Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 160

 

Lëvdata për Zotin

 

Gjykimi i Zotit është i arsyeshëm dhe i mençur. Kënaqësia e Tij sjell me vete mbrojtje e mëshirë. Zoti vendos me dije dhe fal me durim. O Zoti im, qofsh lëvduar për çdo gjë që merr e jep e çdo gjë, me të cilën kuron e dëmton; kjo është lëvdata që Të shkon më shumë, që Të kënaq më shumë e që është më dinjitozja për Ty; lëvdatë që vjen nga i tërë krijimi Yt dhe që arrin kudo ku Ti dëshiron; lëvdatë që Të thuhet me gojën plot e pa drojë, që nuk shteron por vazhdon e që nuk ndërpritet kurrë.

 

Madhështia e Zotit.

 

Ne nuk e njohim realitetin e Madhështisë Tënde, por e dimë që je Përjetësisht i Gjalli dhe Ekzistenti që mban në qenie gjithçka tjetër. Ty nuk të kap as dremitja dhe as gjumi, tek Ti s’arrin dot shikimi dhe vështrimi s’të kap dot. Kurse Vet Ti shikon gjithçka dhe ia di vitet gjithçkaje. Ti kontrollon çdo gjë në Gjithësi. E shikojmë Krijimin Tënd dhe na mrekullon me Fuqinë Tënde, sepse s’e shpjegojmë dot ndryshe, veçse me autoritetin Tënd të madh; por prapë, o Zot, ajo që mbetet fshehur nga ne, që nuk e zbulon dot syri ynë e që s’e arrin dot intelekti ynë, për shkak të perdes së misterit mes nesh e saj, është shumë më e madhe sesa kaq. 

 

Ai që çliron zemrën e tij1339 e vret mendjen për të kuptuar se si e ngrite Fronin Tënd, si i krijove krijesat e Tua, si e bëre ajrin të rrijë pezull në qiejt e Tu dhe si e ngurtësove dheun Tënd mbi valët e ujit, do ta lodhë trurin më kot; inteligjenca e tij do sprapset, veshët do t’i mbeten të etuar dhe mendimi i përhumbur.

 

Pjesë e po asaj ligjërate për shpresën dhe përkushtimin ndaj Zotit

 

Ai pretendon nga aq sa kupton ai, se vetëm prej Zotit mund të presë. O Zot i Madh, ai flet gënjeshtra! Sepse pritja e tij nuk duket tek veprimi i tij, kur dihet që shpresa e atij që shpreson njihet nëpërmjet veprimit të tij. Gjithë shpresat janë të tilla, përveç shpresës tek Zoti - po të jetë për gjë të padenjë, ashtu siç është e rrënjosur çdo frikë, përveç frikës nga Zoti - po të jetë e shtirur.

 

Ai shpreson gjëra të mëdha nga Zoti e gjëra të vogla nga njerëzit, po prapë njerëzve u bën nderime që nuk ia bën as Zotit. Pse kështu me të Madhin Zot, qoftë i lartësuar në Lavdinë e Tij? T’i jepet Atij më pak nderim nga ç’u jepet krijesave të Tij?! A frikoheni ndonjëherë mos jeni gabuar në shpresën tuaj tek Zoti? Apo s’e shikoni më si qendër të shpresës suaj? E po kështu, kur një njeri ia ka frikën një tjetri, i jep tjetrit respekte që nuk ia jep as Zotit, për shkak të asaj frike. Një i tillë e ka bërë frikën nga tjetri një farë paraje, kurse frikën e tij nga Krijuesi si një hedhje hi syve. Ky është qëndrimi i atij, të cilit kjo botë ia verbon sytë me joshjen e saj e ia skllavëron zemrën me pozicionin e saj. Ai e preferon këtë botë mbi Zotin, kështu që përulet përpara saj dhe bëhet adhurues i saj.

 

Shembulli i Profetit të Shenjtë

 

Sigurisht, i Dërguari i Allahut jep për ju shembuj të mjaftueshëm, si dhe prova për veset e kësaj bote, për difektet e saj dhe për bollëkun e mjerimit e të të ligave të saj, sepse ishte ai që ia dërrmoi brinjët; prehri i saj ishte përkëdhelës për të tjerët e tërë gjemba për atë. Ai u privua nga qumështi i saj dhe u ktheu shpinën zbukurimeve të saj.

 

Shembulli i Musait

 

Po të doni do t’ju tregoj si shembull të dytë Musain, Bashkëbiseduesin, që thoshte: “Zoti im, unë kam nevojë për çfarëdolloj gjëje të mirë, që mund të më dhurosh.”1341 Për Allah, ai i kërkonte veç bukë për të ngrënë, sepse zakonisht hante barishte të dheut e jeshillëku i tyre mund t’i shikohej në lëkurën delikate të barkut, për shkak të dobësisë e të pakësisë së mishit të tij.

 

Shembulli i Da’udit

 

Po të dëshironi, unë mund t’ju jap si shembull të tretë Da’udin, mbajtësin e psalmeve dhe recituesin për banorët e Parajsës. Ai e kishte zakon të përgatiste me vet duart e tij shporta me gjethe palmash hurmaje dhe u thoshte shokëve e vartësve të tij: “Cili prej jush do më ndihmojë duke i blerë?” Dhe hante bukë elbi të blerë me këto pare.

 

Shembulli i Isait

 

Po të doni do t’ju tregoj për Isain, të birin e Merjemes. Ai përdorte gurin për jastëk, vishte rroba të ashpra e hante çdo ushqim që gjente, sa herë që ndjente uri. Feneri i tij për natën ishte Hëna dhe zjami i tij gjatë dimreve të ftohta ishte vetëm Dielli. Frutat e lulet që hanin bagëtia lëndinave ishin deserti1343 i vafteve të tij. Ai nuk kishte grua që do mund ta fuste në punë të këqija, as fëmijë që ta hidhëronin, as pasuri për t’i larguar vëmendjen, as lakmi për ta bërë me turp. Dy këmbët e tij ishin bartësit e tij e dy duart e tij ishin shërbëtori i tij

 

Ndjekja e shembullit të Profetit të Shenjtë

 

Ju duhet të pasoni Profetin tuaj të pastër e të dëlirë, Zoti bekoftë atë dhe pasar-dhësit e tij. Në të gjendet shembulli për ithtarin dhe ngushëllimi për atë që kërkon ngushëllim. Njeriu më i dashur për Zotin është kush i shkon pas Profetit të Tij e ecën në gjurmët e tij. Ai s’ia hodhi kurrë sytë kësaj bote me dashuri e mori prej saj fare pak. Nga tërë njerëzit e botës, ai ishte më pak i nginjuri e me barkun më të boshatisur. Gjithë bota iu dha, po ai s’pranoi që t’i jepej. Kur mësonte që Zoti s’e donte një gjë, e urrente edhe ai; po ta quante Zoti të ulët një gjë, e quante edhe ai; po ta gjykonte Zoti të vogël një gjë, do ta gjykonte edhe ai. Në dashurofshim atë që urrejnë Zoti e Profeti i Tij e në i dhënçim rëndësi asaj që Zoti dhe Profeti i Tij s’i japin rëndësi, kjo do të sillte një ndarje të dhimbshme nga Zoti e shkeljen e urdhrave të Tij.

 

Profeti i Shenjtë e kishte zakon të hante ulur për dheu dhe shtrohej njësoj si skllevërit. Ai i ndreqte këpucët me duart e tij dhe i arnonte rrobat me duart e tij. Ai mund t’ia hipte një gomari të pashaluar dhe mund të ulte edhe dikë tjetër prapa vetes. Një herë gjeti në derën e shtëpisë së tij një perde me piktura e i tha njërës prej grave të tij: “O filane, ma hiq nga sytë këtë gjë, sepse kujtohem për botën dhe joshjet e saj, po ta shikoj”. Kështu e largonte ai zemrën e tij nga kjo botë dhe e dëbonte kujtimin e saj nga mendja.

 

Donte që tundimet e saj të mbeteshin të fshehta për sytë e tij, që të mos kërkonte veshje të mira prej saj, të mos e shikonte si vend për të ndenjur, dhe të mos ushqente shpresa për të jetuar në të. Prandaj dhe e fshiu që nga mendja, e dëboi nga zemra dhe e mbajti të fshehtë nga sytë e tij. Ai që urren një gjë, duhet të urrejë shikimin e saj dhe dëgjimin rreth saj. Në Profetin e Zotit ka gjithçka që duhet për t’ju mësuar rreth të këqijave të kësaj bote e të metave të saj, pikërisht ngaqë ka mbetur i urët së bashku me shokët e tij më të afërt e ngaqë ngasjet e kësaj bote i ndenjën larg, edhe pse u ndodhej aq pranë.

 

Dhe tani çdo njeri mund të kuptojë me zgjuarsinë e tij, nëse Zoti e nderoi Muhammedin, apo e mori me sy të keq për një gjë të tillë. Nëse do të thuhet se Zoti e neveriti, sigurisht që mashtrohet dhe përhapet një gënjeshtër e madhe. E po të thuhet se Zoti e nderoi, duhet pranuar që Zoti ka turpëruar ca të tjerë, të cilëve u ofroi të mirat e kësaj bote pa ia ofruar atij, që për Të ishte më i afërti i të gjithë njerëzve.

 

Prandaj duhet shkuar pas Profetit, të ecim në gjurmët e tij dhe të futemi përmes portës që hapi ai, ndryshe s’mund të jemi të sigurtë nga rrënimi. Sigurisht Zoti e bëri Muhammedin masë për Ditën e Gjykimit, bartës të lajmeve të reja rreth Parajsës, si dhe paralajmërues të shpagimit. Ai e la këtë botë i uritur, po në tjetrën u fut i siguruar. Ai s’vuri asnjë gur mbi një tjetër1346 tërë jetën e tij, deri sa u largua e iu përgjigj thirrjes së Zotit. Sa i madh është bekimi i Zotit, i Cili na bekoi me Profetin si prijës që e pasojmë dhe si një udhëheqës, pas të cilit mund të ecim.

 

Shembulli vetjak

 

Për Allah, unë kam vënë në këmishën time kaq shumë arna, saqë tani ndihem i turpëruar përpara arnuesit. Më pyeti njëri, nëse do ta ndërroja apo jo, e unë i thashë: “Largohu prej meje!” Njerëzit e shohin avantazhin e udhëtimit nëpër natë vetëm në të aguar. Dhe vetëm atëhere flasin për të me zë të lartë.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top