Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

 

 

Duke përshkruar krijimin e mrekullueshëm të Palloit Zoti ka krijuar qenie të mrekullueshme, midis tyre dhe gjallesa e jo gjallesa, të lëvizshme e të palëvizshme. Ai dha përmes tyre prova të qarta për fuqinë e Tij krijuese e fine e për pushtetin e Tij të madh, që i bën mendjet të përulen përpara Tij në shenjë nënshtrimi dhe nderimi. Argumentet e Njëshmërisë së Tij janë të mahnitshme. Shikoni vetëm zogjtë që ka krijuar sa të ndryshëm janë - zogj që jetojnë në brazdat e tokës e në brigjet e lumenjve, në zgavrat e grykave të larta dhe në majat e maleve. Ata kanë lloje krahësh e tipare të ndryshme dhe veprojnë e sillen siç ua ka shkruar Fuqia Hyjnore e flatrojnë në hapësirën e pamatë të qiellit ashtu  siç deshi Ai. Ai i pruri në qenie nga mosqenia me forma të jashtme të çuditshme, dhe i ngjizi me kyçe e kocka të veshura me mish. Disave prej tyre nuk u dha fluturim të kollajshëm, për shkak të trupave të tyre të rëndë, por i lejoi t’i rrihnin krahët vetëm për lartësi të vogla mbi tokë. Ai u dha veshje me ngjyra të ndryshme me Fuqinë e Tij elegante e të stërholluar e me Pushtetin e Tij krijues. Midis tyre, disa janë ngjyrosur me një nuancë të vetme, sa duket sikur në të gjithë trupin e tyre nuk mund të gjesh vend për ndonjë nuancë tjetër, por ka edhe të tjerë që nuancohen brenda një ngjyre të vetme dhe që kanë në qafë unaza me ngjyra, që dallojnë në një sfond të përgjithshëm.

 

Për palloin

 

Por më mahnitësi midis tyre në pikëpamje të krijimit është palloi, që Zoti e krijoi me trup të fortë e të rregullt, me përmasa simetrike e me bisht të gjatë e të mrekullueshëm, duke kombinuar me art të paarritshëm nuanca ngjyrash mahnitëse, me krahë, fundet e të cilëve shtresëzohen mbi njëritjetrin dhe bëhen të padepërtueshëm. Kur i qaset femrës, e shpalos bishtin e mbledhur dhe e ngre lart si velën e anies kur e tendos detari, derisa sfondi i tij ia rrethos kokën si një brerore. Ai ndihet krenar me nuancat e tij e krekoset me lëvizjet e tij. Çiftimin e bën si gjel, duke i kërcyer femrës për ta mbarsur si ata meshkujt energjikë dhe epshorë gjatë përleshjes. Të gjitha këto po ua them se i kam parë vet, ndryshe nga ato që tregohen sipas rrëfimeve të dëgjuara, apo si bestytni e disa njerëzve, të cilët mendojnë se ai e fekondon femrën me anë të një pike loti, që i rrëshqet nga syri e i qëndron mbi kapakë, prej nga femra e gëlltit dhe shtron, pas kësaj, vezë të mbarsura. Kjo është përrallë jo më pak fantastike se çiftimi i korbave përmes sqepit ndërkohë që kojnë njëri-tjetrin.

 

Kujtoni pendët e tij si shufra argjendi me rrathët e mrekullueshëm dhe puplat diellore, që mbijnë nëpër to si ar i kulluar përzier me copra smeraldi gjelbërosh. E nëse ju kënaqin më shumë stolitë që rrit toka, mund t’i përqasni me buqeta lulesh mbledhur nëpër pranverë. E po t’i krahasonit me veshje, do mund të thuhej se janë si ato shamitë lara-lara Jemenase, e si rrobat me figura të qëndisura me fije ari e argjendi. E po t’i krahasonit me zbukurime e stolira, janë margaritarë të ngjyrave të ndryshme, rrethuar me sumbulla ari e argjendi. Palloi çapit me mburrje e krenari, tund bishtin e krahët e tij të shpalosur dhe kënaqet duke admiruar elegancën e veshjes së tij e nuancat e gjerdanit të  tij plot gurë të çmuar. Po kur u hedh një sy kërcinjve, gërthet me zë të mjerueshëm e qahet i dëshpëruar thellë për këmbët që s’i shkojnë fare trupit të tij, sepse i ka të holla si të gjelave të kryqëzuar indo-persianë. Në fund të kërcirit i ndodhet një çapua dhe aty ku ka vendin e krifës, ka një tufë me pupla të larme jeshile. Qafa i fillon në formën e një kupe dhe shtrirja e saj deri tek barku ka një nuancë si ajo që përdorin në Jemen për ngjyrimin e flokëve, apo si veshja e mëndafshtë e lëshuar mbi një pasqyrë të lëmuar, që duket sikur është kredhur në një tis të zi, përveçqë, për shkak të llustrës së tepërt e shkëlqimit të fortë, duket sikur është përzier me një ngjyrë jeshile të harlisur. Që nga brimat e veshëve i niset lart nga një shirit me ngjyrë të ndezur e të shkëlqyer luledelje, që thyen e praron të zezën zotëruese të pjesëve përreth. Zor të ketë ndonjë nuancë, që të mos e ketë sadopak e të mos e ketë përkryer edhe më shumë përmes lëmimit, llustrës, shndritjes dhe ndriçimit të mëndafshtë. Kjo e bën të duket si një lulishte mahnitëse, në të cilën mungon veç freskia e stërkalave të burimit dhe ngrohtësia e diellit të beharit.

 

Por vjen koha dhe puplaja bie e veshja zhvishet për një të re; rrëzohen që nga kërcejet e pendëve si gjethet e thara në vjeshtë, pastaj fillojnë të rriten përsëri e t’i bashkohen njëra-tjetrës, derisa të bëhen prapë si ishin. Nuancat e reja nuk dallojnë fare nga të mëparshmet e ngjyrat nuk shfaqen vend e pa vend, po vetëm aty ku ndodheshin më parë. Po të shihni me kujdes një qime nga penda e tij, do t’ju duket trëndafili në të kuqe, pastaj në të gjelbër smeraldi, pastaj si e verdhë floriri. Ç’krijim! Si mund ta përshkruajë fuqia e intelektit apo dhuntia e të menduarit, si mund ta rrëfejë mjeshtëria e poetit! Mjaftojnë dhe pjesët më të imta të tij për t’ia bërë të pamundur imagjinatës riprodhimin e tyre dhe gjuhës përshkrimin e tyre. Lëvduar qoftë Zoti, i Cili e bëri zotësinë të paaftë për përshkrimin e krijimit dhe kapjen e thelbit të tij, edhe pse na e vuri para syve për ta parë - si një të tërë, të formuar, të renditur dhe të ngjyrosur. Ai e bëri gjuhën të ngathët për shprehjen elokuente të cilësive të tij dhe për lëvdimin e tij në pajtim me ç’meriton.

 

Madhështia e Zotit në të gjitha përmasat e Krijimit.

 

Lëvduar qoftë Zoti që u dha jetë e ushqim thneglave e mizave të vogla si dhe krijesave më të mëdha, që nga gjarpërinjtë e deri tek elefantët. Ai i dha çdo gjëje të gjallë trup të fortë, të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm për rolin e saj në jetë, dhe e bëri vdekjen dhe shkatërrimin e lëndës së tij faktor të detyrueshëm e të paracaktuar të ekzistencës së çdo gjëje.

 

Pjesë e po asaj ligjërate që përshkruan Parajsën

 

Po t’i hidhnit sytë e mendjes në çka ju është thënë për Parajsën, do fillonit t’i urrenit me gjithë zemër delikatesat që shijoni në këtë botë, dhe pikërisht ambicjet dhe kënaqësitë e saj, si dhe bukuritë e skenave të saj, dhe do zhyteshit në shushurimën e gjallë të pemëve, rrënjët e të cilave humbasin në grumbujt e myshkut erëmirë të brigjeve të lumenjve të kristaltë të Parajsës; do humbisnit në magjinë e vargjeve me perla të freskëta në degët e trungjet e këtyre pemëve, dhe në pamjen e frutave të ndryshme që midis gjetheve të tyre. Këto fruta mund të këputen pa vështirësi, sepse i afrohen atij që i vjel aq pranë, sa do ai vetë. Atyre që rrinë ulur në kopshtijet e pallateve të saj, u shërbehet mjaltë i pastër dhe pije të praruara.

 

Këta janë njerëz, të cilëve s’u është ndarë nderi kurrë, përderisa u lejuan të ngulen në këtë banesë të përjetshme, ku më në fund gjetën prehje nga lëvizjet e zhvendosjet. O ju, që më dëgjoni! Po të niseshit për rrugë drejt këtyre skenave të magjishme, që, edhe ato, nxitojnë drejt jush, zemrat do t’ju çmendeshin së rrahuri nga padurimi. Dhe mezi do prisnit të iknit së këtejmi e të nisnit pa vonesë gatitjet për rrugë, duke kërkuar këshillën e të varrosurve. Zoti me Mëshirën e Tij na bëftë bashkë ne dhe ju me këdo që punon me të gjitha forcat e zemrës së tij për strehën e të virtytshmëve.

 

 Shënim i Sejjid Raziut, që shpjegon disa nga pjesët e mrekullueshme dhe delikate të kësaj ligjërate. Fjalët e Imam Aliut ‘We jaurru bi mulakahat-in’, ‘el-urru’ do të thonë ‘çiftim’. Për shembull thuhet ‘Arra ul-Mir’ata jaurru-ha’, në kuptimin ‘ai çiftohet me gruan’. Në shprehjen e tij ‘Ka-annahu kilun dari-un enexhehu nutijuhu’, fjala ‘kila’ do të thotë ‘vel i anijes’, ‘Dari’ do të thotë ‘që i përket Darein-it’, që është qytet i vogël në bregdet, prej ku merreshin erëzat, dhe ‘enexhehu’ do të thotë ‘e ktheu atë’. Thuhet ‘Enexhtu-un-Nakata’ si ‘Nasartu enuxhuhe enxhen’, që do të thotë ‘kur ju e ktheni atë’. ‘Nuti’ do të thotë ‘detar’. Shprehja e tij ‘Zaffatai xhufunihi’ do të thotë ‘skajet ose kapakët e syrit’, sepse ‘Zafatan’ do të thotë ‘të dy anët’. Në fjalët e tij ‘Felaz-iz-zabarxhed’, fjala ‘Felaz’ është shumësi i ‘Filzatin’, që do të thotë ‘pjesë’. Në fjalët e tij ‘Kabais-il-luluil-ratbe’, fjala ‘Kabasa’ do të thotë ‘tufë hurmash’. ‘Asalixh’ do të thotë ‘degët’, kurse njëjësi i saj është ‘Usluxh’.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top