• Home
  • Tefsiri i Kuranit
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
  • Kontakt

Ligjërata 113

 

Për këtë botë dhe banorët e saj

 

Unë ju paralajmëroj për botën si strehën e gjithçkaje të paqëndrueshme. Ajo s’është vend për t’u banuar. Ajo e zbukuron veten me ëndrra dhe të fut në ëndërrime me bukuritë e saj. Ajo si shtëpi është e përbuzur në sytë e Zotit. Prandaj e përzien Ai në të të ligjshmen e saj me të paligjshmen e saj, të mirën e saj me të keqen e saj, jetën e saj me vdekjen e saj dhe ëmbëlsinë e saj me helmin e saj. Zoti s’e ka mbajtur të pastër për dashuruesit e tij, e as ka qenë dorështrënguar me të ndaj armiqve të Tij. Mirësia e saj është e kursyer.

 

E keqja e saj është e kudondodhur dhe fare pranë. Arsenalet e saj sa vijnë e pakësohen e autoriteti i saj është në rrënim. Banorët e saj ndodhen përballë shkatërrimit. Ç’të mirë ka një shtëpi, që shembet si një ngrehinë rëre, apo një jetë që ikën fluturimthi si një shetitje e shkurtër, që befas mbaron e ndërpritet mu në mes, sepse i shterojnë rezervat?

 

Përfshini në kërkesat tuaja1099 gjërat që Zoti jua ka bërë të detyrueshme. Kërkoni nga Ai t’ju përmbushë ç’ju ka urdhëruar të bëni. Bëni që veshët tuaj t’ia dëgjojnë zërin vdekjes, përpara se ajo t’ju thërrasë. Vetëm zemrat e të përkorëve vajtojnë në këtë botë, edhe pse në pamje mund të qeshin, vetëm pikëllimi i tyre rritet, edhe pse mund të duken të lumtur. Përçmimi i tyre për vetveten1100 është i madh, edhe pse mjetet e jetesës që u janë dhënë mund të jenë të lakmueshme.

 

Kurse nga ju dhe zemrat tuaja është zhdukur fare kujtimi i vdekjes. Ju e ushqeni veten me shpresa të gabuara, prandaj ju sundon më shumë kjo botë sesa tjetra, ndërkohë që fundi i afërt i saj ju largon edhe më shumë nga bota e pritshme e jetës tjetër. Ju u bëtë vëllezër në fenë e Zotit, po njerëzit e këqij dhe qëllimet e mbrapshta ju ndanë nga njëri-tjetri. Dhe kështu, ju s’e mbani më hallin e njëri-tjetrit, as e këshilloni më njëri-tjetrin, as shpenzoni për njëri-tjetrin, dhe as e doni më njëri-tjetrin.

 

Ç’po ngjet kështu me ju? Ndiheni të kënaqur me atë pak gjë, që ju dha kjo botë, e nuk ju hidhërojnë fare gjithë ato gjëra të botës tjetër, që i humbisni! Ajo pak gjë e kësaj bote, që humbisni, ju dhemb shumë e, sapo ju shqitin diçka nga duart, nuk mund ta fshihni dot në fytyrat tuaja e në mungesën e durimit; sikur kjo botë të ishte banesa juaj e përhershme e sikur pasuria e saj të qëndronte përgjithmonë me ju!

 

Asgjë s’e pengon çdonjërin prej jush t’i nxjerrë të metat shokut, veç frikës mos ai i nxjerr të njëjtat të meta. E kështu vendosni bashkarisht ta braktisni botën tjetër për të dashuruar këtë botë. Feja juaj është bërë si ajo lëpirja me gjuhë. E sa për porositë e urdhrat e Zotit, ju silleni si ai çiraku që s’ndien më nevojë të punojë, ngaqë ia ka dalë ta bëjë ustain të kënaqur me bëmat e mendimet e tija.

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata

Bosanski

About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • Ai që dëshiron të jetojë si unë...
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • PROFETI I PASHKOLLUAR I CILI MËSOI DHE EDUKOI POPUJ
  • Tefsiri i Kuranit
    • Ehli bejti ne Kur'an
    • Parathënie
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Lexues të nderuar
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsiri
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin:
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Kontakt
  • Scroll to top