• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 143

 

Duke u lutur për shiun

 

Kujtoni që toka që ju mban përsipër e qielli që ju mbulon, i binden Mbajtësit të tyre. Bekimet e tyre mbi ju nuk ju vijnë ngaqë nxiten nga ndjenja mëshire e simpatie, as sepse presin nga ju fitime: Kanë urdhër t’jua japin e vetëm sa binden; kanë porosi ta mbështetin mirëqenien tuaj, dhe vetëm sa e zbatojnë. Natyrisht,

 

Zoti i vë në provë krijesat e Tij në lidhje me punët e tyre të këqija. Ai ua mpak frutat, ua vonon bekimin e mbyll thesaret e së mirës, që kush do që të pendohet, të mund të pendohet, kush do të kthejë rrugë, të mund të kthejë rrugë, kush do të risjellë ndër mend, të mund të kujtohet, dhe kush dëshiron t’i qëndrojë larg së keqes, të mundet t’i qëndrojë. I Madhi Zoti e ka bërë lypjen e ndjesës së Tij mënyrë të sigurimit të mëshirës e të mjeteve të jetesës, sepse Ai thotë: “Kërkoni ndjesën e Zotit! Ai është Falësi më i Madh. Ai do shtyjë mbi ju ré që derdhin shi rrëké e do t’ju ndihmojë me pasuri dhe fëmijë.” 

 

Zoti dhuron mëshirë mbi atë që pranon pendesën, heq dorë nga mëkati e nxiton në bërjen e punëve të mira përpara se t’i vijë vdekja. O Zoti im, të drejtohemi nga çadrat dhe mbulesat e shtëpive tona, ku kafshë e fëmijë janë duke vajtuar, duke kërkuar mëshirën Tënde, duke shpresuar për bujarinë e mirësisë Tënde dhe në ankthin e ndëshkimit e të hakmarrjes Tënde. O Zoti im, jepna të pimë nga shiu Yt e mos na zhgënje, mos na vrit me vite thatësire e mos na dëno për atë që bënë njerëzit pa mend, që ndodhen në mes tënë.

 

O më i Mëshirshmi nga të gjithë, Zoti im! Kemi dalë të Të qahemi për atë që s’është më e fshehtë nga Ti, për gjithë të këqijat që na kanë rënë mbi kokë, për zinë e bukës, që nuk po na ndahet nga thatësira, për nevojat prej mjeranësh, që na kanë kanë shte-ruar fuqitë e për trazirat sfilitëse, që nuk po na shqiten. O Zoti im, mos na kthe mbrapsht të zhgënjyer, mos na spraps me sytë rrëzuar përdhé, mos na qorto tepër ashpër për zullumet tona, e mos vepro me ne siç meritojnë punët tona O Zot, derdh mbi ne mëshirën Tënde, bekimin Tënd, dhembshurinë Tënde e mbështetjen Tënde! Bëna të gëzojmë ujin që na jep jetë e na e shuan etjen, kur e pimë, që bën bar të gjelbër dhe që rrit prapë gjithçka të humbur e që risjell në jetë gjithçka që ishte vyshkur! Se ai e bën mrekullinë e freskimit e të bollëkut të frutave të pjekura, sepse ai i ujit fushat, nis për rrugë lumenjtë, kurorëzon bimët me gjethe dhe ul çmimet. Ti je i fuqishëm në çdo gjë, mjafton që Ti të duash. Për këtë s’ka dyshim.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top