• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 137

 

Për Talhain dhe Zubeirin

 

Për atë Zot, s’është se ata gjetën gjë të papëlqyer te unë, as se u përpoqën të bënin drejtësi mes meje e tyre. Tani kërkojnë një të drejtë që vetë e braktisën, dhe një gjak që e derdhën vetë. Nëse në të do kisha pjesë dhe unë, do kishin dhe ata, pa dyshim; po nëse këtë gjë e bënë pa mua, faji është i tyre. Akti i parë i drejtësisë që duan të bëjnë, është të fajësojnë vetveten. Unë s’e kam humbur intelektin, nuk i kam ngatërruar gjërat kurrë dhe as ato nuk më janë shfaqur të ngatërruara. Është e qartë që ky është një grup rebelësh, ku bën pjesë dhe ky i këtushmi, së bashku me helmin e akrepit dhe shpifjet që bëhen për t’i futur faktet në harresë. Po çështja është e qëruar dhe e shtrembra është shkundur nga themelet. Gjuha e saj ka heshtur së thëni djallëzi. Për Allah! Për ta do përgatit një depo uji, por prej saj vetëm unë do mundem të marr. Ata nuk do të jenë në gjendje të pijnë prej saj dhe as prej ndonjë vendi tjetër.

 

Pjesë e po asaj ligjërate

 

Ju erdhët drejt meje duke britur gjithë tërsëllimë, ‘betohemi, beto hemi’, tamam si ato gamilet-nëna, që sapo kanë nxjerrë në dritë fëmijët e tyre këmbëdridhur dhe vërsulen drejt tyre me vërtik. Unë s’jua lashë dorën time, po ju ma rrëmbyet. Zoti im! Këta të dy e kanë thyer besnikërinë ndaj meje dhe e kanë ngritur popullin kundër meje. Shkërmoqe, o Zot, atë që kanë ndërtuar ata, e mos e bëj të fortë atë që kanë ngrehur ata. Tregoju të keqen, ku kanë synuar e për të cilën kanë punuar. U kërkova të dëshmojnë që e ruajnë besën e premtuar e u solla me ta me nderim, para se të hidheshim në luftë. Por ata nuk e përfillën dhe e hodhën poshtë mundësinë që u dhashë, pa pranuar të futeshin në udhën e mbarë.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top