Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 140

 

 Lidhur me përfoljen e punëve të të tjerëve dhe shpifjet

 

Kush nuk bie në mëkat e i është dhënë siguri, të tregohet i mëshirshëm me mëkatarët e të pabindurit e tjerë. Mirënjohja duhet të shpjerë në zemërgjerësi dhe të pengojë çdo përpjekje për gjetje fajesh te tjetri. E ç’mund të thuhet për përfolësin, i cili fajëson vëllain e tij e gjuan gabimet e tij? A nuk sjell ai ndër mend si ia ka mbajtur fshehur Zoti zullumet që ka bërë ai vet, ndonëse i kishte më të rënda se mëkati i vëllait të tij, për të cilin vuri tellall? Si mund ta përgojojë vëllanë për mëkat, kur vetë ai ka kryer një të tillë?

 

E nëse ai nuk ka kryer një mëkat të ngjashëm me të, mund të ketë bërë të tjera, dhe më të mëdha. Po dhe sikur të mos kishte kryer mëkate më të mëdha, por vetëm të vogla, vetë marrja në gojë e mëkateve të të tjerëve është mëkat i madh. O krijesa të Zotit! Mos shpejtoni me nxjerrjen e mëkatit të dikujt, sepse ai edhe mund t’i jetë falur; dhe mos e ndjeni veten të sigurtë ngaqë mëkati juaj është i vogël, sepse mund të ndëshkoheni edhe për atë. Prandaj kushdo nga ju që ndodh të marrë vesh për gabimet e të tjerëve, nuk duhet t’i përgojojë, por të kujtojë gabimet e veta e të jetë mirënjohës që është kursyer prej atyre, që bënë të tjerët.

 

_____________-

 

(Zakoni i kërkimit të gabimeve dhe i përgojimit të tyre është bërë kaq i zakonshëm, saqë është zhdukur edhe ideja e së keqes që ai përmban. Tani atij s’i bën më bisht as i larti e as i ulëti, dhe nuk e ndalon as pozicioni i lartë i katedrës dhe as padhunueshmëria e xhamisë. Sa herë që disa të njohur bëhen bashkë, objekt i bisedës së tyre dhe gjëja më interesante për ta do të jetë pikërisht diskutimi i të metave të personave të tjerë, duke bërë zbukurime sipas qejfit. Në fakt, kjo është e vetmja punë që ata e bëjnë më me pasion. Shpeshherë ai që gjen gabime të tilla, është i zhytur vetë në to. Megjithatë, s’i vjen mirë t’i ekspozohen gabimet e tij. Në një rast të tillë, ai do duhej që të mbante parasysh ndjenjat e ngjashme të të tjerëve e të vepronte sipas hadithit, ‘mos u bëni të tjerëve atë që s’doni t’jua bëjnë të tjerët’, duke shmangur në këtë mënyrë kërkimin e gabimeve të tyre dhe lëndimin e ndjenjave të tyre.

 

Përgojimi përkufizohet si bërje publike e gabimit të vëllait të të njëjtit besim, me qëllimin që ai të diskreditohet dhe të mërzitet, gjë që bëhet duke folur, vepruar, nënkuptuar apo sugjeruar. Disa njerëz e quajnë përgojimin të përligjur, nëse trajton diçka të gabuar e që shkon kundër së vërtetës. Sipas tyre, nuk është gjë e keqe po të tregosh saktë dhe ashtu si është atë që është parë ose dëgjuar; këta njerëz pretendojnë se nuk përgojojnë, por vetëm riprodhojnë me përpikmëri të dëgjuarën apo të shikuarën. Në fakt, përgojimi është termi që përdoret për të treguar pikërisht këto lloj faktesh, sepse po të bëhej fjalë për riprodhim jo korrekt, atëhere do kishim të bënim me akuza për falsifikim e fajësim të padrejtë. Kjo lidhet me fjalët e Profetit të Shenjtë, i cili thotë: “A e dini se çfarë është përgojimi?” Njerëzit thanë: “Zoti dhe Profeti i Tij e dinë më mirë”. Atëhere ai tha: “Përgojim është kur thoni për vëllain tuaj diçka që i shkakton dhembje”. Dikush tha: “Po sikur unë të them atë çka është e vërtetë për të?” Profeti i Shenjtë u përgjigj: “Përgojimi është kur flitet vetëm e vërteta, ndryshe do ishte një shpifje ndaj tij.” Ka shumë shkaqe për t’u dhënë pas përgojimit, prandaj dhe ai bëhet herë me vetëdije e herë pa vetëdije. Imam Ghazaliu i ka përmbledhur hollësisht këto shkaqe në librin e tij Ihja ul- ‘Ulum ud-Din. Disa nga më të rëndësishmet e tyre janë:

 

1. Për të bërë shaka me dikë apo për ta bërë atë që të duket qesharak;

2. Për t’i bërë njerëzit të qeshin, duke vënë kështu më mirë në dukje sharmin e zgjuarsinë tënde;

3. Për të shfrehur ndjenjat nën presionin e tërbimit dhe zemërimit;

4. Për të vendosur superioritetin tënd duke folur keq për të tjerët;

5. Për të përgënjeshtruar lidhjen ose përfshirjen në një çështje e, pikërisht, për të vërtetuar që një e keqe e caktuar nuk është kryer prej teje, po prej dikujt tjetri;

6. Për t’iu shoqëruar një grupi kur je në prani të tij, që të largohet përshtypja e largësisë prej tij;

7. Për të denigruar diçka të dikujt, prej të cilit ke frikë se mos ekspozon ndonjë faj tëndin;

8. Për t’i shkaktuar humbje një konkurrenti të të njëjtit profesion;

9. Për të siguruar një pozicion në vëmendjen e dikujt me pushtet;

10. Për të shprehur keqardhjen, duke thënë se të vjen keq që filani apo filani tjetër kanë rënë në këtë apo në atë të keqe;

11. Për të shprehur habinë, duke thënë, për shembull, që është e mrekullueshme që filani apo dikush tjetër e kanë bërë këtë apo atë gjë;

12. Për të treguar emrin e autorit të një veprimi, duke shprehur zemërim lidhur me të. Ndërkaq, gjetja e gabimeve ose kriticizmi nuk është përgojim në disa raste:

 

1.Nuk është përgojim, në qoftë se ai që ka pësuar padrejtësi ankohet ndaj bërësit të padrejtësisë me qëllim që të kërkojë dëmshpërblim. Për këtë Zoti thotë: “Zoti s’e pëlqen të flitet publikisht për të këqija, përveçse kur folësi i ka vuar.”

 

2.Nuk është përgojosje kur rrëfen gabimin e dikujt, ndërkohë që jep këshilla, dhe kjo për faktin se gjatë këshillimit nuk është e lejueshme as hipokrizia dhe as mashtrimi;

 

3.Nëse nuk mund të shmanget përmendja e emrit të një personi të caktuar në lidhje me plotësimin e kërkesave të një urdhërese fetare, atëhere nuk është përgojosje po qe se e pohon gabimin e një personi të tillë, por pa e kaluar masën;

 

4.Nuk është përgojosje po të rrëfesh abuzimin dhe batakçillëkun e praktikuar prej dikujt, nëse me këtë synohet shmangia e dëmeve që ai mund të sjellë;

 

5.Të rrëfesh gabimin e dikujt para dikujt tjetri, për ta parandaluar kryerjen e atij gabimi prej tij - kjo nuk është përgojosje;

6.Nuk është përgojosje kriticizmi dhe shprehja e opinioneve për rrëfyesit e haditheve;

 

7.Në qoftë se një person është i njohur për cenet që ka, nuk është përgojosje përmendja e një ceni të tillë për ta identifikuar atë si person (për shembull, duke e përshkruar shurdhin si shurdh, memecin si memec, doracin si dorac, etj.);

 

8.Nuk është përgojosje po të përshkruash një gabim të një pacienti para një mjeku, nëse me këtë synohet shërimi i tij;

 

9.Nuk është përgojim të tregosh gjenealogjinë korrekte të dikujt që pretendon gabimisht një gjenealogji tjetër;

 

10. Nuk është përgojosje informimi për çështje të ndryshme i një personi, në qoftë se jeta, prona ose nderi mund të mbrohen vetëm në këtë mënyrë;

 

11. Në qoftë se dy persona diskutojnë për gabimin e dikujt, tashmë të njohur prej të dyve, kjo nuk do të ishte përgojosje. Megjithatë është më mirë të shmanget një diskutim i tillë, meqenëse ka mundësi që atë gabim ta ketë harruar ndonjëri prej tyre.

 

12. Të thuash të këqijat e dikujt, që i kryen ato haptas, nuk është përgojosje, siç përcakton edhe hadithi profetik: Nuk ka përgojosje për rastin e atij që e ka grisur cipën e turpit.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top