Shiaithna asheri
  • Home
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
  • Me ata qe jane te sinqerte
  • Al muraxh'at
  • Pyetini të diturit
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
  • Kulme Të Fjalës

Ligjërata 11

 

Mbajtur në fushën e Betejës së Xhemelit, kur Imam Aliu ia dha flamurin djalit të tij, Muhammed bin Hanefies

 

 MaletII le të luajnë nga vendi, biri im, por ti nuk do luash nga tëndi. Shtërngoi dhëmbët. Besoja kokën tënde Zotit. Nguli fort këmbët në dhé. Syri të të shohë më të largmin armik e të mos tutet nga numri i madh i tyre. Dhe mbaj mend, që ndihmë mund të të vijë vetëm nga Zoti i Lavdishëm.

___________

 

 (Muhammed bin Hanefia ishte djali i Imam Aliut, por mbiemrin Ibn Hanefia e kishte nga e ëma. Në fakt e ëma quhej Khula Binte Xha’fer, por njihej më shumë si Hanefia, ngaqë vinte nga fisi me atë emër. Kur fisi i Jemames u shpall femohues, se refuzoi të paguante zekatin, burrat e tij u vranë kurse gratë u sollën në Medinë e u shitën si robina. Së bashku me to erdhi në Medinë edhe kjo zonjushë. Këtë e mori vesh një farefis i saj, i cili shkoi te Imam Aliu e i kërkoi ta shpëtonte nga njolla e skllavërisë e ta mbronte nderin e prestigjin e familjes së saj. Pasi e bleu, Imam Aliu e la vajzën të lirë. Më vonë u martua me të e nga kjo martesë u lind Muhammedi.

 

 Shumica e historianëve përdorin si titull (lagab) të tij Ebu’l-Kasem. Autori i el-Isti’ab it (Vol. 3, f. 1366, 1367-1368, 1370, 1371-1372) rrëfen mendimin e Ebu Rashid Hafazuhrit, sipas të cilit ai kishte dijeni për katër persona mes bijve të sahabëve, që mbanin emrin Mu hammed e mbiemrin Ebu’l-Kasem. Këta ishin: Muhammed bin Hanefia; Muhammed bin Ebu Bekri; Muhammed bin Talhai e Muhammed bin Sa’di. Pas kësaj shkruan se vetë Profeti ia kishte vënë këtë emër e mbiemër Muhammed bin Talhait. Ndërkaq, el-Wakidi shkruan se emri dhe mbiemri i Muhammed bin Ebu Bekrit ishin sugjeruar nga Aisheja. Në fakt, duket se nuk është e saktë që emri i Muhammed bin Talhait të jetë dhënë nga vet Profeti i Shenjtë. Ka disa hadithe, nga të cilat del qartë që Profeti e  kishte ruajtur emrin e tij për një nga djemtë e Imam Aliut. Dhe ky ishte Muhammed bin Hanefia:

 

 Për sa i përket emrit të tij, thuhej që Profeti e kishte rezervuar e i kishte thënë Aliut: “Pas vdekjes sime, do të të lindë një djalë, të cilit i kam dhënë emrin dhe mbiemrin tim; pas kësaj, s’i lejohet më askujt prej njerëzve të mi të mbajë emrin e mbiemrin tim së bashku”.

 

Nisur nga kjo traditë, vështirë të jetë e vërtetë që vetë Profeti t’ia ketë dhënë dikujt tjetri emrin e mbiemrin e tij, ndryshe ç’kuptim do të kishte rezervimi i tyre. Përveç kësaj, disa autorë e përmendin emrin e Bin Talhait si Ebu Suleiman, në vend të Ebu’l-Kasem, gjë që e përforcon më shumë mendimin tonë. Nga ana tjetër, nëse mbiemërimi i Mu hammed bin Ebu Bekrit në këtë mënyrë bazohet në faktin që emri i të birit ishte Kasem, i cili ishte një ndër teologët e Medinës, atëhere ç‘kuptim ka që ai na qenkej sugjeruar nga Aisheja? Në qoftë se ajo do ta kishte propozuar bashkë këtë emër e mbiemër, si do mund ta toleronte këtë gjë më vonë Muhammed bin Ebu Bekri? Sepse dihet që ai ishte edukuar me kujdesin e Imam Aliut, për pasojë udhëzimet e Profetit nuk kanë qenë të panjohura për të. Përveç kësaj, shumica e autoriteteve e përmendin mbiemrin e tij si Ebu Abdur Rahman, gjë që i bën pretendimet e Ebu Rashidit më pak të besueshme.

 

Jo vetëm për këta njerëz, por as për Bin Hanefien s’është provuar që ka mbiemrin Ebu’l-Kasem. Ibn Khalikani pranon se djali i Imam Aliut, për të cilin Profeti ka rezervuar këtë mbiemër, ka qenë Muhammed bin Hanefia. Por Alame Mamghani shkruan: Ibne Khalikani ngatërrohet kur e zbaton këtë hadith për Muhammed bin Hanefien. Në të vërtetë biri i Imam Aliut, përveç të cilit ky emër e mbiemër bashkë s’i lejohet njeriu tjetër, është Imami i fundit i pritshëm (qofshin jetët tona haraçi për shpëtimin e tij). Emri Ebu’l-Kasem s’është caktuar për Muhammed bin Hanefien. Duke mos e ditur qëllimin e vërtetë të Profetit, sunnitë e kanë marrë sikur ai ka pasur parasysh Bin Hanefien. (Tankih ul-mekal, Vol. 3. Pj. I, f. 112). Sidoqoftë, Muhammed bin Hanefia ishte i shquar në devocion dhe veprim të drejtë, i lartë në vetëpërmbajtje dhe adhurim, i dalluar në dije e arritje dhe trashëgimtar i trimërisë së të atit. Bëmat e tij në betejat e Xhemelit e të Siffinit ia kishin ngritur aq shumë famën midis Arabëve, saqë nga emri i tij dridheshin edhe luftëtarët më të famshëm. Vetë Imam Aliu krenohej me guximin dhe trimërinë e tij dhe e vendoste gjithmonë në ballin e përleshjeve. Sheikh Bahai ka shkruar në ‘Kashkul’ se Ali ibn Ebi Talibi e mbante në krah të vetes në beteja, kurse Hasanin dhe Huseinin nuk i lejonte të dilnin në vijë të parë, duke thënë: “Ai është djali im, kurse këta të dy janë djemtë e të Dërguarit të Zotit”.

 

Një herë një harixhit i tha Bin Hanefies se Aliu hidhte atë në zjarr të betejës, kurse Hasanin e Huseinin i mbante larg tij. Bin Hanefia u përgjigj që ai ishte dora e djathtë e Aliut, kurse Hasani e Huseini - dy sytë e tij; dhe ishte e natyrshme që Aliu t’i mbronte sytë e tij me dorën e tij të djathtë. Alame Mamghani shkruan në Tankih ul-Mekal, që kjo përgjigje e Bin Hanefies ishte në fakt e vetë Imam Aliut. Ai pretendon se në Siffin Muhammedi është shprehur i pakënaqur te Imam Aliu për një gjë të tillë, por ky i paska thënë: ”Ti je dora ime e djathtë, kurse ata janë sytë e mi; dhe dora duhet t’i mbrojë sytë”.

 

Po ka më shumë mundësi që këtë shprehje ta ketë thënë Imam Aliu e më pas di kush tjetër t’ia ka bërë të njohur Muhammed bin Hanefies, i cili e ka përdorur kur i është dashur; kjo për faktin se vështirë të gjesh thënie më elegante sesa kjo, e është pikërisht kjo elegancë e saj që konfirmon se autor i saj është Imam Aliu dhe elokuenca e tij. Duket se Muhammed bin Hanefia e ka përdorur këtë shprehje vetëm më vonë. Sidoqoftë, të dyja këto versione mund të konsiderohen korrekte dhe midis tyre nuk ka të çara. Muhammed bin Hanefia është lindur gjatë sundimit të Kalifit të Dytë dhe ka vdekur në moshën gjashtëdhjetë e pesë vjeçare, gjatë sundimit të Abdul-Malik bin Merwanit. Disa historianë e regjistrojnë vdekjen e tij më 80 H., disa të tjerë në vitin 81 H. Ka mendime të ndryshme dhe lidhur me vendin e vdekjes së tij. Disa thonë që ka vdekur në Medinë, disa në Eila, dhe disa të tjerë në Taif.)

 

 

  • Fjalë për Botimin e Parë
  • Thënie
  • Letra
  • Ligjërata
About | Cookie Policy | Sitemap
https://www.jetamuslimane.com/ është portali slamik i cila është e pavarur dhe nuk përfaqëson pikëpamjet e asnjë institucioni, organizate, shoqate apo fondacioni zyrtar © 2025
Log out | Edit
  • Home
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Fatkeqësia e së Enjtes,
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Pse s’u përmbahen Shī‘itët Medhhebeve të Shumicës?
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Pastaj u orientova
    • Mbi librin
    • Dedikimi
    • Hyrje
    • Një vështrim i shkurtër prapa
    • Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala
    • Në Egjipt
    • Takimi në anij
    • Vizita parë në Irak
    • Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.
    • Dyshimi dhe të provuarit
    • Vizita e Naxhafit
    • Takimi me ulema
    • Sejjid Muhammed Bakir Sadri
    • Dyshimi dhe konfuzioni
    • Udhëtimi në Hixhaz
    • Fillimi i hulumtimit
    • As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
    • As”habët në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë
    • As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)
    • As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin
    • As” habët në ajetet kur'anore
    • Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
    • Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
    • As”habët bënë ndryshime edhe në namaz
    • As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes
    • Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)
    • Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
    • Biseda me Alimin
    • Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
    • Aliu a.s. ka qenë më i merituar për të udhëhequr
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor — të hazreti Aliut a.s.
    • Hadithet e Pejgamberit s.a.a. në favor të Ehlulbejtit Alejhmuselam
    • Hadithi mbi anijen
    • Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë
    • Mbi ixhtihadin (interpretimin)
    • Thirrje miqve
    • Udhëheqja me të vërtetën
    • Burimet
  • Me ata qe jane te sinqerte
    • Parathënie
    • Fjala hyrëse
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe tëshiitëve lidhur me kuranin
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me sunneti nebevi-un
    • Pikëpamjet e ehli sunnetit dhe të shiitëve lidhur me çështjen e besimit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me të dërguarit
    • Besimi i ehli sunnetit dhe i shiitëve lidhur me imametin
    • Imameti në kuranin fisnik
    • Imameti në sunnetin e hz resulullahut (s.a.a.)
    • Pikëpamja e ehli sunnetit lidhur me temën e kalifatit dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
    • Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
    • Shpallja e ajetit të përkryerjes së fesë në ditën e arefesë dhe kritika ndaj kësaj pikëpamjeje
    • Një pikë e rëndësishme e këtij hadithi
    • Brenga dhe pikëllim
    • Argumentet tjera që e vërtetojnë velajetin e hz aliut (a.s.
    • Kritika ndaj pikëpamjes së kuvendit
    • Mosmarrëveshja lidhur me “saka- lejn”- in
    • Mosmarreveshja lidhur me vertetesine apo shpifjen e hadith-it
    • Mosmarreveshjet e mez-hebe lidhur me sunneti nebevi-un
    • Mosmarrëveshjet lidhur me sunneti nebevi-un në mes të ehli sunnetit dhe shiitëve
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas ehli sunnetit
    • Paracaktimi dhe caktimi sipas besimit shiit
    • Çështja e kalifatit, e paracaktimit dhe e caktimit
    • Humusi
    • Taklid-i (imitimi)
    • Kritikat e ehli sunnetit të drejtuara ndaj çështjeve të shitëve
    • Besimi i masumijetit
    • - Numri i Imamëve masumë
    • Dituria e Imameve
    • Çështja e beda-se
    • Çështja e takije-s (shtirjes)
    • Muta ose martesa e përkohshme
    • Çështja e falsifikimit (shtrembë-rimit) të kuranit
    • - Çështja e bashkimit të dy namazeve
    • Sexhdeja mbi një copë dheu
    • Rixhati (kthimi në jetë rishtazi)
    • Terpimi në dashuri ndaj Ehli Bejtit
    • Mehdi (a.f.) Muntazari (Mehdiu i pritur)
  • Al muraxh'at
    • Jetëshkrimi i autorit
    • Autori
    • Hyrje & Kushtim
    • Letra 1 / Letra 2
    • Letra 3 / Letra 4
    • Letra 5 / Letra 6
    • Letra 7 / Letra 8
    • Letra 9 / Letra 10
    • Letra 11 / Letra 12
    • Letra 13 / Letra 14
    • Letra 15 / Letra 16
    • Letra 17 / Letra 18
    • Letra 19 / Letra 20
    • Letra 21 / Letra 22
    • Letra 23 / Letra 24
    • Letra 25 / Letra 26
    • Letra 27 / Letra 28
    • Letra 29 / Letra 30
    • Letra 31 / Letra 32
    • Letra 33 / Letra 34
    • Letra 35 / Letra 36
    • Letra 37 / Letra 38
    • Letra 39 / Letra 40
    • Letra 41 / Letra 42
    • Letra 43 / Letra 44
    • Letra 45 / Letra 46
    • Letra 47 / Letra 48
    • Letra 49 / Letra 50
    • Letra 51 / Letra 52
    • Letra 53 / Letra 54
    • Letra 55 / Letra 56
    • Letra 57 / Letra 58
    • Letra 59 / Letra 60
    • Letra 61 / Letra 62
    • Letra 63 / Letra 64
    • Letra 65 / Letra 66
    • Letra 67 / Letra 68
    • Letra 69 / Letra 70
    • Letra 71 / Letra 72
    • Letra 73 / Letra 74
    • Letra 75 / Letra 76
    • Letra 77 / Letra 78
    • Letra 79 / Letra 80
    • Letra 81 / Letra 82
    • Letra 83 / Letra 84
    • Letra 85 / Letra 86
    • Letra 87 / Letra 88
    • Letra 89 / Letra 90
    • Letra 91 / Letra 92
    • Letra 93 / Letra 94
    • Letra 95 / Letra 96
    • Letra 97 / Letra 98
    • Letra 99 / Letra 100
    • Letra 101 / Letra 102
    • Letra 103 / Letra 104
    • Letra 105 / Letra 106
    • Letra 107 / Letra 108
    • Letra 109 / Letra 110
    • Letra 111 / Letra 112
  • Pyetini të diturit
    • Letër e hapur dijetarit hindu ztr. Ebu Hasan Nadavit
    • Pyetni të diturit
    • Si është e mundur ta pajtosh drejtësinë dhe detyrimin e Perëndisë?
    • Besimi i Ehli Dhikrit në Allahun e Lartësuar (në atë që thotë Allahu i Latësuar)
    • Diskutime mbi të Dërguarin s.a.v.a.
    • Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
    • Për Ehli-bejtin
    • Ajsheja gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
    • Ajsheja - nëna e besimtarëve, dëshmon kundër vetvetes
    • Aisheja, pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la këtë botë
    • A e dini kush është Hatixhja?
    • Pozita e Aishes kundër Aliut, liderit të besnikëve
    • Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
    • Aisha, nëna e besimtarëve, ishte udhëheqëse
    • I Dërguari i Allahut,s.a.v.a., e paralajmëroi Aishen për natyrën e saj rebele
    • Konkluzion
    • Dijetarët për Ehli Bejtin
    • Përgjithësisht për sahabet
    • Kur'ani zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
    • Qëndrimi i sahabeve kundrejt urdhërave të të Dërguarit, s.a.v.a., gjatë jetës së tij
    • Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo bote
    • Pikëpamjet e atyre që dijnë (ehli-dhikr)
    • Lidhur me tre halifet: Ebu Bekrin, Omerin dhe Osmanin
    • Ebu Bekri gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.)
    • Ebu Bekri pasi që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., braktisi këtë botë
    • Pagabueshmëria e hazreti Fatimes në frymën e tekstit Kur’anor
    • Fatima Zehra është e para e grave në Parajsë
    • Ebu Bekri vret muslimanët që refuzojnë t’ia japin zeqatin
    • Ebu Bekri ndalon shënimin e sunetit të të Dërguarit, me mbështetje edhe të Omerit dhe Osmanit
    • Omer ibn Hattab ishte më i ashpër se miku i tij sa i përket grumbullimit të hadithit
    • Ebu Bekri ia lë kalifatin mikut të tij Omerit, duke bërë kështu një sheklje të dukshme të tekstit të qartë
    • Omer ibn Hattab u kundërshton Librit të Allahut me përfundimet e tij personale
    • Osman ibn Affan ndjek praktikën e dy kalifëve para tij, duke kundërshtuar tekstet e qarta
    • Mbi Kalifatin
    • Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues
    • Lidhur me hadithet fisnike
    • Mbi dy sahihët: Buhariu dhe Muslimi
    • Buhariu dhe Muslimi transmetojnë gjithçka që i jep përparësi Ebu Bekrit dhe Omerit
    • Buhariu e rishkruan hadithin për të ruajtur imazhin e Umer ibn Hattabit
    • Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
    • Janë transmetuar disa hadithe që degradojnë Ehli Bejtin
    • Konkluzioni
  • Shiat,ndjekësit e vërtetë
    • Hyrje
    • Parafjalë
    • Definimi i nocionit shia
    • Definimi i termit "Ehli-Suneh"
    • Ngjarja e parë që i ndau muslimanët në shia dhe suni
    • Ngjarja e dytë ku u kundërshtua suneti i Profetit
    • Ngjarja e tretë që i vendosë shiat kundrejt ehli sunetit
    • Suneti i të Dërguarit, s.a.v.a. mes fakteve dhe supozimeve
    • Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.
    • Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit
    • Shiat në sytë e ehli sunetit
    • Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
    • NJOHJA ME IMAMËT E SHIAVE
    • Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit
    • Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë
    • Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm
    • Sekreti i përhapjes së medhebeve sunite
    • Takimi i Malikut me kalifin Mensur
    • Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
    • Hadithi Thekalejnë te shiat
    • Hadithi Thekalejn te ehli suneti
    • Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi apo Librin e Allahut dhe sunetin tim?
    • Burimet e legjislacionit te shiat
    • Burimet e legjislacionit te Ehli sunneti dhe xhemati
    • Suneti i hulefai rashidinëve
    • Suneti i ashabëve përgjithësisht
    • Suneti i Tabiinëve - 'ulemaja e hadithit
    • Suneti i sundimtarëve
    • Burimet e tjera të legjislacionit te Ehli suneti
    • Taklidi (pndjekja e vendimeve të një shkolle juridike) dhe autoriteti te shiat
    • Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Hulefai rashidinët te Shiat
    • Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
    • Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit
    • Paralajmërim i domosdoshëm
    • Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre
    • Rrenat që zbulojnë të vërtetën
    • Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre
    • Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
    • Suneti dhe Kurani te Ehli suneti dhe Xhemati
    • Letra e Muhamed ibn Ebu Bekrit drejtuar Muavijes
    • Përgjigja e Muavijes ndaj letrës së Muhamed ibn Ebi Bekrit
    • Sahabet te ndjekësit (shkolla) e Ehli bejtit
    • Sahabët te Ehli suneti dhe xhematit
    • Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve
    • Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit
    • Sistemi i qeverisjes në Islam
    • Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit
    • Ehli suneti vel xhemati dhe salavati jo i plotë
    • Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin
    • Me dr. Musavin dhe me veprën Et-Tashih (Korrigjim)
    • Bibliografija
  • Kulme Të Fjalës
    • Fjalë për Botimin e Parë
    • Thënie
    • Letra
    • Ligjërata
  • Scroll to top