Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 130

 

Mbajtur kur dëbuan Ebu DherinI për në Rabza

 

O Ebu Dher! Ti je indinjuar në emër të Zotit, prandaj mos e humb shpresën tek Ai, për të Cilin ti u indinjove. Njerëzit të druheshin në çështjet e kësaj bote, e ti u druheshe për besimin tënd. Leri, pra, në punën e tyre për gjithçka që të druhen, e ik prej tyre e merr me vete çdo gjë, për të cilën u druhesh. Sa shumë nevojë kanë ata për atë, drejt së cilës ti përpiqesh t’i kthesh, dhe sa pak nevojë ke ti për atë, që ata ta mohojnë! Ti do ta mësosh shpejt se cili është fitimtari i të nesërmes dhe cili është për t’u patur zili. Edhe sikur këta qiej e kjo tokë të ishin mbyllur për ndokë e ky të kishte droje nga Zoti, Zoti do t’ia hapte. Veç e drejta duhet të joshë - e padrejta duhet të ngjallë neveri. Po të kishe pranuar joshjet e tyre për këtë botë, do të të kishin dashur, e po të kishe dhe ti pjesën tënde në të, do të të kishin dhënë mbrojtje.

 

_________

 

(Emri i vërtetë i Ebu Dher el-Ghifariut ishte Xhundub bin Xhenade. Ai ishte banor i Rabzas, një fshat i vogël në anën lindore të Medinës. Kur dëgjoi për Mesazhin e Profetit, erdhi në Mekë, u njoh me Islamin dhe e pranoi qysh në fillimet e tij, duke tërhequr mbi vete në këtë mënyrë lloj-lloj mundimesh e vuajtjesh të paprera nga Kureishët e pafé. Por mbeti i paepur në çdo rast. Ai është nga muslimanët më të parë, po veç hershmërisë së tij në Islam, Ebu Dheri ishte tepër i përkushtuar dhe njeri i sakrificës, aq sa Profeti ka thënë për të: Midis njerëzve të mi, Ebu Dheri është i ngjashmi i Isait, djalit të Merjemes, për nga përkushtimi dhe shpirti i sakrificës.

 

Në kohën kur u bë Umeri kalif, Ebu Dheri vajti në Siri, ku ndenji edhe gjatë mbretërimit të Uthmanit. Ai i kalonte ditët duke këshilluar, duke i udhëzuar njerëzit në rrugë të drejtë përmes predikimit dhe duke i njohur me madhështinë e anëtarëve të Familjes së Profetit. Gjurmët e shi’izmit, që takohen në Siri e Xhebel-i Amil dhe sot e kësaj dite, janë rezultat i predikimit dhe veprimtarisë së tij dhe fryt i farës së mbjellë prej tij. Guvernatori i Sirisë, Mu’avia, nuk e duronte këtë sjellje të Ebu Dherit dhe ishte shumë i pakënaqur nga kritika e demaskimi i hapët, që ai u bënte aferave e veprimtarive të tjera të gabuara të Uthmanit. Po ai nuk mund t’i bënte gjë. Më në fund i shkruajti Uthmanit se ai do ta ngrinte popullin kundër Kalifit, po të qëndronte dhe ca, prandaj duhej gjetur një ilaç kundër tij. Uthmani i dërgoi një letër, me të cilën i kërkonte ta hipte Ebu Dherin në një gamile të pashaluar dhe ta niste për në Medinë. Urdhri u zbatua. Po me të ardhur në Medinë, megjithëse i gjakosur dhe i raskapitur, Ebu Dheri rifilloi që të predikonte për të drejtën e të vërtetën. Ai u kujtonte njerëzve ditët e Profetit e u thoshte të mos hutoheshin nga salltanetet mbretërore. Kjo e vinte Kalifin e Tretë në pozitë mjaft të vështirë, prandaj u përpoq t’u vinte fré fjalimeve të tij. Një ditë e thirri e i tha: “Dua të di nëse ke thënë që Profeti është shprehur që kur Beni Umejjadët të arrijnë numrin tridhjetë, do t’i shohin qytetet e Zotit si pronat e tyre, krijesat e Tij si skllevërit e tyre dhe fenë e tij si mburojën e tradhtisë së tyre. Ebu Dheri i tha se e kishte dëgjuar Profetin të shprehej pikërisht me ato fjalë. Uthmani e akuzoi se po përhapte një gënjeshtër dhe pyeti të pranishmit nëse ndonjëri prej tyre kishte dëgjuar për një thënie të tillë. Të gjithë e mohuan. Por Ebu Dheri kërkoi që kjo pyetje t’i bëhej Ali ibn Ebi Talibit. Atëhere dërguan dhe e thirrën dhe atë e i bënë të njëjtën pyetje. Imam Aliu u përgjigj se kjo ishte e vërtetë dhe se Ebu Dheri kishte të drejtë. Uthmani e pyeti, mbi ç’bazë mund ta dëshmonte vërtetësinë e këtij hadithi. Atëhere Imam Aliu tha se e kishte dëgjuar Profetin të thoshte:

 

Nuk ka folës më të vërtetë se Ebu Dheri nën tërë këtë qiell dhe mbi gjithë këtë dhé. Pas kësaj Uthmani nuk mund të bënte më gjë. Po ta cilësonte gënjeshtër edhe këtë thënie, do të falsifikonte vetë Profetin. Prandaj ruajti qetësinë, megjithëse u turbullua shumë ngaqë s’mundi ta përgënjeshtronte një gjë të tillë. Nga ana tjetër Ebu Dheri filloi të fliste fare hapur kundër sistemit dhe, sa herë që shikonte Uthmanin, recitonte këto ajete:

“Lajmëroi për ndëshkim të dhimbshëm ata që grumbullojnë flori e argjend e nuk e shpenzojnë në rrugën e Zotit. Atë Ditë ata do zhuriten në zjarr të Skëterrës; e vet ata do përvëlojnë me to ballin, ijet dhe shpinën e tyre, dhe do t’u thuhet: ‘Kjo është që mblodhët për vete, prandaj shijoni ç’mblodhët!’” (Kur’ani, 9:34-5).

 

Kalifi i Tretë i premtoi para, po s’e futi dot në kurthin e rrjetit të tij të florinjtë këtë njeri të lirë, përdori edhe represionin, por s’e pushoi dot gjuhën e tij të thoshte të vërtetën. Më në fund e urdhëroi të largohej e të shkonte në Rabza. Për këtë ngarkoi Merwanin, birin e një njeriu që Profeti e kishte dëbuar përgjithmonë, që ta nxirrte nga Medina, dhe nuk lejoi asnjë njeri ta përcillte e të bisedonte me të. Por Imam Aliu, Imam Hasani, Imam Huseini, Akili, Abdullah bin Xha’feri e Ammar ibn Jasiri s’e përfillën këtë urdhër dhe e shoqëruan për ta përcjellë. Me këtë rast u mbajt edhe ligjërata e mësipërme. Në Rabza Ebu Dherit iu desh të kalonte një jetë tepër të vështirë. Këtu i vdiqën djali i tij, Dheri, si dhe gruaja, dhe i ngordhën të gjitha dhentë e dhitë që mbante për të jetuar. Nga fëmijët i mbeti vetëm një vajzë, që i ndau bashkë me të hallet dhe vuajtjet e urisë. Kur i shterën gjithë mjetet e jetesës dhe ditët filluan të kalojnë njëra pas tjetrës pa vënë gjë në gojë, vajza i tha Ebu Dherit: “Baba, sa kohë do bëjmë kështu? Eja të shkojmë gjëkundi për të kërkuar ushqim”. Ebu Dheri e mori me vete e u nisën shkretëtirës. Por nuk mundi të gjente bile as gjethe për të ngrënë. Në fund, u lodh e u ul në një vend. Pastaj mblodhi një grumbull rëre, vuri mbi të kokën dhe u shtri. Pas pak filloi të gulçonte, sytë i shkuan lart dhe e mbërthyen ngërçet e vdekjes.

 

Kur e pa vajza në këtë gjendje, u trondit e i tha: “Baba, po të vdesësh në këtë shkretëtirë të paanë, si do bëj për të të varrosur, krejt e vetme?” Ai u përgjigj: “Mos u shqetëso, bija ime. Profeti më ka parathënë se do të vdes i pandihmuar nga njeri, po për varrimin tim do kujdesen disa irakenë. Pasi të mbaroj, hidhmë sipër një çarçaf, pastaj ulu buzë rrugës. Kur të kalojë ndonjë karvan, thuaju se ka vdekur Ebu Dheri, bashkëluftëtari i Profetit”. Pastaj dha shpirt dhe ajo shkoi e u ul buzë rrugës. Nuk shkoi shumë dhe asaj ane kaloi një karvan. Në të ishte Hilal bin Malik Muzni, Ahnaf bin Kejs et-Temimi, Sasa’e bin Sauhan Ebadi, Eswed bin Kejs et-Temimi e Malik bin Harith el-Eshteri. Kur dëgjuan për vdekjen e Ebu Dherit, u tronditën shumë nga fundi i tij pa asnjë ndihmë dhe e shtynë udhëtimin e u morën me varrimin e tij. Malik Eshteri dha për qefin një çarçaf pëlhure që vlente katër mijë dirham. Pas riteve fetare dhe varrimit, ata u nisën përsëri. Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin Dhu’l-Hixhe të vitit 32 H.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top