• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 147

 

Lidhur me qëllimin e ardhjes së Profetit të Shenjtë dhe rrethanat e kohës kur njerëzit do të shkojnë përkundër mësimeve të Kur’anit

 

Zoti e pruri Muhammedin me Të Vërtetën që njerëzit e Tij t’i lar goheshin adhurimit të idhujve e të adhuronin vetëm Atë, dhe t’i nxirrte nga pushteti i Shejtanit, për t’iu nënshtruar bindjes ndaj Tij; e pruri me Kur’anin, që Ai e shpjegoi dhe e bëri të fortë, për t’u mësuar njerëzve kush i mbante, sepse nuk kishin asnjë dije rreth Tij, për t’i bërë mirënjohës ndaj Tij, sepse ia mohonin mirënjohjen, dhe për ta pranuar, sepse nisën ta refuzonin. Kështu u shfaq Ai - përmes Librit të Tij, edhe pse ata nuk e panë me sytë e tyre; përmes tij u tregoi fuqitë e Tij dhe i bëri që t’i nënshtrohen pushtetit të Tij. Kujtoni se si rrënoi kë donte të rrënonte nëpërmjet ndëshkimit të Tij, e si shkatërroi kë donte të shkatërronte nëpërmjet hakmarrjes së Tij!

 

Mbi të ardhmen

 

S’ka dyshim që pas meje do të vijë për ju një kohë, kur asgjë nuk do të jetë më e druajtur sesa e ligjshmja, asgjë më e guximshme sesa e paligjshmja e asgjë më e zakonshme sesa e pavërteta në lidhje me Zotin e me Profetin e Tij. Për njerëzit e asaj kohe nuk do të jetë asgjë më me pak vlerë se Kur’ani i recituar si duhet recituar, dhe nuk do të jetë asgjë më me shumë vlerë sesa Kur’ani i zhvendosur nga thelbi i tij. Nëpër qytete nuk do të urrehet asgjë tjetër më shumë sesa virtyti, dhe nuk do të pranohet asgjë tjetër më me dëshirë sesa vesi.

 

Mbi të ardhmen S’ka dyshim që pas meje do të vijë për ju një kohë, kur asgjë nuk do të jetë më e druajtur sesa e ligjshmja, asgjë më e guximshme sesa e paligjshmja e asgjë më e zakonshme sesa e pavërteta në lidhje me Zotin e me Profetin e Tij. Për njerëzit e asaj kohe nuk do të jetë asgjë më me pak vlerë se Kur’ani i recituar si duhet recituar, dhe nuk do të jetë asgjë më me shumë vlerë sesa Kur’ani i zhvendosur nga thelbi i tij. Nëpër qytete nuk do të urrehet asgjë tjetër më shumë sesa virtyti, dhe nuk do të pranohet asgjë tjetër më me dëshirë sesa vesi.

 

hen nga bashkësia, sepse ngulmuan ta prinin ata Kur’anin, e s’pranuan t’i printe Kur’ani ata. Ndër ta s’do mbetet gjë e tij, përveç emrit, ata s’do njohin gjë prej tij, veç shkrimit të tij e fjalëve të tij. Por më parë, mbi njerëzit e virtytit do hidhen male vuajtjesh, duke quajtur gabime idetë e tyre të qarta për Zotin e duke i dhënë virtytit ndëshkimin e vesit. Ata që jetuan përpara jush vuajtën e u rrënuan nga babëzia e nepseve të tyre dhe ngaqë e harruan vdekjen. Po ajo u erdhi si u ishte premtuar - krejt befasisht, pa u dhënë kohë që të pendohen e duke ua zhvlerësuar të gjitha shfajësimet. Kështu të gjithë pësuan ndëshkimin dhe hakmarrjen që meritonin.

 

Rreth Ehl-i Beitit

 

O njerëz, ai që kërkon këshillë nga Zoti, gjen udhëheqje, e ai që e pranon fjalën e Tij1238 për udhëheqje, futet në udhën e së drejtës. Dashuruesi i Zotit ndien siguri e kundërshtari i Tij ndien frikë. Ai që e njeh Madhështinë e Tij s’pretendon madhështi, sepse ai që e njeh Atë Madhështi ka për madhështi njohjen e Tij, e kush i njeh fuqitë e Tij ka siguri përuljen para Tij. Mos u druani nga e vërteta si njeriu i shëndetshëm nga zgjebsi e normali nga i marri.

 

 Dhe dijeni, që kurrë nuk do ta keni udhëheqjen, pa njohur ata që e shpërfillën, nuk do t’u përmbaheni kurrë amaneteve të Kur’anit, pa njohur ata që i shkelën, dhe nuk do të shkoni kurrë pas mësimeve të tij, pa njohur ata që i braktisën. Por këto gjëra duhen kërkuar te ata që i kanë, sepse ata janë burimi jetëdhënës i dijes e sepse ata janë diell në terrin e padijes. Ata janë njerëzit që do t’ju zbulojnë dijet e tyre përmes urdhrave të tyre, gojëtarinë e tyre përmes heshtjes së tyre, dhe thelbin e tyre përmes pamjes së tyre. Ata nuk bien ndesh me besimin e nuk kanë për të ide të ndryshme nga njëri-tjetri, sepse ai është për ta dëshmitar besnik dhe folës i heshtur.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top