• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 133

 

Për Lavdinë e Zotit

 

Kjo botë dhe tjetra ia kanë dhënë Atij frerët e tyre, e qiejt e dherat1180 ia kanë dhënë Atij çelësat e tyre. Pemët e lulëzuara i përkulen Atij mëngjes e mbrëmje; prej Atij e prodhojnë zjarrin flakadan degët e tyre dhe e kthejnë ushqimin e marrë në fruta të pjekura.

 

Pjesë e po asaj ligjërate për Kur’anin e Shenjtë

 

Ju keni në mes jush Librin e Zotit, që flet pa iu lajthitur gjuha kurrë. Ai është shtëpia me kolona që nuk i rrënohen kurrë dhe me banorë që nuk u njolloset nderi kurrë.

 

Pjesë e po asaj ligjërate për Profetin e Shenjtë

 

Zoti e nisi Profetin pasi kishte kaluar kohë nga profetët e mëparshëm, atëhere kur njerëzit ishin ngatërruar nëpër argumente të ndryshme. Me të Zoti shteri vargun e profetëve dhe e plotësoi Zbulesën e Tij. Pastaj ai luftoi për Atë kundër kujtdo që i kishte kthyer shpinën e i kishte vënë të tjerë përbri.

 

Pjesë e po asaj ligjërate lidhur me këtë botë

 

Kjo botë është fundi i shikimit për mendjet e verbra, që nuk dallojnë dot gjë tjetër matanë saj. Por shikimi i kujt ka sy depërton nëpër të dhe e sheh që banesa është më tutje. Ai që sheh, do që t’i largohet e mbledh  vetëm zahiré1183 në të, e ai që është i verbër i futet në gji e kënaqet vetëm me qumështin e saj.

 

Pjesë e po asaj ligjërate

 

Ju e dini që njeriu velet e lodhet me çdo gjë, përveçse me jetën, e kjo ngaqë s’gjen e nuk shikon tek vdekja asgjë të mirë. Sepse nuk e di që ajo është jetë për zemrën e vdekur, shikim për syrin e verbër, dëgjim për veshin e shurdhër, dhe në të njëjtën kohë - etjeshuarje për të etuarin dhe mjaftueshmëri e siguri e përsosur. Ai, përmes të cilit shikohet, flitet1189 e dëgjohet është Libri i Zotit. Njëra pjesë e tij flet për pjesën tjetër të tij, e njëra pjesë e tij dëshmon për pjesën tjetër. Ai s’përmban kundërthënie rreth Zotit, as i shpie larg udhës së Zotit ata që veprojnë sipas tij. Por ju jeni bashkuar me njëri-tjetrin për t’u urryer midis jush e për të rritur gjelbërim mbi pisllëkun tuaj. Jeni marrë vesh me njëri-tjetrin për t’u bërë robër të dëshirave e për të ushtruar armiqësi ndaj njëri-tjetrit për hir të fitimit të pasurisë. Shpirti i ligësisë ju ka trullosur dhe mashtrimi ju ka futur në rrugë të keqe. Prandaj e kërkoj ndihmën e Zotit, për vete e për ju.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top