Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 13

Duke qortuar popullin e Basrës

 

 Ju u bëtë ushtria e një gruaje e u vutë nën komandën e një krijese katërkëmbëshe. Kur gërthiste ajo, ju i bënit jehonë, e kur u plagos ajo, ju morët arrati. Karakteri juaj është i ulët. Besa juaj është shkelja e saj. Feja juaj është hipokrizia. Uji juaj është i njelmët. Kush rri me ju, molepset me mëkate, dhe kush ju braktis ju, fiton mëshirën e Zotit. Sikur e kam përpara syve678 xhaminë tuaj madhështore: Si kuvertën e një barke, që Zoti i ka dër guar ndëshkim nga lart e poshtë saj; kush është në të, tashmë është i mbytur. Një version tjetër: Për Atë Zot, unë s’dyshoj që qyteti juaj do mbytet në ujë; sikur e kam para syve xhaminë e tij, si pjesën e sipërme të një anieje, apo si një struc unjur më bisht.

 

Në një version tjetër:

 

… Si kraharorin e një pulëbardhe në detin e thellë.

 

Një tjetër version:

 

Qyteti juaj është më i ndyri i të gjithëve për nga balta, më i afru ari me ujin e më i larguari me qiellin. Nëntë në dhjetë gjëra të tij janë ligësi. Kush futet në të, mbytet në mëkatet e tij, dhe kush del prej tij, gë zon ndjesën e Zotit. Shoh ujin tek e gllabëron këtë banesë tuajënII, aq sa nga ajo s’duket më gjë, veç xhamisë që del mbi valë si gushë zogu në det të thellë.

 

____________

 (Ibn Mejthemi shkruan që, tre ditë pasi mbaroi beteja e Xhemelit, Imam Aliu dha faljen e mëngjesit në xhaminë qendrore të Basras. Pasi mbaroi ritin, qëndroi në krahun e djathtë të vendit të lutjeve, mbështetur për muri, dhe mbajti një fjalim, ku stigmatizoi kara kterin e ulët e të pabesë të banorëve të Basras, sidomos faktin e rebelimit të tyre nën nxitjen e të tjerëve, pa pasur vetë asnjë shkas, si dhe vënien nën komandën e një gruaje, hipur majë një deveje. Pasi ishin betuar për besnikëri, ata e thyen besën dhe nxorën në shesh natyrën e tyre të ligë e hipokrite dhe karakterin e tyre të ulët. Në këtë ligjëratë ‘gruaja’ nënkupton Aishen, kurse ‘krijesa katërkëmbëshe’– devenë, ku ajo kishte hipur, nga e cila mori emrin dhe vetë beteja.

 

 Kjo betejë u zhvillua në këtë mënyrë: Siç dihet, Aisheja e kishte kundërshtuar gjith monë Uthmanin sa ishte gjallë, bile shkoi në Mekë, megjithëse kundër tij kishte shpërthyer një rebelim; në këtë pikëpamje ajo rezulton pjesëtare në vrasjen e tij, për të cilën do flitet me hollësi në një vend tjetër më të përshtatshëm. Kur kthehej nga Meka në Medinë, dëgjoi nga Abdullah bin Samai që, pas Uthmanit, betimi i besnikërisë si kalif i ishte dhënë Aliut. Papritur ajo kish shpërthyer: “Në qoftë se i është dhënë Aliut betimi i besnikërisë, atëhere qielli u përmbystë mbi këtë dhé. Unë po kthehem përsëri në Mekë”. Dhe u kthye për në Mekë duke thënë: ”Për Atë Zot, Uthmani u vra pa pasur asnjë përkrahje. Unë do t’ia marr gjakun patjetër”. Kur pa gjithë këtë ndryshim të menjëhershëm, Ebu Salma i tha: “Çfarë po thua kështu? Ti vetë je shprehur kush e di sa herë ‘vrajeni këtë Nadhal; ai është bërë kafir’.” Kësaj ajo iu përgjigj: ”Jo vetëm unë, por të gjithë kemi folur kështu; por leri këto gjëra e dëgjo çfarë them tani, sepse kjo është më e mirë dhe meriton më shumë vëmendje. Sepse është vërtet e çuditshme, që në fillim iu bë thirrje të pendohej, pastaj u vra, në vend që t’i jepej rasti të pendohej”. Kur dëgjoi këto fjalë, Ebu Salma recitoi në adresë të saj këto vargje:

 

 Po ti vet e nise. Tani kthen fletën e shkreh rrufé. dhe kokën ti ia kërkoje, kur e mallkoje si të pafé. gjaku i tij u derdh, po ju qetë që urdhrin e dhatë,

ju ishit shpata dhe gjuha-helm, ju ishit që e vratë.

Po ende ka yje përmbi ne, s’shuhen diell’ e hënë, se jetën dhe nderin e

besën në dorë ia kemi lënë,

atij që e mban hasmin larg me forcë e madhështi,

që di t’i kthejë goditjet,

se si t’i mbrojë njerzit e tij,

di se si t’i prishi nyjet dhe si ta thyej’ kundërshtarin, dhe di t’i

mbajë armët gati për ta luftuar tradhtarin.

 

 

 

 

 

Aisheja arriti në Mekë e etuar për hakmarrje dhe nisi t’i ngrejë njerëzit më këmbë për t’i  marrë gjakun Uthmanit, duke hapur thashetheme rreth vrasjes së tij. I pari që iu përgjigj thirrjes së saj ishte Abdullah bin Amir Hazrami, që kishte qenë governator i Mekës nën mbretërimin e Uthmanit, pastaj me të u bashkuan Merwan bin Hakami, Sa’id bin Asi dhe Umejjadë të tjerë.

 

Nga ana tjetër arritën nga Medina dhe Talha bin Abdullahu dhe Zubeir bin Ewami, kurse nga Jemeni erdhën Xheuhleh bin Munabehu, që kishte qenë governator gjatë kalifatit të Uthmanit, si dhe governatori i mëparshëm i Basrës, Abdullah bin Amir bin Kureizi. Pastaj filluan të gjithë bashkë të përgatitnin planet.

 

U vendos të shpallej luftë dhe diskutimet u përqendruan për vendin, ku duhej dhënë ndeshja. Aisheja sugjeronte që beteja të jepej në Medinë, po këtë ide e kundërshtoi një pjesë, duke thënë se ishte vështirë t’u dilej medinasve përballë. Më në fund, pas shumë diskutimesh, u vendos që të kërkohej një vend tjetër për fillimin e luftës dhe fil limisht të marshohej mbi Basra, ku ndodheshin shumë njerëz që mbështesnin çështjen e tyre.

 

Për realizimin e këtij plani u ngrit një ushtri tridhjetë mijë vetëshe, që u pajis më së miri, falë pasurisë së pamatshme të Abdullah bin Amirit e dhuratës prej gjashtëqind mijë Dirhamësh e gjashtëqind deveshë të Xheuleh bin Munabehut. Rrugës për në Basra ndodhi një incident i vogël, për shkak të të cilit Aisheja nuk donte të ikte më tutje. Ajo dëgjoi diku ulërima qensh dhe e pyeti heqësin e devesë se si quhej vendi ku ndodheshin. Heqësi i tha se quhej Hawab.

 

Kur dëgjoi këtë emër, ajo u kujtua për paralajmërimin që i kishtë bërë Profeti gjatë një bisede me gratë e tij: ”Do doja të dija se cilës prej jush do t’i lehin qentë e Hawabit”. Aisheja e kuptoi që ajo grua paskej qenë vet, prandaj ndaloi devenë, e uli më gjunjë, duke e goditur lehtë me dorë, dhe tha se nuk mund ta vazhdonte më tej marshimin. Por bashkudhëtarët e saj e shpëtuan me marifet situatën që po përmbysej. Abdullah bin Zubeiri u betua që ky vend nuk ishte Hawabi dhe Talhai e mbështeti, pastaj gjetën dhe nja pesëdhjetë persona të tjerë, të cilët dëshmuan për të njëjtën gjë.

 

Të gjithë ishin në një mendje dhe i jepnin të drejtë njëri-tjetrit, pra, ç’mund të bënte më me kundërshtimin e saj një grua e vetme?! Në fund ia dolën që ta bindnin dhe Aisheja e rinisi marshimin me të njëjtin entuziazëm, që kishte pasur në fillim. Pohohet se këta pesëdhjetë njerëz kanë qenë të parët që janë betuar rrejshëm në Zot, në tërë historinë e Islamit.

 

Kur arriti ushtria në Basra, njerëzit u habitën tek shihnin kafshën ku kishte hipur Aisheja. Xharia bin Kudameh i doli përpara dhe i tha: “O Mëmë e Besimtarëve, vrasja e Uthmanit ishte tragjike, po tragjedia më e madhe është që ju keni ikë nga shtëpia majë kësaj deveje të mallkuar, duke dëmtuar nderin e prestigjin tuaj.

 

Është më mirë të ktheheni mbrap sht”. Por tashmë atë nuk e kishin kthyer prapa as incidenti në Hawab, as urdhri Kur’anor ‘rrini nëpër shtëpitë tuaja’ (33:33), prandaj nuk mund të pritej ta bënte këtë punë vetëm për hir të Kudames. Kështuqë s’ia vuri veshin as këtij paralajmërimi.

 

Kur u përpoq ushtria të hynte në qytet, i doli përpara për ta ndaluar governatori i Bas ras, Uthman bin Huneifi. Të dy palët u ndodhën ballë për ballë, shpatat dolën nga milli dhe u lëshuan kundër njëra-tjetrës. Pasi u vranë shumë njerëz nga të dyja anët, ndërhyri Aisheja me autoritetin e saj dhe të dy grupet u morën vesh që administrata ekzistuese dhe Uthman bin Huneifi të ushtronin funksionet e tyre, deri sa të vinte Imam Aliu. Por vetëm pas dy ditësh  rebelët bënë një sulm tjetër nate, vranë dyzet njerëz të pafajshëm, rrahën Uthman bin Hunei f in, i qethën kokën, ia shkulën qimet e mjekrës një nga një, pastaj e lidhën kokë e këmbë dhe e burgosën.

 

Pas kësaj sulmuan dhe plaçkitën thesarin publik, duke vrarë në vend njëzet veta dhe duke arrestuar pesëdhjetë të tjerë, të cilëve u prenë kokat. Dhe nuk u mjaftuan me kaq, po sulmuan edhe depot e drithit, ku një fisnik basarit i thyer në moshë, Hakim bin Xhebele, nuk mundi më ta kontrollonte veten, e u nis bashkë me njerëzit e tij dhe i tha Abdullah bin Zubei rit: “Kursé ca prej këtij drithi për popullin e qytetit. Në fund të fundit, edhe padrejtësia duhet t’i ketë ca kufij.

 

Ju keni mbjellur vrasje e shkatërrim në çdo anë dhe futët në burg Uthman bin Huneifin. Për hir të Zotit, mjaft më me këto punë të mbrapshta, lirojeni Uthman bin Huneifin. Nuk paska mbetur më frikë nga Zoti në zemrat tuaja?” Ibn Zubeiri i tha: “Kjo është hakmarr ja për vrasjen e Uthmanit”.

 

Hakimi ia ktheu: ”Këta ishin kriminelët që e vranë Uthmanin? Për Allah, të kisha shokë dhe përkrahës, do t’ua merrja unë gjakun këtyre muslimanëve, që ju i vratë pa asnjë shkak”. Ibn Zubeiri iu përgjigj: ”Ne nuk e lëshojmë drithin, dhe as Uthman bin Huneifin nuk do ta lirojmë.” Së fundi midis të dy këtyre grupeve u ndez lufta, por si mund t’ua dilnin disa pak njerëz forcave aq të mëdha? Përleshja përfundoi me vrasjen e Hakim bin Xhe beles, djalit të tij, Eshref bin Hakimit, vëllait të tij, Ral bin Xhebeles dhe shtatëdhjetë vetave të tjerë të fisit të tij. Vrasja dhe plaçkitja mbretëronin në çdo anë. Tashmë askush nuk e kishte jetën të sigurtë dhe nuk kishte asnjë mënyrë se si të ruhej nderi dhe prona.

 

Imam Aliu u informua për marshimin e rebelëve mbi Basra dhe u nis për t’i ndaluar me një forcë ku bënin pjesë shtatëdhjetë prej atyre që kishin luftuar në betejën e Bedrit, dhe katërqind nga bashkëluftëtarët që kishin patur nderin të ishin të pranishëm në Betimin e Ridvanullahit682. Ndalesën e parë e bëri në Zikar, prej nga dërgoi Hasanin dhe Ammar ibn Jasirin në Kufa, për t’i bërë thirrje popullit të saj të ngrihej për luftë.

 

Si rezultat, nga ky qytet u bashkuan me ushtrinë e Imam Aliut rreth shtatë mijë veta, me gjithë pengesat e krijuara nga Ebu Musa el-Esh’ariu. Imam Aliu caktoi komandantët e tyre dhe vazhdoi të marshonte më tuje. Dëshmitarët e pranishëm thonë se, kur mbërriti kjo forcë në rrethinat e Basras, në krye të saj marshonte një repart ensarësh. Flamurin e tij e mbante Ebu Ejjub el-Ensariu.

 

Pas tij u shfaq një repart tjetër prej një mijë vetash, komandant i të cilëve ishte Khuzejme bin Thabit el-Ensariu. Pastaj erdh një tjetër repart. Flamurin e tij e mbante Ebu Katade bin Rabije. Pastaj ishte radha e një turme prej një mijë vetash, të moshuar dhe të rinj. Në ballet e tyre dukeshin shenjat e qarta të adhurimit dhe në fytyra u lexohej nënshtrimi ndaj Zotit. Dukej sikur këta njerëz po shkonin drejt Lavdisë Hyjnore të Ditës së Gjyqit.

 

Komandanti i tyre ngiste një kalë të zi, ishte i veshur në të bardha, mbante në kokë një turban të zi dhe recitonte Kur’anin me zë të lartë. Ky ishte Ammar bin Jasiri. Pas tij u shfaq një repart i ri. Flamuri i tij ndodhej në duart e Kejs bin Sa’d ibn Udades. Dhe më pas u shpalos një ushtri  tjetër. Prijësi i saj kishte veshje të bar-dhë dhe turban të zi në kokë. Ai ishte aq i hijshëm, sa të gjithë sytë ishin mbërthyer mbi të.

 

Ky ishte Abdullah ibn Abbasi. Ushtrinë e tij e pasonte një batalion me bashkëluftëtarë të Profetit, flamurin e të cilit e mbante Kathm bin Abbasi. Pastaj kaluan njëri pas tjetrit disa reparte të tjera, dhe më në fund u duk një turmë e madhe me një pyll të dendur heshtash, që mbivendoseshin me njëra-tjetrën. Turma marshonte nën hijen e flamurëve të panumërt ngjyra-ngjyra, që valviteshin në ajër gjithë elegancë. Midis tyre shquhej një flamur i madh dhe i lartë, që lajmëronte pozitën më të lartë. Pas tij qëndronte një kalorës i mbrojtur nga Fuqi Sublime e Madhështore. Muskujt i kishte të zhvilluar mirë dhe sytë i mbante tretur për dheu. Hija e tij e rëndë dhe dinjiteti i tij ishin të tilla, saqë askush s’mund ta shikonte në sy. Ky ishte Luani Gjithmonë Fitimtar i Zotit, Ali ibn Ebu Talibi.

 

Në të djathtë e të majtë të tij ishin Hasani dhe Huseini. Përpara tij ecte Muhammed bin Hanefia, me hapa të ngadalshme e flamurin e ngadhënjimit e të lavdisë në duar, kurse pas i shkonin djelmosha të fisit Hashim, njerëzit e Bedrit dhe Abdullah bin Xha’fer bin Ebu Talibi. Kur ushtria arriti në vendin që quhej Zadijah, Imam Aliu zbriti nga kali, fali katër rekate684 dhe e lëshoi kokën mbi dhé. Kur e ngriti, dheu ishte lagur nga lotët. Atëhere shqiptoi këto fjalë: O Mbajtës i Tokës, i Qiellit e i Kupës së Lartë të Gjithësisë! Kjo është Basra. Mbushna prehrin me të mirat e saj dhe mbrona nga të ligat e saj.

 

Pastaj vazhdoi të ecte përpara dhe zbriti në fushën e betejës së Xhemelit, ku armiku ishte rreshtuar tashmë. Imam Aliu i urdhëroi ushtarët të mos sulmonin, as të merrnin ini siativë. Pasi lëshoi këtë urdhër, doli përballë ushtrisë kundërshtare dhe u tha Talhait e Zu beirit: “Pyeteni Aishen nën betimin në emër të Zotit e të Profetit të Tij, nëse jam apo s’jam i lirë nga fajësimi për gjakun e Uthmanit, nëse kam përdorur ndaj tij fjalët që keni përdorur ju, dhe nëse ju kam detyruar të betoheshit për besnikëri apo u betuat vetë, me vullnetin tuaj të lirë”. Talhai u tërbua nga këto fjalë, por Zubeiri e përmbajti.

 

Pastaj Imam Aliu u kthye, i dha Kur’anin Muslim Muasheies dhe e nisi te ata për t’u shpallur verdiktin e Kur’anit. Por ata i vunë të dy nën nishan dhe e mbuluan me shigjeta këtë njeri të Zotit. Atëhere shkoi të diskutonte Ammar bin Jasiri, për t’i bindur e bërë të vetëdijshëm për pasojat e luftës, por edhe fjalët e tij u prenë në mes nga breshëria e shigjetave. Armiku u trimërua nga fakti që Imam Aliu nuk kishte lejuar sulme dhe vazhdonte të qëllonte me rrebeshe shigjetash. Pasi u vranë disa luftëtarë trima, më në fund, në radhët e ushtrisë së Imam Aliut u ndie një farë shtangieje.

 

Disa nga njerëzit e tij i erdhën me një pjesë të trupave që kishin nën komandë, e i thanë: “O Prijës i Besimtarëve, ju s’po na lejoni të luftojmë, kurse ata po na mbulojnë me shigjeta. Edhe për sa kohë do t’i lëmë t’i bëjnë gjokset tona nishan të harqeve të tyre e ne të mbetemi duarkryq?”

 

Imam Aliu ishte ngrysur në fytyrë, por duke vepruar me durim e vetëpërmbajtje, shkoi drejt armikut ashtu siç ishte, pa veshur armurë dhe i pa armatosur,  dhe thirri: “Ku është Zubeiri?” Në krye Zubeiri ngurroi të dilte përpara, pastaj vuri re që Imam Aliu nuk kishte armë e doli dhe ai. Imam Aliu i tha: “O Zubeir, ti duhet të kujtosh se një ditë Profeti të ka thënë se do luftosh kundër meje e se padrejtësia e zullumi do jenë në anën tënde”.

 

Zubeiri u përgjigj se kështu kishte thënë. Imam Aliu e pyeti: ”Po pse ke ardhur atëhere?” Ai iu përgjigj se e kishte lënë në baltë memorja e se po të ishte kujtuar më përpara, nuk do kishte ardhur në këtë mënyrë. Imam Aliu tha: “Mirë, tani u kujtove”, dhe ai u përgjigj: ”Po”. Si tha kështu, shkoi drejt e tek Aisheja e i tha që po largohej. Ajo e pyeti për arsyen dhe ai iu përgjigj: “Aliu më kujtoi një punë që e kisha harruar. Duket se isha futur në rrugë të keqe, por tani erdha prapë në rrugë të drejtë dhe nuk do luftoj në asnjë mënyrë kundër Ali bin Ebu Talibit”. Aisheja i tha: “Ty të ka zënë frika nga shpatat e bijve të Abdul-Muttalibit”. Ai tha thjesht ‘jo’, pas kësaj tërhoqi kapistallin e kalit të vet e u kthye.

 

Sigurisht, është për t’u vlerësuar që këtë herë u tregua respekt për thëniet e Profetit, sepse fjalët e tij u kujtuan dhe në Hawab, por efekti i tyre u shua shumë shpejt. Pas kësaj bisede, Imam Aliu u rikthye në vendin e tij, ku vuri re se kishte nisur sulmi i armikut mbi krahët e majtë e të djathtë të ushtrisë së tij. Atëhere tha: “Tani argumenti u sos. Thërrisni tim bir, Muhammedin!” Kur ky erdhi, Imam Aliu i tha: “Biri im, tani mund të sulmosh!”

 

Muhammedi përkuli kokën dhe u hodh përpara duke rrëmbyer flamurin. Por shigjetat binin kaq të dendura, sa iu desh të ndalonte. Kur pa këtë, Imam Aliu e thirri të kthehej. ”Muhammed, pse nuk po bën përpara?” Ai i tha: ”Baba, nuk është e mundur të ecësh përpara nën këtë breshër shigjetash. Të presim sa të qetësohet kjo furi”.

 

Po Imam Aliu ia ktheu: “Jo. Hidhu në mes të shigjetave e të heshtave dhe sulmo!” Muhammed bin Hanefia bëri përpara, por harkëtarët e gardhosën aq keq, sa iu desh t’i ngadalësonte hapat. Atëhere në ballin e Imam Aliut mori formë një rrudhë. Pastaj doli përpara, goditi lehtazi me myll të shpatës mbi shpinë të Muhammedit, dhe i tha:

 

”Ky është ndikimi i gjakut nga nëna jote”. Si tha kështu, ia mori flamurin nga duart, përveshi mëngët dhe bëri një sulm të atillë, sa i futi në pështjellim të plotë radhët e armikut nga kreu deri në fund. Falangat që i dilnin në rrugë qëroheshin dhe bënin prapa dhe çdo hap i lënë prapa mbulohej nga pirgje trupash e koka që rrëkëlleheshin përdhe nën thundra kuajsh. Pasi i shkundi radhët armike në këtë mënyrë, u kthye përsëri në vendin e tij dhe i tha Muhammed bin Hanefias: “Shiko, biri im, kështu bëhet lufta!”

 

Pastaj ia dha prapë flamurin dhe e urdhëroi të hidhej në sulm. Muhammedi u vërsul drejt armikut me një detashment ensarësh. Edhe armiqtë u vunë në lëvizje, duke peshuar në duar heshtat e tyre. Por biri azgan i atij ati trim të çartur i korrte radhët e tyre njëra pas tjetrës e, përveç tij, fushën e betejës e mbuluan me lavdi e togje trupash të vdekur edhe luftëtarët e tjerë të tij. Edhe në krahun tjetër kishte shfaqje të shkëlqyera të shpirtit të vetëmohimit. Trupat e vdekur binin njëri mbi tjetrin dhe luftëtarët vazhdonin të bënin fli me përkushtim jetët  e tyre rreth e qark devesë së mallkuar.

 

Përshtypje të veçantë bënin Beni Zabatë, të cilëve gjokset u ishin bërë shoshë e duart cungje në bërryl e poshtë, ngaqë mbanin devenë për kapistalli, e megjithatë vazhdonin të këndonin këtë këngë lufte: Jemi Beni Zaba, rritim devé, dhe luftën zanat e kemi Sapo vdekja na thërret, si qengjat manarë pas i vemi. Për gjakun e Uthmanit flakim shigjeta e tundim shpata,

 

Në na e dhënçi prap’686, luftën presim e ju japim urata. Karakteri i vrazhdë dhe injoranca fetare e këtyre Beni Zabave mund të kuptohet mirë nga një ngjarje që tregon Medeiniu. Sipas tij në Basra ishte një njeri me një vesh të sakatuar. E kishte pyetur ç’i kishte ndodhur dhe ky i kishte treguar: “Po shikoja fushën plot trupa të vdekur pas betejës së Xhemelit, kur më zuri syri një të plagosur, që e ngrinte kokën herë - herë, pastaj e lëshonte të përplasej për dheu. Iu afrova dhe mezi mora vesh nga buzët e tij këto vargje: Me qumështin-mjalt’ të vdekjes nëna na mëkoi, Kur na ndau nga gjir’ i saj, i donim krejt njëlloj, Për fatin tonë të keq, besën ia dhamë Tajemit

 

Që shpirt prej skllavi kanë e hak kanë Xhehnemin. I thashë që nuk ishte koha të recitonte vargje, po të kujtonte Zotin e të binte në Shehadet. Por ai më hodhi një vështrim të egër, lëshoi një sharje të rëndë dhe ma ktheu: ‘Ti po më kërkon të them Kelime Shehadetin, të frikësohem në këto çaste të fundit dhe ta humbas burrërinë?’ U habita kur dëgjova këto fjalë dhe vendosa të largohesha prej tij pa i thënë gjë tjetër.

 

Kur më pa që po bëja të ikja, më tha: ‘Prit. Do ta them për qejfin tënd, por ma mëso më përpara’. Iu afrova t’ia mësoja Kelimen e ai më kërkoi t’i afrohesha edhe ca më shumë. Kur i erdha më pranë, ma mbërtheu veshin me dhëmbë e nuk ma lëshoi derisa ma shkuli që nga rrënjët. Mendova se nuk kishte kuptim të shfreja inatin mbi një njeri që po vdiste e po bëhesha gati të ikja duke e sharë e mallkuar, kur ai më kërkoi të dëgjoja prej tij edhe diçka tjetër. Pranova ta dëgjoja, se mos kishte ndonjë dëshirë të fundit. Më tha që kur të shkoja tek nëna ime e ajo të më pyeste se kush ma kishte ngrënë veshin, t’i thosha që këtë ma kishte bërë Amr bin Ahlab Zabiu, i cili ishte mashtruar nga një grua që kishte dashur të bëhej kryetare e Islamit”.

 

Në fund, pasi shkëlqimi verbues i shpatave u kishte marrë jetën mijëra njerëzve e qindra Beni Azre e Beni Zaba ishin vrarë duke mbajtur kapistrën e devesë, Imam Aliu urd hëroi: “Vrajeni devenë, se ajo është Shejtani vetë”. Tha kështu e bëri një sulm të tillë të ash për, saqë ngado që çante ngriheshin thirrjet ‘Paqe, paqe!’ dhe ‘Ruana Zot!’.

 

Kur arriti pranë devesë, urdhëroi Buxheir bin Nakhelin ta vriste. Buxheiri e goditi fort dhe ajo u përmbys  mbi njërën anë të gjoksit, pastaj ra në gulçet e ngordhjes. E sapo deveja u rrëzua përdhé, ushtria kundërshtare ia dha vrapit, kurse heqësi i saj mbeti vetëm dhe i paruajtur, bashkë me Aishenë.

 

Luftëtarët e kapën dhe Imam Aliu urdhëroi Muhammed bin Ebu Bekrin që ta shoqëronte Hazreten në shtëpi të Safa’ Binte Harithit. Kjo ndeshje ndodhi më 10 të muajit Xhemadi ul-Thani të vitit 36 H., mbasdite, dhe mori fund përpara se të binte mbrëmja. Ushtria prej njëzet e dymijë vetash e Imam Aliut pati njëmijë e shtatëdhjetë të vrarë, megjithëse ka që thonë që të vrarët ishin vetëm pesëq ind. Kurse ushtria tridhjetë mijëshe e Aishes la shtatëmbëdhjetë mijë të vrarë, duke vërtetuar plotësisht thënien e Profetit, sipas së cilës,

 

Njerëzit që ia besojnë punët e tyre shtetërore një gruaje, nuk do lulëzojnë kurrë.(Ibn Kutjebe, el-Imame we’l-Sijase; el-Mes’udi, Muruxh udh-Dheheb, Ibn Abd Rab bih, el-Ikd ul-Ferid, et-Taberi, Tareekh). IIIbn Ebi’l-Hadidi shkruan se Basra është përmbytur dy herë, ashtu si kishte para shikuar Imam Aliu:

Një herë në ditët e Kadir Bi’l-Lahut, dhe herën tjetër nën mbretërimin e Kaim Be Amri’l-Lahut. Pamja e përmbytjes ishte e njëjtë me atë që ka përshkruar Imam Aliu: I gjithë qyteti ndodhej nën ujë, përveç pjesëve të sipërme të xhamisë, që dukeshin mbi valë si një zog i ulur mbi gjoksin e tij.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top