• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 138

Lidhur me ngjarje të së ardhmes Ai do t’i kthejë dëshirat në drejtim të Kur’anit, kur njerëzit ta kenë kthyer Kur’anin drejt dëshirave, e ai do t’i kthejë shikimet e tyre te Kur’ani, kur njerëzit ta kenë parë Kur’anin siç u pëlqen syve të tyre.

 

Pjesë e po asaj ligjërate

 

Përpara këtij mbrojtësi të së MirësI , gjërat do të keqësohen e luftërat do shpërthejnë mes jush me tërë tërbimin e tyre, me dhëmbët kërcënonjës e gjinjtë plot qumësht të ëmbël dhe thitha të tharta. Kini mendjen, kjo do të ndodhë nesër dhe e nesërmja vjen shpejt me gjëra që ju nuk i dini. Njeriu me pushtet nuk do të dalë nga gjiri i kësaj turme. Ai do t’i ndëshkojë të gjithë nëpunësit për punët e tyre të liga. Atëhere dheu do t’i hapë të gjitha thesaret e gjirit të tij e do t’i hedhë çelësat e tyre te këmbët e tij. Ai do t’ju tregojë rrugën e drejtë të sjelljes e do t’u japë jetë aspekteve të lëna pas dore të Kur’anit e Sunnetit.

 

Pjesë e po kësaj ligjërate

 

Sikur e kam përpara syve nxitësin e së keqes, tek shfaqet që nga Siria duke i shtyrë flamujt e tij drejt rrethinave të Kufas, dhe tek rri kërrusur mbi të si një gamile që kafshon. E ka mbuluar dheun plot me kafka, gojën e ka hapur si furrë dhe shkel rëndë me këmbët e tij mbi truall. Afrohet nga çdo anë dhe sulmet e tij janë të egra. 

 

Për Allah, ai do t’ju shpërndajë në të katër anët e do të mbeteni fare pak, si koli në sy. Vuajtjet dhe mundimet tuaja do jenë të tmerrshme. Do vazhdoni kështu derisa Arabët të vijnë prapë në vete. Në këtë të keqe duhet t’u përmbaheni rrugëve të vendosura, shenjave të shndritshme e kohëve të hershme, që mbartin virtytet e përjetshme të Profetësimit. Se duhet ta dini që Djalli i bën rrugët e tij të lehta, që ju ta ndiqni me dëshirë.

 

 __________

 

(Kjo profeci e Imam Aliut ka të bëjë me ardhjen e Imamit të Dymbëdhjetë. Bëhet fjalë për Abdul-Malik bin Merwanin, që erdhi në fuqi në Siri pas Merwanit. Pas vrasjes së Mukhtar bin Ebu Ubeides në përleshjen që ky pati me Musa’bin, Abdul-Malik bin Merwani marshoi me ushtritë e tij drejt Irakut. Forcat e Musabit i kishin dalë përpara në Maskan pranë Deraslikit, në periferi të Kufas. Bin Merwani u ndesh me to e u shkaktoi disfatë, pastaj hyri fitimtar në Kufa e mori betimin e besnikërisë së banorëve të saj. Pastaj dërgoi në Mekë Haxhxhaxh bin Jusufin për të luftuar Abdullah bin Zubeirin. Haxhxhaxhi e rrethoi Mekën, e breshëroi me gurë dhe derdhi lumë gjakun e mijëra të pafajshmëve. Ai e vrau Ibn Zubeirin dhe e vari trupin e tij në trekëmbësh. Gjithë kjo mizori u futi njerëzve tmerrin deri në palcë. )

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top