• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 163

 

Lidhur me cilësitë e Zotit

 

Lavdi i qoftë Zoti, Krijuesit të njerëzve, Atij që mpiksi dheun, bëri që të rrjedhin lumenjtë dhe rriti bimësi në pllaja. Parësia e Tij s’ka fillim, as përjetësia e Tij përfundim. Ai është i Pari që nga pafundësia. Ai është i Përjetshmi përtej çdo caku. Kokat përulen përpara Tij e zemrat adhurojnë Njëshmërinë e Tij. Ai ua përcaktoi kufijtë1365 gjërave kur i bëri, duke i ndenjur larg ngjasimit me to. Imagjinata nuk mund ta përkufizojë me kufijtë e lëvizjes, as me gjymtyrët e ndijimet. Për Atë nuk pyetet dot ‘nga?’, as i caktohet kufi kohor duke thënë ‘deri’. Ai është i qartë, por s’thuhet ‘çfarë’. Ai është i fshehur, po s’thuhet dot ‘ku’. Ai nuk është trup, që të vdesë, as është i mbështjellë në ndonjë gjë, që do të mund ta përmbante. Ai nuk është pranë gjërave përmes prekjes dhe as është i largët prej tyre përmes ndarjes.

 

Për Atë s’është e fshehtë çfarë shohin sytë tanë, as përsëritja e fjalëve, pamja e mjegullt e kodrave, vargu i gjurmëve të këmbëve në natën pis të zezë e mugun gri, dhe as vendet ku hëna e shndritshme derdh dritën apo ku zgjohet dielli rrezear, duke u ngritur lart e shfaqur prapë e prapë përmes shkëmbimit të kohës dhe të periudhave, dhe përmes afrimit të natës dhe largimit të ditës në vazhdim. Ai është matanë çdo skaji e kufiri e përtej gjithë shifrave e llogarive. Ai qëndron më lart se ç’mendojnë ata që e shohin të fundëm, më lart se cilësitë e masës, gjymtyrët e banimi në shtëpi apo vendbanim, sepse caqet janë bërë për krijimin dhe u janë caktuar të tjerave gjëra, por jo Zotit, kurrsesi.

 

Zoti si origjinë e gjithçkaje

 

Ai s’i bëri gjërat nga një materie e përjetshme, as sipas modelesh ekzistuese në çdo kohë; çdo gjë që Ai bëri është bërë pa plane, vetëm me Mençurinë e Tij supreme dhe me Forcën e Tij parashikuese. Ai u fiksoi gjërave kufij e u dha formë, dhe forma që u dha ishte më e mira. Asgjë nuk mund të mos i bindet Atij, edhe pse kjo bindje s’i sjell Atij asnjë dobi. Ai di për ata që kanë vdekur në të shkuarën njësoj si për ata që jetojnë akoma. Dijet e Tij për gjërat në qiejt e lartë janë po aq të thella e gjithëpërfshirëse, sa dijet e Tij për gjërat në gji të dheut.

 

Pjesë e po asaj ligjërate për krijimin e njeriut dhe kërkesat e jetës

 

O krijesa të krijuara mjeshtërisht, të ushqyera e përkujdesura në terrin e enës mëmësore, pas perdeve radhë-radhë! Pikënisja juaj është esenca e baltës, pastaj u vendosët në atë vend të qetë për një periudhë të njohur e të urdhëruar kohe. Ju lëviznit si një embrion në barkun e nënave tuaja, pa iu përgjigjur thirrjeve e pa i dëgjuar zërat. Pastaj u nxuarrët nga vendi juaj i qëndrimit në një vend që ju nuk e njihnit, pa patur asnjë dijeni për rrugët, se si mund të nxirrnit dobi prej tij. Kush, pra, ju udhëhoqi për gjetjen e ushqimit në gji të nënës, kush ju mësoi për të vendosur atë që kërkonit e synonit, sa herë që kishit nevojë? Medet! Ai që nuk është i aftë të kuptojë cilësitë e qenies me formë dhe me gjymtyrë1368, është edhe më i paaftë për të kuptuar cilësitë e Krijuesit. Sepse Zoti nuk mund të kuptohet përmes tiparesh që janë caktuar vetëm për krijesat e Tij.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top