• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 150

 

Mbi ndodhitë e së ardhmes dhe prapësitë e hipokritëve Ata u ndanë djathtas e majtas, duke iu futur rrugëve të së keqes e duke braktisur rrugën e mbarë.

 

Mos u ngutni për çështje që priten e duhet të ndodhin, dhe mos uroni vonesa për atë që e nesërmja do t’jua sjellë patjetër. Shumë njerëz nxitohen për ndonjë punë, po kur ia dalin mbanë, më në fund, fillojnë të duan të mos i ishin futur fare. Sa i afërt është sot agimi i së nesërmes! O njerëz, po vjen koha kur do ndodhin ngjarjet e premtuara e kur do vërtetohen ndodhi që ju s’i njihni. Ai nga ne që do të jetë në ato ditë, do endet nëpër to fanar-ndezur e do kërkojë gjurmët e virtytit për të zgjidhur nyjet, çliruar skllevërit, ndarë të bashkuarit e bashkuar të ndarët. Do rrijë fshehur ca kohë nga njerëzit, aq sa as kërkuesi i gjurmëve s’do t’ia gjejë dot gjurmët, sado t’i hapë sytë. Pastaj do kalitë një grup njerëzish, si ai farkëtari shpatën. Zbulesa do t’ua mprehë shikimin e në veshët e tyre do bëjë fole urtësia hyjnore, që do t’u japë të pijnë çdo mëngjes e mbrëmje veç mençuri e dije.

 

Pjesë e po asaj ligjërate lidhur me kequdhëzimin

 

Atyre iu la kohë e gjatë që të mund ta përmbushnin pozicionin e tyre të turpshëm dhe t’i meritonin përmbysjet e kohës. Pastaj ajo mbaroi e një grup njerëzish u dolën padrejtësive ballë-për-ballë dhe rrokën armët kundër tyre. Njerëzit e virtytit duruan me qetësi e kurrë nuk e humbën shpresën te Zoti, as u ngazëllyen pse ishin në shërbim të drejtësisë. Së fundi, koha e provës arriti cakun, ashtu si ishte urdhëruar. Atëhere prijësi urdhëroi dhe ata i përhapën mendimet e tyre të mira tek të tjerët dhe kërkuan afërsinë e Zotit.

 

Kur Zoti e thirri Profetin e Tij t’i shkonte pranë, një grup njerëzish u kthye mbrapsht, aty nga u nis. Ata ranë pré e udhëve të çoroditjes, u dhanë besë intrigantëve dhe mashtruesve, shfaqën respekt për të huajt e jo për të  afërmit, braktisën fisin që ishin udhëzuar ta donin, dhe e shkulën ngrehinën nga themelet e saj të shëndosha për ta ndërtuar në një vend që s’i përshtatej. Dhe kështu u bënë burim i çdo mangësie dhe porta, pas së cilës rruga kërkohet me tahmín nëpër terr. Ata lëviznin herë andej e herë këtej, si të shastisur, e shtriheshin të dehur si njerëzit e faraonëve. Ata ishin ose të prirur drejt kësaj bote dhe merrnin prej saj mbështetje, ose larg prej besimit dhe të zbuar prej tij.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top