Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 164

 

Populli dërgoi një përfaqësi tek Imam Aliu që t’i ankohej kundër Uthmanit. Ata i kërkuan të fliste me të në emër të tyre dhe ta paralajmëronte për të mirën e tyre. Imam Aliu e takoi UthmaninI dhe i tha:

 

Njerëzit më kanë ardhur e më kanë kërkuar të jem ndërmjetës midis tyre dhe teje; por, për Allah, unë nuk e di se ç’duhet të të them. Unë nuk di asgjë që ti nuk e di dhe as mund të të njoh me ndonjë gjë, për të cilën s’ke dijeni. Sigurisht, ti di çfarë dimë ne, e ne s’kemi mësuar gjë të re, që të ta themi, as kemi marrë gjë vesh në konfidencë, që të të njohim me të. Ti ke parë si kemi parë ne, e ke dëgjuar si kemi dëgjuar ne. Ti ke ndenjur në shoqërinë e Profetit të Zotit, si kemi ndenjur edhe ne. Ibn Ebi Kuhafe dhe Umer bin Khatabi nuk ishin më të përgjegjshëm se ti për të vepruar me drejtësi, përderisa ti je më i afërm se ata të dy me Profetin e Zotit për nga fisi; veç kësaj, ti ke me të marrëdhënie përmes martesës, gjë që ata nuk e kishin.

 

Prandaj kije frikë Zotin për vetë veten tënde, se, për Allah, ty nuk po të marrin për dore, sikur të ishe i verbër, dhe as po të mësojnë gjë, sikur të ishe injorant1371. Rrugët janë të qarta dhe flamujt e besimit janë ngulur mirë. Duhet ta dish që njeriu më i shquar përpara Zotit është prijësi i drejtë, që udhëhiqet vet nga Zoti dhe udhëheq edhe të tjerët në Islam. Ai u përmbahet rrugëve të sprovuara të përvojës së Profetit dhe s’i pranon risitë që futen tinazi në fé. Rrugët e Profetit janë të qarta dhe i kanë të caktuara një herë e mirë parimet bazë të qeverisjes së mirë. Sigurisht, njeriu më i keq përpara Zotit është prijësi i padrejtë, ai që i është futur një rruge të gabuar e që fut në të pas vetes dhe të tjerët. Ai nuk e përfill Sunnetin e pranuar dhe u jep krahë reformave të ndaluara. Kam dëgjuar Profetin e Zotit të thoshte: “Prijësi i padrejtë do të paraqitet Ditën e Gjykimit pa njeri që ta mbështesë apo të japë shfajësime në favor të tij; pastaj do flaket në Ferr, në një vorbull ndëshkimesh, që do ndërrohen njëri pas tjetrit, deri sa të gjendet ndëshkimi që meriton”. Unë të përgjërohem për Atë Zot, që të mos jesh ti prijësi që do të vritet nga populli. Sepse është thënë: “Do vritet një prijës i popullit. Pas kësaj në  gji të tij do të shpërthejnë grindje e luftëra deri në Ditën e Gjyqit. Ai do t’i ngatërrojë punët e tyre e do të mbjellë trazira në gjirin e tyre. Si rezultat, ata nuk do të jenë në gjendje të dallojnë të vërtetën nga e gabuara e do luhaten si ato dallgët e ujit e do çoroditen fare”. Ti s’duhet ta bësh veten kafshë barre për Merwanin, që ai të të tërheqë ku të dojë, edhe pse je më i moshuar dhe ke më përvojë.

 

Atëhere Uthmani iu përgjigj Imam Aliut.

 

U thoni njerëzve të më japin kohë që të mund të merrem me rregullimin e ankesave të tyre.” Imam

 

Aliu i tha “Sa i takon Medinës s’ka probleme kohe. Për zonat më të largëta mund të marrësh aq kohë sa do duhet për të çuar urdhrat.”

 

 __________

 

(Të lodhur nga padrejtësitë e qeverisjes e zyrtarëve të Kalifatit të Uthmanit, muslimanët u mblodhën në Medinë për t’iu ankuar bashkëpunëtorëve të vjetër të Profetit. Ata shkuan tek Imam Aliu në mënyrë paqësore dhe i kërkuan që të takonte Uthmanin e ta këshillonte që të mos shkelte të drejtat e muslimanëve dhe t’u jepte fund trazirave, që po shkaktonin rrënimin e popullit. Pas kësaj Imam Aliu shkoi tek Uthmani dhe me këtë rast mbajti këtë fjalë.

 

Për ta bërë më të pranueshme hidhësinë e paralajmërimit, në fillim Imam Aliu përdori një mënyrë të foluri, që i ngjallte bashkëbiseduesit sens përgjegjësie, duke e orientuar drejt përmbushjes së detyrave të tij. Evokimi i përkatësisë së tij në shokët e afërt të Profetit, i pozicionit të tij personal dhe i lidhjeve farefisnore me Profetin në raport me dy kalifët e mëparshëm, kishte për qëllim që ta bënte të reflektonte për detyrimet e tij; por është fare e qartë që ky nuk ishte një rast për t’i thurur Uthmanit lavde e s’mund të gjykosh për këtë duke u nisur nga fakti që gjithë biseda, veç pjesës së saj të fundit, tingëllon si një lëvdatë për sukseset dhe meritat e tij. Qysh në fillim të saj thuhet qartë që Uthmani e kishte bërë me qëllim gjithçka, që asgjë nuk ishte bërë pa dorën e dijeninë e tij, e që ai nuk mund të mbahej i papërgjegjshëm për gjendjen, ngaqë gjoja mund të mos kishte qenë i informuar. Nëse mund të shihet si shquarje e Uthmanit zbatimi prej tij i një linje, që e kishte futur në rrëmujë të gjithë botën Islame, ndonëse kishte qenë shok e besnik i Profetit dhe njeri që kishte dëgjuar e ndjekur porositë e tij, që kishte vëzhguar sjelljet e tij dhe që kishte qenë i njohur dhe me urdhrat e Islamit, atëhere e vetëm atëhere ky qortim kaq i ashpër do mund të merrej si lëvdatë. Dhe nëse këtu nuk shihet asnjë vepër e shquar, atëhere s’ka se si kjo bisedë të merret si lavdërim. Në fakt serioziteti i fajeve të Uthmanit dëshmohet pikërisht nga këto fjalë që pretendohet se janë lavde. Një krim i kryer nga injoranca dhe padija nuk është aq serioz sa pesha që i shton seriozitetit të tij bërja e një krimi me dije e vetëdije të plotë. Mund të shfajësohet një njeri që pengohet natën e errët ngaqë s’i njeh të përpjetat e tatëpjetat e një rruge, por jo ai që vritet dhe gjakoset m’u në mes të ditës, ndonëse e njeh rrugën si në pëllëmbë të dorës. Nëse këtij njeriu i thuhet që sytë i kishte në vend dhe që i njihte, përveç kësaj, edhe ngritjet dhe uljet e rrugës, kjo nuk do të thotë se është lavdëruar gjerësia e dijeve e mprehtësia e vështrimit të tij, përkundrazi. Qëllimi është të dalë qartë që ai nuk i vuri re gropat, edhe pse me sy, dhe që ai s’ka ecur siç duhet. Kjo është njësoj si t’i thuhej, se për të është njësoj si me sy si pa sy, dhe si me dije edhe me padije.

 

Lidhur me këto pretendime, rëndohet shumë te fakti që Profeti i kishte dhënë për grua të dy vajzat e tij njëra pas tjetrës, Rukijen dhe Ummi Kulthumen. Por përpara se ta quajmë një gjë të tillë si arsye për shquarje, duhet analizuar natyra e vërtetë e pozitës së Uthmanit në këtë çështje. Historia provon se Uthmani nuk e gëzonte nderin e të qenit i pari, në këtë pikëpamje. Para se të bëheshin gratë e tij, Rukija e Ummi Kulthumja kishin qenë martuar me dy bijtë e Ebu Lehebit1372, dhe pikërisht me Utben dhe Uteiben, të cilët, megjithëse dhëndurrë të Profetit, nuk numëroheshin midis njerëzve më me emër të periudhës së para-profetizimit. Pra, si mund të shikohet një gjë e tillë si arsye për t’u shquar, pa patur asnjë meritë tjetër personale, përderisa nuk ekziston asnjë autoritet që do mund t’i jepte rëndësi kësaj lidhjeje të tij? Në fakt kësaj çështeje nuk i ështe dhënë ndonjë rëndësi e atillë, që do mund ta përligjte disi konkurrencën mes Uthmanit dhe ndonjë personaliteti tjetër të lartë. Ajo nuk ka qenë aspak e tillë që ta shquante pozicionin e Uthmanit, aq sa ta bënte më të përshtatshëm për t’u zgjedhur; dhe as rezulton që këto dy gra të kenë patur ndonjë vend me rëndësi në histori dhe traditë, apo të kenë ndonjë biografi të shquar, fakte këto që do mund t’i jepnin rëndësi, pra dhe shquarje të veçantë, kësaj lidhjeje të tyre me Uthmanin. Nëse martesa e këtyre dy bijave të Profetit me Utben dhe Uteiben në periudhën e paraprofetizimit është konsideruar e ligjshme, sepse atë kohë martesa me të pafetë nuk ishte shpallur ende e paligjshme, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për rastin e Uthmanit e për pranimin e Islamit prej tij; sepse dihet që ai e kishte shqiptuar Kelime Shehadetin, por Islamin e kishte pranuar vetëm së jashtmi. Si e tillë, kjo martesë mund të mbahet si një provë e Islamit të tij sa për sy e faqe, por prej saj nuk mund të provohet asnjë arsye tjetër për nderim. Nga ana tjetër nuk pranohet nga të gjithë që këto dy vajza ishin bija të vërteta të Profetit të Zotit, sepse ka një grup që e mohon qenien e tyre si të tilla e i konsideron ato si të bijat e Halas, motrës së Hatixhes, ose bija të burrit të saj të mëparshëm. Kështu për shembull, Ebu’l-Kasim Kufi (352 A.H.) shkruan: Pak kohë pasi i Dërguari i Allahut u martua me Hatixhen, vdiq Hala duke lënë dy vaj-za, njëra e quajtur Zeineb e tjetra e quajtur Rukije; që të dyja ato u edukuan nga Profeti dhe Hatixheja, që u kujdesën për to; dhe ishte zakon përpara Islamit, që një fëmijë i njihej atij që e kishte edukuar. (Kitab ul-Istigsa’, f. 69). Ibn Hishami ka shkruar si më poshtë për fëmijët e Hatixhes: Përpara martesës me Profetin, ajo ishte martuar me Ebi Hala bin Malikun. Ajo solli për të në jetë Hind bin Ebi Halan e Zeineb bin Ebi Halan. Përpara martesës me Ebi Halan ajo kishte qenë gruaja e Atik bin Aez bin Abdullah bin Umer bin Makhzumit dhe kishte sjellur për të në jetë Abdullahun e një vajzë. (Sire, nga Ibn Hisham, Vol. 4, f. 293).

 

Kjo tregon se Hatixheja kishte dy vajza përpara se të martohej me Profetin dhe se, sipas të gjitha gjasave, ato do të quheshin bijat e tij e se ata, me të cilët do të martoheshin, do të quheshin dhëndurrët e tij; ndërkaq pozicioni i lidhjes së tyre do duhej të ishte i njëjtë me atë të vajzave që ishin bija të vërteta të tij. Por, përpara se ky fakt të konsiderohet si një çështje krenarie, do duhej parë statusi real i vajzave dhe do duhej hedhur një sy edhe në sjelljen e Uthmanit. Lidhur me këtë, Imam Bukhari përmend këtë hadith në Sahihun e tij: Enes bin Maliku tregon: “Ne ishim të pranishëm në rastin e varrimit të vajzës së Profetit, ndërkohë Profeti rrinte ulur pranë varrit të saj. Unë shikoja se si i rridhnin lotët breshër nga sytë. Pastaj tha: ‘Ka njeri këtu që s’ka bërë mëkat natën e shkuar?’ Ebu Talhai1373 tha: ‘Unë’. Atëhere Profeti i Shenjtë tha: ‘Atëhere futu ti tek varri’. Si pasojë ky u ul poshtë në varr”. (Sahih, Bukhari, Vol. 4, f. 236).

 

Komentatorët nënvizojnë se me fjalën ‘mëkat’ Profeti i Shenjtë kishte parasysh kryerjen e raporteve seksuale. Me këtë rast Profeti i Shenjtë zbuloi jetën e Uthmanit në familje e ia ndaloi të zbriste poshtë në varr, megjithëse ishte një tipar i shquar i karakterit të Profetit të Shenjtë, që të mos turpëronte dhe poshtëronte njeri duke bërë publike jetën e tij intime. Ai i njihte të metat e të tjerëve e i toleronte e bënte sikur s’i vinte re; por pisllëku i këtij rasti ishte i tillë, sa e pa të udhës ta çnderonte para tërë turmës. Fakti që atë natë Uthmani kishte kryer marrëdhënie seksuale, tregonte qartë se ai nuk provonte asnjë pikëllim për vdekjen e së shoqes e se nuk i bënte përshtypje që kjo vdekje i ndërpriste një lidhje me Profetin e Shenjtë. Pikërisht kjo është arsyeja që Profeti i Shenjtë e privoi nga një e drejtë dhe nder që i takonte vetëm atij. (el-Bukhari, es-Sahih, Vol. 2, f. 100-1, 114; Ahmed ibn Hanbel, el-Musned, Vol. 3, f. 126, 228, 229, 270; el-Hakim, el-Mustedrek, Vol. 4, f. 47; el-Bejhaki, es-Sunen ul-kubra, Vol. 4, f. 53; Ibn Sa’d, et-Tabakat el-kebir, Vol. 8, f. 26; es-Suhejli, er-Rawd ul-unuf, Vol. 2, f. 107; Ibn Haxhar el-Askalani, el-Isabeh, Vol. 4, f. 489 dhe Fet’h ul-bari, Vol. 3, f. 122; el-Ajni, Umdat ul-keri, Vol. 4, f. 85; Ibn ul-Athir, en-Nihajeh, Vol. 3, f. 276; Ibn Manzur, Lisan ul-Arab, Vol. 9, f. 280-281; ez-Zabidi, Taxh ul-arus, Vol. 6, f. 220).

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top