• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 121

 

Një nga bashkëluftëtarët e Imam Aliut u ngrit dhe i tha: “O Prijës i Besimtarëve, në fillim na e ndalove arbitrimin, kurse tani na jep urdhër ta pranojmë. Cila nga këto të dyja është e drejtë që të bëhet?” Imam Aliu përpoqi duart me njëra-tjetrën dhe tha me trishtim:

 

Për Allah, unë jam në brendësi të mesazheve të përçuara, të përmbushjes së premtimeve e të gjithë kuptimeve të fjalëve. Njerëzit e shtëpisë së Profetit zotërojnë dyert e urtësisë dhe fanarin e qeverisjes. Shtigjet e fesë janë veç një e udhët e saj janë të drejta. Ai që i ndjek, arrin dhe gjen, e ai që u rri larg, humbet mendjen dhe pendohet. Punoni për ditën kur do vihen në peshore punët që bëtë e kur do t’ju duhen zahiretë. Nëse urtësia e mendja s’i japin dot njeriut dobi e ndihmë, nuk ka si të presë ndihmë nga urtësia e mendja e të tjerëve, që i rrijnë larg e që s’i sjellin dobi. Prandaj kini frikë prej zjarrit me flakë të lubishme e bark të humnershëm, me veshje të hekurt, që s’i ndryshket kurrë, e që pi veç gjak të qelbëzuar. Dhe kini parasysh! Emri i mirë, që Zoti i Madh ia ruan njeriutI midis të ngjashmëve të tij, është më me vlerë se pasuria, që ai vetë u lë e për të cilën s’do t’ia dijë askush për nder.

unitetit. Qëndrojuni larg joshjeve dhe mendimeve të tij qëllimliga, pranojeni këshillën e mirë të atij që jua jep, dhe nguleni në mendjet tuaja.

 

_______________

 

( Ata që kanë luftuar nën flamurin e Imam Aliut janë quajtur të gjithë Shi’itë të Aliut, por të tillë, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, mund të ishin vetëm ata që kishin lot në sytë e tyre, zbehtësi në faqet e tyre, vargje Kur’anore në gjuhët e tyre, zellin e fetarisë në zemrat e tyre, palëkundje në këmbët e tyre, vendosmëri dhe kurajo në shpirtrat e tyre, dhe durim e qendrueshmëri në mendjet e tyre; ishin njerëzit, për vdekjen e të cilëve Imam Aliut nuk i fashiteshin psherëtimat, ndërkohë që flakët e mallit të ndarjes brenin dalëngadalë zemrën e shpirtin e tij. Këta ishin njerëz që suleshn si të çmendur drejt vdekjes dhe që nuk ndjenin gëzim kur mbetnin gjallë. Njerëzve si këta u shkojnë vërtet për shtat këto vargje të bukura persiane: Shokët na u vranë një nga një, nëpër beteja na mbetën; ngelëm ne gjallë, e turpi s’na lë, që ende e jetojmë jetën.

 

Vetëm ai që ka qoftë dhe një shkëndijë të zbehtë të këtyre cilësive mund të quhej ithtar e pasues i Profetit apo Shi’a i Aliut, ndryshe kjo fjalë do ta kishte humbur kuptimin e saj e do zbrazej nga vlerat e saj, duke u përdorur vend e pa vend. Kështu për shembull, tradita thotë që Imam Aliu pa tek dera e tij një grup njerëzish dhe e pyeti Kamberin kush ishin; ky iu përgjigj që ishin shi’itë të tij. Kur dëgjoi këtë, Imam Aliu rrudhi ballin dhe tha: “Pse e quajnë veten shi’itë? Ata nuk i kanë shenjat e shi’itit”. Kamberi e pyeti se cilat ishin shenjat e shi’itit, dhe Imam Aliu iu përgjigj: Barqet e tyre janë petë nga të pangrënët, buzët e tyre të thara nga etja e sytë e tyre të shplarë nga të vajtuarit.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top