• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 175

 

Paralajmërim njerëzve të shkujdesur, dhe rreth gjerësisë së dijeve të tij

 

O njerëz, që nuk përfillni, por që jeni të përfillur, që koha ju ikën pa punë të mira e që do jepni llogari për këtë! Si ndodh që ju shikoj t’i largoheni Zotit e të mendoni për të tjera gjëra?! Jeni bërë si bagëtia, që çobani i çon në një kullotë të molepsur nga sëmundjet dhe në një vend me ujë të qelbur. Jeni bërë si kafshët që ushqehen për t’u therur e që nuk e kuptojnë, pse veprojnë kështu me to. Kur trajtoheni mirë, mendoni se kështu do shkojë e gjithë jeta juaj dhe se gjithçka në këtë botë është të hash e të pish.

 

Për Allah, po të doja do mund t’i tregoja secilit nga ju se nga vjen, ku do të shkojë, si dhe gjithë gjërat e tjera të tij, po trembem se kështu do braktisnit Profetin e Zotit për hirin tim. Këto do t’u transmetohen vetëm të zgjedhurve, për të cilët nuk shtrohet çështja e një frike të tillë. Për Atë Allah, që dërgoi Profetin e Shenjtë me të drejtën dhe e dalloi mbi të gjithë krijimin, unë nuk flas tjetër, veç së vërtetës. Profeti m’i ka thënë të gjithaI , që nga vdekja e çdo të vdekshmi e shpëtimi i atyre që u është dhënë shpëtim, e deri tek pasojat e kësaj pune1412. Asgjë nga ato që do më ndodhin në jetë, nuk e la pa ma shtënë në vesh e pa ma thënë. O njerëz, unë s’ju kërkoj të bindeni, nëse s’jam unë ai që bindet më parë, e nuk ju ndaloj të mos bindeni, në qofsha unë i pari që heq dorë nga bindja.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top