Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 156

 

Lidhur me mërinë e Aishes, duke u folur banorëve të Basrës për ngjarjet e pritshme

 

Kush mund të mos ndahet nga Zoti këto kohë, ashtu të bëjë. Nëse më ndiqni pas e Zoti e do, do t’ju çoj me siguri në udhën e Parajsës, edhe pse mund të jetë tepër e vështirë e me shije të hidhur. E sa për atë gruaI , ajo nuk mund të sillet ndryshe nga çdo grua dhe s’mund të japë, veçse mendime gruaje, ndërkohë që në kraharor i digjet flakë e keqja, si në furrën e kovaçit. Po t’i kërkohej të vepronte me të tjerët siç ka vepruar me mua, sigurisht që s’do ta bënte. Por prapë, ajo do ta ketë edhe pas kësaj respektin tim, njësoj si më parë; por është detyra ime përpara Zotit t’i numëroj punët e saj të liga.

 

Pjesë e po asaj ligjërate

 

Kjo rrugë është më e lehta se merr dritë nga feneri më i ndritshëm. Udhërrëfimi për te punët e virtytshme kërkohet nëpërmjet besimit, por ud hërrëfimi për te besimi arrihet përmes punëve të virtytshme. Dija lulëzon përmes besimit e pastaj na bën t’i druhemi vdekjes. Se fundin e kësaj bote na e sjell vdekja, kurse tjetra duhet siguruar përpara se ajo të vijë1305. Se njerëzit nuk mund ta shmangin ringjalljen, as Ditën kur do t’u japin hakun. Madje janë udhës drejt tyre.

 

Pjesë e po asaj ligjërate

 

Ata kanë dalë nga varret e heshtura e janë nisur drejt banesave të fundit. Secila syresh do ketë të sajtë. Ato nuk këmbehen e nga ato s’ikën dot njeri. Gjith’ ç’urdhëron Zoti i Lavdishëm janë bërja mirë e qëndrimi larg së ligës. Asnjëra nga ato s’e sjell vdekjen më shpejt, as i mpak mjetet e jetesës. Përmbajuni Librit të Zotit, se ai ju jep besë të fortë, dritë të qartë, kurë shëruese, shuarje të etjes, mbrojtje për besnikun dhe çlirim për të lidhurit me të. Ai nuk përkulet, që të dojë të drejtohet, e as gabohet që të dojë të ndreqet. Atë s’e vjetron dot shpeshtësia e përsëritjes, as e dëgjimit. Kush flet në pajtim me të, thotë të vërtetën, dhe kush vepron veç përmes tij, është përpara në veprim. Një burrë u ngrit më këmbë dhe tha:

 

“O Prijës i Besimtarëve, na fol për trazirat, sprovat e tundimet, nëpër të cilat do na duhet të kalojmë, dhe nëse je informuar për to nga Profeti i Shenjtë”. Imam Aliu u përgjigj: Kur Zoti dërgoi tek ne ajetin “Elif. Lam. Mim. Si? A mos vallë njerëzit mendojnë se mund të thonë vetëm ‘besojmë!’ e nuk do të vihen në provë?” (Kur’ani, 29:1-2).

 

unë e kuptova që telashet nuk do të na binin mbi kokë vetëm sa kohë që do të ishte midis nesh Profeti i Zotit. Prandaj i thashë: “O Profet i Zotit,cila është prova, për të cilën të ka njoftuar Zoti?”. Ai u përgjigj: “O Ali, pas meje njerëzit e mi do futen në trazira”. Unë i thashë: “O Profet i Zotit, kur muslimanët u martirizuan ditën e Uhudit dhe unë u trishtova shumë, pse nuk isha edhe unë ndër ta, a nuk më the, ‘Gëzohu, sepse martirizimi është yti pas kësaj’?” Profeti i Zotit m’u përgjigj: “Po, ashtu është; po a do mund ta përballësh me durim atë sprovë?” Unë i thashë: “O Profet i Zotit, këtu nuk është fjala për durim, por për një rast që lumturon e madhëron”. Ai më tha: “O Ali, pas meje njerëzit e mi do t’u futen punëve të liga për shkak të lakmisë për pasuri. Ata do kërkojnë shpërblim nga Zoti që ta besojnë, do ta quajnë Mëshirën e Tij si një të drejtë të tyre, do ndihen të siguruar nga zemërimi i Tij, do t’i shohin punët e ndaluara si të ligjshme dhe do ngrenë dyshime false. Në këtë mënyrë, feja do t’u përshtatet dëshirave të tyre çoroditëse. Pastaj do ta bëjnë të ligjshme përdorimin e verës, duke e quajtur lëng frutash, ryshfetin duke e quajtur dhuratë, si dhe marrjen e fajdes duke e quajtur tregti”. Unë e pyeta: “O Profet i Zotit, si të veproj unë atë kohë? Ta quaj kthimin mbrapsht të tyre herezi, apo thjesht rebelim?” Ai më tha: “Rebelim”.

 

___________

 

Është fakt që sjellja e Aishes ndaj Imam Aliut ka qenë tepër armiqësore. Shpesh vreri që kishte në zemër i shfaqej dhe në fytyrë, ku urrejtja e pakënaqësia lexoheshin lehtësisht, aq sa mjaft që të përmendej emri i Imam Aliut lidhur me ndonjë çështje, që në ballin e saj të shfaqeshin rrudha e të mos gjente qetësi e prehje, derisa të shprehej e të shfrehej me fjalë. Një herë, për shembull, Ubejdullah bin Abdullahu i tregonte Abdullah bin Abbasit diçka rreth Aishes. Sipas saj, kur Profeti ishte sëmurur për vdekje, kishte shkuar te shtëpia e saj i mbështetur tek Fadl ibn Abbasi dhe tek një person tjetër. Abdullah bin Abbasi e kishte pyetur: “E di ti se kush ishte ky ‘njeriu tjetër’?” Ai iu përgjigj: “Jo.” Atëhere ai i tha: “Ali ibn Ebu Talibi. Por ajo nuk ka qejf ta thotë emrin e tij kur flitet për mirë.” (Ahmed ibn Hanbel, Musned, vol. 6, ff. 34, 228; Ibn Sa’d, Tabakat, vol. 2, pjesa 2, f. 29; Taberi, Tarikh, vol. 1, ff. 1800-1801; Baladhuri, Ansab ul-ashraf, vol. 1, ff. 544-5; Bejhaki, Sunen ul-kubra, vol. 3, f. 396). Shkaku kryesor për këtë urrejtje e mëri ishte prania e Fatimesë dhe dinjiteti e integ riteti i padiskutueshëm i saj, që e shponte si një thikë në zemër. Xhelozia e saj ndaj grave të tjera të Profetit e bënte që të mos e toleronte dot dashurinë e Profetit të Zotit për vajzën e gruas tjetër të tij, gjë që ai e shfaqte githnjë hapur dhe në forma të ndryshme, duke iu ngritur më këmbë kur i afrohej, duke e ulur në vendin e tij, duke e quajtur si më të nderuarën e grave të botës dhe duke i shpallur fëmijët e saj si ‘bijtë e tij’. Atë e mundonte e torturonte në mënyrë të veçantë mendimi që, po të kishte lindur fëmijë edhe ajo, do kishin qenë ata fëmijët e Profetit e do kishin qenë ata, e jo Hasani e Huseini, qendra e dhembshurisë së tij. Por ajo s’e kishte dhuratën e pjellorisë e ambicjen e saj për të qenë nënë s’mund ta kënaqte ndryshe, veç duke marrë mbiemrin Ummi Abdullah, sipas djalit të motrës së saj. Të gjitha këto gjëra i ndezën në zemër pasionin e urrejtjes. Si pasojë, ajo i ankohej herë pas here Profetit të Zotit për Fatimenë, por s’ia dilte ta largonte dashurinë e Profetit ndaj Thashethemet për këtë lëndim në sedër e ftohje të saj i kishte dëgjuar edhe Kalifi i Parë. Kjo padyshim që do ta ketë turbulluar shumë, sepse dhe vetë ai nuk mund të bënte gjë, përveçse të shprehte me fjalë simpatitë e tij për të bijën. Më në fund Profeti i Zotit e la këtë botë e frerët e qeverisjes ranë në duart e tij. Tani kishte mundësi të hakmerrej si të donte dhe të kryente çdo lloj dhune që kishte qejf. Hapi i parë që hodhi ishte zhveshja e Fatimesë nga trashëgimia, duke mohuar principin e trashëgimisë për rastin e profetëve e duke vendosur që profetët nuk trashëgonin dhe as trashëgoheshin, por ia kalonin shtetit pasuritë që linin. Fatimeja u lëndua aq shumë, sa s’i foli më me gojë e u largua nga kjo botë pa e ndryshuar qendrimin e saj ndaj tij. Bile Aisheja nuk u mundua as të shprehte keqardhjen për vdekjen e saj tragjike. Kështu, Ibn Ebi’l-Hadidi ka shkruar: Kur Fatimeja dha shpirt, të gjitha gratë e Profetit erdhën tek fisi i Hashimëve për ngushëllim, me përjashtim të Aishes. Ajo nuk erdhi duke u shtirë si e sëmurë, por tek Aliu arritën fjalë që dëshmonin gëzimin e saj për këtë ngjarje. (Sherh, Ibn Ebi’l-Hadid, Vol. 2, f. 459)

 

ësinë bashkëshortit të saj? Ndjenjat e saj të urrejtjes u ndezën veçanërisht shumë pas incidentit ‘Ifk’1316, kur Imam Aliu citohet t’i ketë thënë Profetit: “Ajo s’bën as sa tokëza e këpucës tënde; lëre dhe ndahu prej saj!” Kur e ka dëgjuar këtë gjë Aisheja, është ndier e mjerë në shtratin e saj dhe duhet të ketë patur një ndjenjë të tmerrshme urrejtjeje kundër tij.)

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top