• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 149

 

Përpara se të vdiste

 

O njerëz, atë që përpiqeni të shmangni1246 do ta takoni të gjithë në njërën nga përpjekjet për ta shmangurI . Vdekja është pikarritja për ku është nisur jeta. Të ikësh prej saj është të shkosh drejt saj. Sa ditë e netë kam shpenzuar në kërkim të së fshehtës së saj, po Zoti më lejoi veç fshehjen e saj. Medet! Sepse është një dije tepër e çmuar! Amaneti im i fundit është të mos besoni në shok të Zotit dhe të mos shpërfillni Sunnetin e Muhammedit. Mbajini më këmbë këto dy shtylla e mbajini ndezur këta dy fanarë. Asnjë e keqe s’ka për t’ju gjeturII sa kohë nuk do të përçaheni e sa kohë që secili nga ju të mbajë barrën e vet. Kjo barrë është urdhëruar të jetë e lehtë për atë që nuk di, sepse Zoti është i mëshirshëm. Besimi është i drejtë e Prijësi1249 është qyteti i dijes. Dje unë isha me ju, sot jam bërë objekt mësimi për ju, e nesër do ndahem nga ju. Zoti na ndjeftë mua dhe ju! Në qoftë se hapi hidhet i vendosur në këtë vend të rrëshqitshëm, kjo është gjë e mirë. Por edhe po rrëshqitët, kjo s’duhet t’ju çudisë. Të gjithë ne kemi ndenjur nën hijen e gjetheve, në gjirin e erës e nën tendën e reve me shtresa që hallakaten qiellit e me gjurmë që i ndërrojnë trajtat përmbi tokëIII. E tillë është jeta. Unë isha shoku e fqinji juaj. Trupi im ka qenë me ju për disa kohë, po pak kohë më pas do ta gjeni bosh - të palëvizshëm pas gjithë asaj lëvizjeje dhe të pagojë pas gjithë atij të foluri. Kështu do mund t’ju jenë mësim edhe palëvizshmëria ime, edhe sytë e mi të mbyllur, edhe ngrirja e gjymtyrëve të mi. Për ata që dinë të marrin mësim, kjo ka fuqi këshilluese më të madhe se të folurit e bukur dhe fjala tingëlluese. Unë po ndahem prej jush si ai që me zor pret të takojë dikë tjetër. Nesër do kujtoni ditët që jetuam bashkë, pastaj do t’ju zbulohet ana ime e brendshme. Por do ia dilni të më kuptoni vetëm pasi ta kem lënë bosh vendin1252 tim dhe në të të ketë ardhur tjetërkush.

 

___________

 

(Pra, gjatë përpjekjeve për të shmangur vdekjen me lloj-lloj mjetesh që përdoren për këtë qëllim, shkurtohet vet jeta, në fakt. Sa më shumë kalon koha, aq më i afërt bëhet objektivi i vdekjes, rrjedhimisht njeriu e gjen vdekjen në përpjekje e sipër për të zgjatur jetën. II‘We khala-kum Zammun’. Kjo shprehje përdoret si proverb. Së pari ajo është përdorur nga Kethiri, skllavi i Xhuzeime el-Ebreshit. IIINëse gjithë këto gjëra janë të paqëndrueshme dhe do të vdesin e ndryshohen, atëhere si do të mbeten të sigurtë ata që i banojnë? Sigurisht, edhe ata duhet të vdesin një ditë apo një tjetër, si çdo gjë tjetër. Pra, pse duhet të ngjallë habi ecuria e jetës njerëzore drejt një fundi?)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top