• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 131

 

Lidhur me arsyet e pranimit të Kalifatit dhe cilësitë që duhet të ketë një governator apo qeveritar

 

O mendje të hallakatura e zemra të ndara, që s’ndodheni në trupat ku duhej të ndodheshit, por tjetërkund! Unë po ju prij miqësisht drejt së vërtetës, por ju i bëni bisht si ato dhitë e dhëntë që ia mbathin nga turfullima e luanit. Sa e rëndë është për mua t’ju fut në sekretet e së drejtës e t’ju drejtoj për në shtigjet e së vërtetës! O Zoti im, Ti e di që ç’ka bëra, nuk ishte për të kërkuar fuqi e sundim, dhe as për fitimin e diçkaje nga kotësitë e kësaj bote. Veç u përpoqa të rivendosja shenjat e fesë Tënde dhe të nxitja lulëzimin e qyteteve të Tua, në mënyrë që krijesat e Tua të vuajtura nga e padrejta, të mund të ndihen të sigurta, e që të rivendosen porositë e Tua, të lëna pas dore.

 

O Zoti im, unë jam i pari që u mbështet pas Teje dhe i vuri veshin e iu përgjigj thirrjes së Islamit. Kush është tjetër përpara meje, përveç Profetit? Ju sigurisht e dini, që ai që është caktuar për t’u kujdesur për nderin, jetën, udhëheqjen, shpërndarjen e trofeve dhe administrimin e së drejtës ndër muslimanët, nuk duhet të jetë dorështrënguar: Një i tillë do ta lakmonte pasurinë e shtetasve të tij; as i paditur, sepse me padijen e tij do t’i shpinte shtetasit e tij në rrugë të gabuar; as brutal e i pasjellshëm, sepse do t’i largonte njerëzit me ashpërsinë e tij; as i përzier në punë pasurishë, sepse kjo do t’i jepte mundësi të merrte nga njëri për t’ia dhënë tjetrit; as i dhënë pas ryshfetit, përderisa i takon të marrë vendime; as shkelës i të  drejtave të të tjerëve apo zvarritës i halleve të tyre pa fund e pa mbarim; dhe as mospërfillës i Sunnetit, përndryshe do ta çonte popullin në rrënim.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top