• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 171

 

Kur vendosi ta luftonte armikun ballë për ballë në Siffin, Imam Aliu tha: O Zoti im, Mbështetësi i qiellit të lartë e i kupës së varur të Gjithësisë, që Ti e bëre strehë për natën dhe për ditën, udhë për Diellin e Hënën e yjet që vërtiten, e banesë për engjëjt e Tu, që nuk lodhen kurrë në adhurimin Tënd! O Mbajtës i këtij dheu, që Ti e bëre folé për njerëzit dhe vend ku enden insektet, bishat e shumë krijesa të tjera, që lindin e zhduken e janë të dukshme e të padukshme! Ti, që i ngule malet e gurta si pyka për të fiksuar dheun dhe si mbështetje për njerëz e kafshë! Në qoftë se do na japësh fitoren mbi armikun tonë, mbana në rrugën e drejtë të së vërtetës, larg teprimeve. E nëse ua jep atyre fitoren mbi ne, na jep therorí e na shpëto nga e keqja dhe padrejtësia.

 

Ku janë ata që mbrojnë nderin, ata njerëz që respektojnë veten dhe u dalin zot njerëzve të respektuar në kohë të vështira? Pas shpine keni turpin, përpara Parajsën.

___________

 

(Në këtë ligjëratë Imam Aliu prek tema të astrofizikës në një kohë që nuk i imagjinonte kush. Në një kohë kur toka jonë shihej si qendra e Universit, kur dheu, zjarri, uji e ajri quheshin si elemente bazë të çdo gjëje, kur askush nuk e kishte shkuar në mend të besonte në diçka imagjinare, si energjia dhe rrezatimi, kur dijetarëve të mëdhenj u dukej fantastike ideja e Gjithësisë së fundme, e kur yjet shikoheshin si trupa të fiksuar në qiell, Imam Aliu aludonte fundësinë e Universit, shpërndarjen e rrezatimin e energjisë, mikrobet e viruset e padukshme, lëvizjen e pllakave kontinentale etj. (për këto, shih shënimin 552 të ligjëratës no. 1). Kjo është provë bindëse që dijet e tij s’ishin tokësore, po Hyjnore. Natyrisht, këto tema ai i trajtonte në sensin e evolucionit të mendjes njerëzore, duke u fokusuar më shumë në planin moral, thjesht për të diskutuar për cilësitë e Zotit të Gjithëfuqishëm e përshkruar Pushtetin, Fuqinë e Lavdinë e Tij.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top