• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 144

 

Lidhur me dërgimin e profetëve

 

Zoti i dërgoi profetët duke i shquar me zbulesat e Tij, dhe i urdhëroi të flisnin për Të me krijesat e Tij, që të mos u linte shfajësim. Ai i ftoi njerëzit me gjuhën e së vërtetës që të ecnin në udhën e mbarë. Zoti i njeh mirë krijesat e Tij, këtë ju e dini. Ai i dërgoi profetët jo se s’i njihte të fshehtat e tyre më të thella e ndjenjat e tyre më intime, po që t’i provonte e t’i jepte shpërblim atij që vepronte me virtyt, dhe shpagim, atij që zhgryhej në ves.

 

Për gjendjen e Imamëve

 

Ku janë ata që pretendojnë me pa të drejtë se janë thelluar aq sa ne në njohje, ndonëse Zoti na ngriti lart ne e uli ata, na i dha dijet neve e ata i la në padije, e na futi ne në mister, duke i mbajtur ata larg dyerve të tij?! Po qe se verbëria e çoroditjes duhet t’ia lerë vendin dritës, tek ne duhen kërkuar parimet e udhërrëfimit. Nuk ka dyshim që Imamët do mbijnë te Kureishët, por është Hashimi që i mbolli. Kjo s’u shkon të tjerëve për shtat e nuk i bën të përshtatshëm për të qenë në krye të punëve.

 

Për të futurit në udhë të gabuar

 

Ata e mëmësuan këtë botë dhe e braktisën tjetrën duke braktisur ujin e kristaltë për të gjerbur të pëgërin. Sikur e kam të gjallë përpara syve njeriun e tyre të pamoralshëm, që bëri punë të paligjshmeI , i kërkoi, u lidh e u bë mik me ta e qe me ta në një mendje, deri sa flokët iu thinjën dhe shpirti i mori grinë e tyre; vjen i shkumbëzuar si ai përroi që gremiset që nga shkëmbi, pa dashur t’ia dijë sa e kë mbyt me valët e tij, apo si ajo flaka në kashtë, që s’do t’ia dijë fare çfarë digjet së bashku me të.

 

Ku janë mendjet që duan dritë nga fanarët e udhës së drejtë, e sytë mbërthyer përherë mbi minaret e besimit? Ku janë zemrat e dorëzuara tek Zoti me përkushtim e bindje ndaj Tij? Janë lëshuar mbi kotësitë e kësaj bote, përfyten për pushtet e futen në garë për t’ia shkuar njëra-tjetrës në mëkate! I dinë të vërtetat e Parajsës dhe të Skëterrës dhe përsëri ia kthejnë shpinën Parajsës për të vrapuar drejt Skëterrës. Zoti ua bëri thirrjen, por ato s’u kënaqën e u shndërruan në renegade. Po kur thirrjen ua bën Shejtani, i përgjigjen dhe i shkojnë me vrap.

 

__________

 

(Këtu flitet për Abdul-Malik bin Merwanin, i cili kreu mizori të pashembullta nëpërmjet oficerit të tij Haxhxhaxh bin Jusufit.)

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top