• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 168

 

 Pasi iu betuan Imam Aliut për besnikëri, disa nga sahabët e Profetit të Shenjtë i thanë: “Ti duhet t’i ndëshkosh njerëzit që sulmuan Uthmanin”. Ai u përgjigj: Vëllezër, unë nuk jam i paditur për atë që ju dini e doni, po ku ta gjej fuqinë për një gjë të tillë, ndërkohë që sulmuesit kanë akoma pushtet të madh? Epërsinë e kanë ata mbi ne, dhe jo ne mbi ata. Gjendja është e atillë që me ta janë ngritur edhe skllevërit tuaj, e me ta janë bashkuar edhe beduinët Arabë. Tani ata janë midis jush e ju dëmtojnë siç ua do qejfi, e ju nuk u bëni dot gjë. A shikoni ndonjë rrugë për ta tejkaluar këtë gjendje të rëndë e për ta arritur synimin tuaj? Sigurisht, kjo kërkesë është e periudhës paraislame dhe këta njerëz kanë mbështetje. Po të ngrihet ky problem, njerëzit do të kenë mendime të ndryshme për të. Një palë do të mendojnë si ju, ndërsa një palë tjetër nuk do kenë të njëjtin mendim. Por veç këtyre do të ketë dhe një grup të tretë, që nuk do të jetë as me njerën palë, e as me tjetrën. Kini durim, deri sa njerëzit të qetësohen dhe gjakrat të ulen, në mënyrë që e drejta të arrihet lehtë. Ju duhet të keni besim e siguri te unë e të prisni çfarë do t’ju vijë përmes meje. Mos bëni asgjë që të rrënojë pushtetin tuaj, të dobësojë fuqinë tuaj dhe të prodhojë indiferencë e turp. Unë do ta mbaj këtë gjendje nën kontroll aq sa të mundem; por, natyrisht, nëse do ta shoh të domosdoshme, do ta bëj trajtimin e saj të fundit duke e djegur me hekur të skuqur.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top