• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 120

 

Lidhur me madhështinë e Ehli Beitit dhe rëndësinë e ligjeve të Islamit

 

Për Allah, unë jam në brendësi të mesazheve të përçuara, të përmbushjes së premtimeve e të gjithë kuptimeve të fjalëve. Njerëzit e shtëpisë së Profetit zotërojnë dyert e urtësisë dhe fanarin e qeverisjes. Shtigjet e fesë janë veç një e udhët e saj janë të drejta. Ai që i ndjek, arrin dhe gjen, e ai që u rri larg, humbet mendjen dhe pendohet. Punoni për ditën kur do vihen në peshore punët që bëtë e kur do t’ju duhen zahiretë.

 

Nëse urtësia e mendja s’i japin dot njeriut dobi e ndihmë, nuk ka si të presë ndihmë nga urtësia e mendja e të tjerëve, që i rrijnë larg e që s’i sjellin dobi. Prandaj kini frikë prej zjarrit me flakë të lubishme e bark të humnershëm, me veshje të hekurt, që s’i ndryshket kurrë, e që pi veç gjak të qelbëzuar.

 

Dhe kini parasysh! Emri i mirë, që Zoti i Madh ia ruan njeriutI midis të ngjashmëve të tij, është më me vlerë se pasuria, që ai vetë u lë e për të cilën s’do t’ia dijë askush për nder.

 

________

 

(Kur dikush i jep dikujt sa është gjallë, ky i fundit ndihet i detyruar ndaj dhënësit. Kurse pasuria e marrë me forcë nuk e bën marrësin të ndihet i detyruar, e as të lëvdojë. E njëjta gjë ndodh dhe me atë që vdes. Pasardhësit e tij mendojnë se ajo që ai ka lënë prapa, është e drejta e tyre dhe se këtë të drejtë duhet ta gëzojnë sa më parë, prandaj nuk ndiejnë ndaj tij asnjë detyrim apo mirënjohje. Por nëse kjo pasuri do të ishte përdorur për një vepër të mirë, autori i saj do bënte emër dhe njerëzit do ta mbanin në gojë për mirë. Një çift vargjesh persiane thotë: S’harrohet, kush përmallim e nam i lë pas vetes, vdekja s’ia fshin dot emrin, kur fillin i pret jetës.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top