• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 154

 

 Lidhur me Ehl-i Beitin dhe ata që bëjnë padrejtësi ndaj tyre

 

Kush është mendjezgjuar, nuk ia ndan sytë qëllimit të tij. Ai e di rrugën

e tij të ulët, por di dhe të lartën, gjithashtu. Thirrësi ka thirrur dhe bariu ka ruajtur. E pra, përgjigjiuni thirrësit dhe shkoni pas bariut. Ata i janë futur detit të trazirave, prandaj mbërthehen pas risive, jo pas Sunnetit, kurse besimtarët janë fundosur e fjalën e kanë mashtruesit e të mashtruari.. Ne jemi më të afërmit, shokët, rojet e dyert. Shtëpitë nuk hyhen, përveçse nga dyert. Kush hyn në to nëpër rrugë të tjera dhe jo nga porta, quhet hajdut.

 

Pjesë e po asaj ligjërate 

 

Me ata janë shkëlqimi e fisnikëria e Kur’anit e së bashku janë thesaret e Zotit1297. Kur ata flasin, thonë të vërtetën, e kur rrinë pa folur, askush nuk mund të flasë pa thënë ata diçka. Prijësi duhet t’i flasë qartë popullit të tij, ta ruajë dijen dhe mprehtësinë e mendjes dhe të jetë njeri i botës tjetër, sepse andej ka ardhur dhe atje do rikthehet. E para gjë që bën kush sheh me zemër dhe ecën me sy është të vlerësojë nëse veprimi i tij shkon kundër apo në favor të tij. Në qoftë se është në dobi të tij, do gjejë gëzim në të, e nëse është kundër tij, do duhet të heqë dorë. Kush vepron pa dije është si ai që ecën pa i ditur rrugët, kështu që largohet përherë e më shumë nga vendi që synon, sa më shumë që ecën. Ndërsa ai që vepron në pajtim me dijet, është si ai që ecën në rrugë të hapët e mund të gjykojë nëse duhet të eci më tutje apo të kthehet mbrapsht.

 

Duhet ditur, gjithashtu, që ana e jashtme e çdo gjëje shfaq një anë të brendshme, që ngjan me të. Çdo gjë, që ka të mirë anën e jashtme, ka të mirë edhe të brendshmen, e çdo gjë që ka të keqe anën e jashtme, ka të keqe dhe të brendshmen. Profeti i Vërtetësisë thotë: “Zoti mund ta dojë një njeri, por ta urrejë veprën e tij, ashtu si mund ta dojë veprën e tij, por ta urrejë vetë personin”. E duhet ditur gjithashtu, që çdo vepër është si punë e bimës: Një bimë nuk mund të bëjë pa ujë, po edhe ujërat nuk janë njësoj. Aty ku uji është i mirë, bima është e mirë e frytet e saj janë të shijshme, e aty ku uji është i keq, pema do të jetë e keqe e frytet e saj do të jenë të pashijshme.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top