gjëra të pakëndshme1417, e Skëterra me epshe dhe nepse’. Dhe vërtet, bindja ndaj Zotit është e pakëndshme në dukje, ndërsa mosbindja ndaj Tij ka dukje më komode. Zoti pastë mëshirë për ata që i qëndruan pasionit larg dhe e çrrënjosën lakminë nga zemra, sepse zemra e njeriut rreh për larg, por kur jepet pas ambicjes, priret për mosbindje. Prandaj mbani mend, o krijesa të Zotit: Besimtari duhet të jetë dyshues ndaj zemrës së vet çdo mëngjes e mbrëmje. Asaj duhet t’ia ngarkojë gjithnjë të metat e t’i kërkojë më shumë punë të mira. Silluni si të mirët që ikën para jush, dhe si të devotshmit që ju prijnë. Ata e lanë këtë botë si shtegtarë, duke ecur nëpër të si në një rrugë.

 

Madhështia e Kur’anit të Shenjtë

 

Dhe dijeni që Kur’ani është këshilltar që s’gënjen kurrë, udhërrëfyes që s’shpie asnjë herë në rrugë të gabuar dhe tregimtar që s’thotë gënjeshtra. Akush s’mund të rrijë në shoqëri të atij Libri pa marrë e lënë diçka kur ndahet prej tij: Merr prej tij udhëheqje e lë verbërí. Dijeni, që askush nuk do ta ndiejë nevojën e ndonjë gjëje, pasi është drejtuar te Kur’ani, dhe askush nuk do të çlirohet nga ambicjet, para se t’i jetë drejtuar Kur’anit. Kështu pra, kërkojani atij kurimin e sëmundjeve tuaja dhe lypjani atij ndihmën për dertet tuaja. Sepse vetëm ai mund t’jua shërojë sëmundjet më të rënda të mosbesimit, përçarjes, hipokrizisë, revoltës e çoroditjes. Kthehuni te Zoti përmes dashurisë së tij, lutjuni Zotit, e jo njerëzve, përmes tij. Sepse s’ka tjetër, që t’ju rikthejë tek Zoti, si ai.

 

Kujtoni, që ai është ndërmjetësues e që ndërmjetësimi i tij do të pranohet. Ai është orator që i ka dhënë provat, tashmë. Për këdo që do të flasë Kur’ani Ditën e Gjyqit, fjala e tij do të pranohet. Ai, për të cilin Kur’ani flet keq në Ditën e Gjykimit, do dënohet për shkak të dëshmisë së tij. Një lajmëtar do të lajmërojë në Ditën e Gjykimit: “Dëgjoni: Çdo mbjellës farash është në hall, përveç mbjellësve të Kur’anit”. Prandaj bëhuni mbjellës e pasues të tij dhe bëjeni udhërrëfyesin tuaj për tek Zoti. Kërkoni këshillën e tij për punët tuaja, mos u zini besë mendimeve që bien ndesh me të dhe quajini të dys himta dëshirat që lidhen me çështje të Kur’anit. Për besimtarët e punët e tyre të mira, si dhe për hipokritët e punët e tyre të shëmtuara Veprim! Veprim! Shikoni fundin dhe qëndroni të palëkundur. Dhe pas kësaj ushtroni durimin e devocionin. Ju keni një objektiv, ecni drejt tij! Keni një shenjë, udhëhiquni prej saj. Islami ka synim. Ecni drejt synimit të tij. Ecni drejt Zotit, duke zbatuar rregullat që Ai ju ka urdhëruar. Ai i ka shpallur qartas kërkesat e Tij ndaj jush. Unë jam dëshmitari juaj dhe Ditën e Gjykimit do paraqes shfajësime në favorin tuaj. Hapni sytë: Ajo që është urdhëruar, ka ndodhur dhe ajo që është vendosur, është vënë në jetë. Unë po ju flas me premtimet dhe arsyet e Zotit. Sepse Zoti i Lavdishëm thotë: “Atyre që thanë, ‘Allahu është Zoti ynë!’ e s’u lëkundën nga ky qëndrim, u shkojnë engjëjt e u thonë: ‘Mos u trembni e mos u hidhëroni, por pranoni lajmin e mirë e të gëzuar të Parajsës, që ju ishte premtuar.’” (Kur’ani, 41:30).

 

Ju keni thënë: “Allahu ynë është Zoti”. Atëhere mbahuni fort tek Libri i Zotit, në rrugën e Porosisë së Tij dhe në kursin e virtytshëm të adhurimit të Tij. Pas kësaj mos u largoni prej tij, mos futni në të risi e mos i ktheni kurrizin, sepse atyre që i kthejnë shpinën këtij kursi, nuk do t’u jepet Mëshira e Zotit në Ditën e Gjykimit. Hapni sytë dhe mos e prishni sjelljen tuaj e mos ndryshoni, po ruani vetëm një gjuhë. Njeriu duhet ta mbajë gjuhën e tij nën kontroll, se ajo tregohet e pabindur me të zotin. Për Allah, unë mendoj se frika e Zotit nuk i jep dorë një njeriu që e pranon, në se nuk mba në kontroll gjuhën e tij. Sigurisht, gjuha e besimtarit është pas shpinës së zemrës së tij, e zemra e jobesimtarit është pas shpinës së gjuhës së tij. Besimtari e bluan mirë në mendje atë që dëshiron të thotë: Në qoftë e mirë, e thotë, në qoftë   e keqe, e lë në fshehtësi. Kurse jobesimtari flet gjithçka që i vjen në gjuhë, pa ditur çfarë është në favorin e tij dhe çfarë është kundër tij. Profeti i Zotit thotë: “Besimi i njeriut s’mund të jetë i shëndoshë, kur zemra1426 e tij nuk është e patundur, e zemra e tij nuk mund të jetë e patundur, po të mos jetë nën fré gjuha e tij”. Kështu, pra, secili nga ju mund t’ia dalë ta takojë Zotin nëse s’i ka duart të njollosura me gjakun e muslimanëve e pasurinë e tyre e nëse gjuha e tij ka ndenjur larg pisllëkut dhe përfoljes së tyre. Ju duhet të përpiqeni t’i fitoni këto cilësi.

 

Veprimi sipas Sunnetit dhe shmagia nga risitë

 

hme gjithçka që ka parë si të ligjshme edhe vitin e kaluar, dhe të konsiderojë këtë vit si të paligjshme atë që ka konsideruar si të paligjshme edhe vitin e kaluar. Sigurisht, ndryshimi i njerëzve nuk mund ta bëjë të ligjshme atë që është shpallur si e paligjshme; se e ligjshme është ajo që e ka bërë Zoti të ligjshme, dhe e paligjshme është ajo që e ka bërë Zoti të paligjshme. Ju i keni provuar tashmë këto gjëra dhe keni gjykuar për vlerën e tyre; juve ju është predikuar nga ata që jetuan përpara jush; ju janë dhënë shembuj dhe ju është bërë thirrje për faktin e qartë. Vetëm i shurdhri mund të mbetet shurdh ndaj saj e vetëm i verbri mund të mbetet i verbët ndaj saj. Ai që nuk mund të nxjerrë mësim nga historia e ndodhitë, që Zoti bën kaq dhembshurisht të ngjasin përditë rreth e rrotull tij, nuk mund të nxjerrë dobi nga asnjë këshillë. Ai do të ballafaqohet me humbje në jetën e tij e do ta gjykojë përherë të drejtën si të padrejtë dhe të padrejtën si të drejtë. Njerëzit janë të dy kategorive: Pasues të Sheri’atit dhe inisiatorë të ndryshimeve e të risive, që Zoti s’i dëshmon përmes Sunnetit dhe as në dritën e ndonjë argumenti tjetër.

 

Udhëheqja përmes Kur’anit të Shenjtë

 

Zoti s’ka këshilluar njeri jashtë frymës së Kur’anit, sepse ai është udhërrëfyesi e mjeti më i besueshëm i Tij. Ai përmban lulishte për zemrën e burime për dijen. Nuk ka interpretim tjetër për zemrën e mendjen njerëzore, veç Kur’anit. Medet! Kanë vdekur tashmë ata që e kuptonin dhe e mbanin parasysh, po janë gjallë ata që e kanë harruar e hiqen sikur e kanë harruar. Nëse shikoni ndonjë të mirë, ta mbështetni, po nëse shikoni të keqe, t’i largoheni, sepse Profeti i Zotit thoshte shpesh: “O bir’ i Ademit, ushtroje të mirën dhe largohu nga e keqja; se vetëm kështu, ndiqet udh’ e drejtë”.

 

Llojet e padrejtësive

 

Dijeni që padrejtësia është tri llojesh: Njëra është padrejtësia që nuk do të falet, e dyta - ajo që nuk do të kalohet pa dhënë llogari për të, dhe e treta ajo që do të falet pa kërkuar hesap. Padrejtësia që nuk do të falet është të pranosh zotër të tjerë, përveç Zotit. Sepse Zoti ka thënë: “Zoti s’e fal besimin në më shumë se një Zot.” (Kur’ani, 4:48, 116).

 

Padrejtësitë që do falen janë ato që njeriu bën ndaj vetes, duke kryer mëkate të vogla; dhe padrejtësitë që nuk do kalohen pa dhënë llogari, janë padrejtësitë e njerëzve ndaj njerëzve të tjerë. Shpagimi për këto raste është i ashpër. Ai s’është plagosje me thika, as rrahje me shufër, por është kaq i rreptë, sa këto gjëra janë lodra. Prandaj duhet t’i shmangni luhatjet në punët e fesë së Zotit, se uniteti juaj në çështje të së drejtës, që ju s’e pëlqeni, është më i mirë se hallakatja juaj pas të gabuarës, që ju e pëlqeni. Sigurisht, Zoti nuk i ka dhënë kujt gjë të mirë nëpërmjet ndarjes, qoftë ai i vdekur apo i mbijetuar. O njerëz: Është i bekuar njeriu, që s’i sheh të metat e të tjerëve, sepse sheh të vetat! Është i bekuar njeriu që kufizohet në caqet e shtëpisë së tij, ha bukën e tij, varros vetveten duke iu bindur Zotit të tij, e lutet e përgjërohet për mëkatet e tij, në mënyrë që Zoti ta ndihmojë të merret me punët e tij dhe njerëzit të jenë të sigurtë prej tij.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top