• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 152

 

Lidhur me madhështinë dhe atributet e Zotit 

 

Lavdi pastë Zoti, që e dëshmon qenien e Tij përmes krijimit të Tij, ndodhjen e Tij përtej krijimit përmes risisë së krijimit të Tij, si dhe pangjashmërinë e Tij me krijimin përmes ngjashmërive e afërive në krijim. Shqisat s’e rrokin dhe perdet s’e fshehin dot Atë, sepse Bërësi ndryshon nga e bëra, Kufizuesi nga e kufizuara dhe Mbështetësi nga i mbështeturi. Ai është Një, por jo si i parë në numërim, është Krijuesi, por jo përmes veprimtarisë apo punës, është Dëgjuesi, por jo përmes ndonjë organi fizik, është Shikuesi, por jo përmes hapje-mbylljeve të syve, është Dëshmitari, por jo përmes pranisë fizike, është i Dukshmi, por jo përmes vendit që zë në hapësirë, është i Shfaquri, por jo përmes pamjes, dhe është i Fshehti, por jo përmes transparencës dhe imtësisë. Ai është i Dallueshmi nga gjërat, sepse i zotëron dhe i ka nën pushtet, kurse gjërat dallohen prej Atij, për shkak të nënshtrimit të tyre ndaj Tij dhe të orientimit të tyre drejt Tij.

 

Ai që e përshkruan Atë, e kufizon. Ai që e kufizon, e numëron. Ai që e numëron, mohon përjetësinë e Tij. Ai që pyet ‘si?’, kërkon përshkrimin e Tij. Ai që pyet ‘ku?’, e lidh, në fakt, Atë. Ai është njohësi, edhe kur s’ka gjë për të njohur, Ai është Mbështetësi, edhe kur s’ka gjë për të mbështetur, Ai është i Pushtetshmi, edhe kur nuk ka gjë për të mbajtur nën pushtet.

 

Pjesë e po asaj ligjërate për Imamët

 

I lartësuari është lartësuar, diamanti i ka treguar shkëndijat, ç’ishte për t’u shfaqur është shfaqur dhe ç’ishte shtrembëruar është drejtuar. Zoti ka prurë një popull në vend të një tjetri e një ditë në vend të një tjetre. I kemi pritur këto ndryshime si shiun pema e zhuritur. S’ka dyshim që Imamët janë mëkëmbës të Zotit mbi krijesat e Tij, se janë ata që i bëjnë ta njohin Zotin. Askush nuk do futet në Parajsë, veç atyre që i njohën e që njohin dhe Atë, dhe askush nuk do të flaket në Skëterrë, përveç atyre që i mohuan e që mohojnë dhe Atë.

 

I Madhi Zot ju ka shquar kur ju dha Islamin e ju zgjodhi për të. Dhe kjo, sepse Islami ka emrin e sigurisë dhe është simbol i nderit. Rrugën e tij e ka shtruar vet Zoti e vet Ai i ka zbuluar argumentet e tij përmes njohjes së hapët dhe nënkuptimeve misterioze më të thella. Çuditë e tij nuk shterojnë e mrekullive të tij s’u dihet fundi. Ai përmban mirësi përherë në lulëzim dhe fener për terrin. Dyert e virtytit s’mund të hapen, veçse me çelësat e tij, dhe as mugëtira s’çahet dot, përveçse me fenerët e tij. Zoti i ka mbrojtur pikat e tij të pakapshme dhe u ka lejuar të mirëve të ushqehen në meratë e tij. Ai ka shërim për atë që është futur në udhë të keqe, dhe mbështetje të plotë për atë që do mbështetje.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top