• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 116

 

 Lidhur me turbullirat e pritshme dhe me Ditën e Gjykimit Zoti e dërgoi atë1119 me thirrjen drejt së vërtetës dhe si dëshmitar për krijesat e Tij. E ai e përçoi Lajmin pa ngurrim e pa asnjë të metë e luftoi me mençuri dhe pa u fshehur pas shfajësimeve kundër armiqve të Tij në çështje Besimi. Ai është i parë ndër të gjithë ata që janë të përkushtuar, dhe udhëheqës për të gjithë ata që kërkojnë t’u dëftohet udha.

 

Pjesë e po asaj ligjërate, në të cilën ankohet për njerëzit e tij Po të dinit ç’di unë për të panjohurën e mbajtur në mister, do kishit marrë rrugët me vaj e lotë në sy për bëmat tuaja, do t’i binit kokës me grushte nga pikëllimi, e do t’i braktisnit pasuritë tuaja pa ngurruar e pa kërkuar gjë tjetër në vend të tyre. Atëhere do kujdeseshit vetëm për veten dhe nuk do t’i kushtonit vëmendje njeriu tjetër. Por ju harruat ç’ju ishte thënë të kujtonit e u ndiet të sigurtë nga të këqijat, për të cilat jeni lajmëruar.

 

Për pasojë, mendimet tuaja morën rrugë të shtrembër dhe punët tuaja u ngatërruan keq. Prandaj dhe i përgjërohem Zotit t’ju ndajë nga unë e të më japë ata që kanë më shumë të drejtë sesa ju për të qenë pranë meje. Për Allah, ata ishin njerëz me mendje të ndriçuar, urtësi të përhershme e fjalë të vërteta. Ata i ndenjën larg rebelimit, ecën drejt me mësimet e Zotit dhe nxituan në udhët e gjera të Tij. Kështu shkuan ata në jetën tjetër të përjetshme dhe morën nderimet e larta që u takonin.

 

Për Allah, mbi ju do sundojë një djalosh nga fisi Thekif, njeri i tep rimit, pa karakter, i shthurur e me një ecje lëkundëse. Ai do përlajë bimësinë tuaj e do tretë dhjamin tuaj. Kjo është historia e brumbullit të zi, që mund ta vazhdojë vetë Ebu Wadha. Shënim i Sejjid Raziut: ‘Ebu Wadha’ nënkupton ‘Khanfese’ . Në këtë shprehje Prijësi i Besimtarëve ka parasysh Haxhxhaxh bin Jusuf Thekafin, i cili pati me ‘Khanfese’-n një incident, që nuk është vendi këtu për ta rrëfyerrimit, pa karakter, i shthurur e me një ecje lëkundëse. Ai do përlajë bimësinë tuaj e do tretë dhjamin tuaj. Kjo është historia e brumbullit të zi, që mund ta vazhdojë vetë Ebu Wadha.

 

Shënim i Sejjid Raziut:

 

‘Ebu Wadha’ nënkupton ‘Khanfese’ . Në këtë shprehje Prijësi i Besimtarëve ka parasysh Haxhxhaxh bin Jusuf Thekafin, i cili pati me ‘Khanfese’-n një incident, që nuk është vendi këtu për ta rrëfyer.

 

_________

 

(Incidenti është ky: Një ditë Haxhaxhi u ngrit për të thënë lutjet, kur një brumbull i zi fluturoi drejt tij. Haxhxhaxhi i nxori dorën përpara për ta larguar, por ai e pickoi. Nga kjo dora iu enjt dhe ai vdiq. Ibn Ebi’l-Hadidi vë në dukje që ‘Wadha’ quhen edhe bajgat që mbeten ngjitur pas bishtit të kafshëve dhe që ky mbiemër është përdorur për të turpëruar Haxhxhaxhin.)

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top